Berisha zhgënjen përsëri: BE, "portë" me 27 çelësa

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Pas "shuplakës" për vizat, pesimizëm edhe për statusin e Shqipërisë. Deklaratat para dhe pas 28 qershorit



Kryeministri Sali Berisha shfaq shenja pesimizmi teksa komenton fatin e aplikimit të Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian. Dje ai vuri në dukje se në realizimin e këtij objektivi ka vështirësi. Pak ditë më parë, të njëjtin pesimizëm Berisha e shfaqi edhe për çështjen e vizave dhe lëvizjes së lirë. Krejt ndryshe këto sjellje nga deklaratat e para 28 qershorit, kur premtohej se gjithçka ishte më se e favorshme në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.

"Nuk mund të flas shumë për kohën, pasi e kam thënë edhe një herë se Brukseli është një portë me 27 çelësa. Imagjinoni 27 çelësa për t‘u hapur, por parimi është se ato do të hapen", tha Berisha.

Kryeministri veçoi zgjedhjet e 28 qershorit si një proces të rëndësishëm dhe të suksesshëm që i hap rrugë shqyrtimit të kërkesës së palës shqiptare të dorëzuar më 28 prill në اeki, vendin që mbajti Presidencën e BE-së deri në muajin korrik.

"Unë kam shumë besim se procesi i kandidimit dhe integrimit të Shqipërisë është një proces i garantuar", tha Berisha. Deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare kanë ardhur një ditë pas komentit të ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Frattini, se disa zyrtarë të Brukselit po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu i qeverisë ishte realist për faktin se Shqipërisë do t‘i duhet të gjejë "çelësat" që do ta fusnin në Bashkimin Evropian. Ndërsa rreth katër javë pas zgjedhjeve, Kryeministri bëri me dije se megjithëse parimi është që dyert e BE-së të hapen për Shqipërinë, pala shqiptare duhet të kalojë 27 pengesa.

Batuta e fundit e Kryeministrit Berisha për 27 çelësat që i duhen Shqipërisë për të hapur portat e Brukselit sjell në retrospektivë dialogun në distancë Berisha-Shvarcenberg. Pak ditë përpara se Shqipëria të dorëzonte kërkesën zyrtare për statusin e kandidatit në Pragë, shefi i diplomacisë çeke përdori një shembull për të komentuar ngutin e aplikimit të palës shqiptare.

"Nëse ti do të më ftoje mua në shtëpinë tënde dhe unë e pranoj këtë, papritur, kur unë po i bie ziles së shtëpisë tënde, tubacioni i ujit ka shpërthyer dhe shtëpia jote është përmbytur. Në këtë moment, ti nuk do të ishe aq miqësor sa do të ishe në një situatë normale. Dhe tani, kriza ekonomike është si një shtëpi e përmbytur për Bashkimin Europian", tha Shvarcenberg.

Por përpos gjithë kësaj, edhe kreu i qeverisë shqiptare u tregua këmbëngulës për të udhëtuar drejt Pragës më 28 prill për të bërë hapin fillestar, duke dorëzuar kërkesën zyrtare të Shqipërisë për t‘iu bashkuar 27 vendeve të BE-së. Shefi i qeverisë, dy ditë përpara aplikimit nuk ka anashkaluar edhe problemet që pala shqiptare ka hasur nga pala çeke, që mban edhe Presidencën e radhës në BE. "Tani se mund të shtyhet pak, sa të thahet uji, kjo është normale, ne miqtë i mirëkuptojmë, por brenda Presidencës اeke ne duam që ta paraqesim", tha Berisha. Qeveria shqiptare ishte shprehur e bindur se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në të gjitha fushat edhe me përmbylljen e ratifikimit të MSA-së dhe hyrjes së saj në fuqi. Në këtë pikë, pala shqiptare pa si periudhë të përshtatshme aplikimin dy muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kryeministri Berisha e cilësoi prillin si muajin më historik për vendin pas nëntorit, pasi në këtë periudhë mes Shqipërisë dhe BE-së fillon zbatimi i MSA-së, që nënkupton plotësimin e standardeve që rrjedhin nga ky dokument.


Frattini:


Statusi për Shqipërinë,

të vendoset brenda verës


Shefi i diplomacisë italiane, Franko Frattini, i bëri thirrje një ditë më parë Brukselit të mos fshihet pas formaliteteve, por të përcaktojë kohën e saktë kur do të pranojë kërkesën e Shqipërisë.

Sipas tij, statusi i kandidatit për Shqipërinë të pranohet brenda kësaj vere. Në deklaratën e tij, Frattini deklaroi se "e presim me kënaqësi kërkesën e Islandës për të hyrë në Bashkimin Europian, por duhet të sigurojmë Shqipërinë që brenda verës do të aprovohet kërkesa e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian". Ministri i Jashtëm i Italisë kërkoi mbledhjen e një samiti me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit për të vendosur për hyrjen në BE të vendeve ballkanike.

Vizat


Shqipëria mbeti jashtë

propozimit të KE-së


Shqipëria mbeti jashtë vendeve të Ballkanit për të cilat Bashkimi Evropian i ka propozuar KE-së heqjen e regjimit të vizave. Më 17 korrik kanë përfituar liberalizim vizash vende si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duke lënë jashtë vetëm Shqipërinë dhe Bosnjën. Propozimi për heqjen e vizave u bë vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat, sipas komisionerit europian për Drejtësinë, Zhak Barrot, kanë plotësuar kriteret dhe kanë bërë progrese të dukshme. Ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja nuk janë pjesë e propozimit pasi sipas komisionerëve të BE nuk kanë përmbushur kushtet e nevojshme në mënyrë që qytetarët e tyre të lëvizin lirisht drejt vendeve të unionit.

*SHQIP*
be-addio.jpg
 
Back
Top