Vvetoni
Antarë i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 31, 2008
-
- Mesazhe
- 16,501
-
- Reagimet e mara
- 13,256
Tiranë - Menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar të procesit të votimit Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp ku vlerësoi me nota maksimale procesin elektoral.
Berisha përshëndeti përfaqësuesit e të gjitha forcave politike që menaxhuan ashtu siç e cilësoi ai “një proces zgjedhor dinjitoz në frymën e një bashkëpunimi bazuar në ligjin konsensual të miratuar në parlament”.
Kreu i Partisë Demokratike falenderoi qytetarët që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces.
“Pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë më pozitive. ثshtë të paktën 15 për qind më e lartë se zgjedhjet e vitit 2005. Zgjedhjet me pjesëmarrje të gjerë janë zgjedhje ku sovrani flet në mënyrë entuziaste e kjo është meritë e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.
Mirëpo kreu i selisë blu u ndal në rëndësinë e madhe që ka faza e numërimit të votave.
“Faza më e rëndësishme dhe delikate është faza që vjen, ajo e numërimit. Unë kam besim të plotë te komisionerët që e menaxhuan me dinjitet procesin, zbatuan ligjin dhe kanë meritë të veçantë. Kam besim të forcat e policisë dhe në këtë fushatë nuk ka pasur implikime nga forcat e rendit”, vijoi Berisha në fjalën e tij.
Më tej Kryeministri u shpreh i vendosur se do ti përmbushë detyrimet deri në fund.
“Në këto zgjedhje nuk ka të humbur sepse Shqipëria evropiane është Shqipëria e të gjithëve”, cilësoi në fjalën e tij Berisha.
gazetastart