Berisha vs Mafia

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Shpartallimi i mafias më të rrezikshme në Europë, çështja kryesore e mandatit të dytë qeverisës”
04-12-2009 / Gazeta Tradita.

Beteja kundër mafias, Kryeministri njofton në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ngritjen pranë qeverisë të një Këshilli Ligjor

Pas publikimit të një dite më parë të një dosjeje voluminoze e mbushur fund e krye nga veprimtari anti ligjore të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz në Partinë Socialiste, kryeministri Sali Berisha njoftoi dje ngritjen pranë Kryeministrit dhe qeverisë, të një Këshilli Ligjor për luftën kundër mafias në vend. Duke njoftuar këtë vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Berisha tha se lufta kundër mafias është emergjente dhe qeveria do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit në këtë luftë. Berisha bëri të ditur se ky Këshill do të ketë ekspertët më të mirë ligjorë të vendit dhe si qëllim do të ketë sugjerimin e hapave ligjorë në luftën kundër mafias. Kreu i ekzekutivit paralajmëroi se gjatë mandatit të dytë qeverisës do të çmontohen tërësisht lidhjet e mafias që vazhdon të gjallojë në Tiranë dhe që në sajë të veprimtarisë antiligjore e në kurriz të qytetarëve ka arritur të qarkullojë 750 milionë euro, shumë kjo e siguruar nëpërmjet ndërtimeve në të gjithë Tiranën, duke siguruar lejen në mënyrë abuzive dhe në shkelje flagrante me ligjin. “Kjo betejë ka nisur dhe do të vazhdojë me metodat më rigoroze dhe më serioze”, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit secila agjenci të shqyrtojë bazën ligjore që ka në luftën kundër mafias dhe në rast se ka nevojë, të ndërmarrë hapat për përmirësimin e saj.
...
 
Titulli: Berisha vs Mafia

Koreja e Veriut, trafik me terroristët me ndërmjetësi të Mediut dhe Pinarit
Nga "Faktori Plus"

Qeveria shqiptare është angazhuar në operacione të dyshimta tregtie, duke u bërë ndërmjetëse e shteteve, që janë nën embargo nga NATO dhe SHBA, për shit-blerje armësh dhe ka ndihmuar në përcjelljen e këtyre armëve, deri ne duart e grupeve terroriste, siç është Hezbullahu. Faktori plus përpiqet te sjelle sot dokumente, se si Ish Ministri i mbrojtjes, Mediu ka blere raketa supi nga vendet fqinje, për Hezbullahët dhe si ka bërë po ashtu tregti me raketa me Korenë e Veriut, një vend komunist nën izolim.

Fillimisht në emër të modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe rritjes së aftësisë mbrojtëse të Atdheut, nga Fatmir Mediu u kërkua blerja e raketave të supit, tokë-ajër, të tipit Igla 1 (SA-16-GIMLET) dhe Igla (SA-18-GROUZE). Fatkeqësisht të tilla raketa nuk u blenë për ushtrinë shqiptare, por fryrjen e llogarive bankare te trafikantëve. Historia e blerjes së këtyre raketave nis me perpjekjet e pranverës 2006, për gjetjen e eksportuesve të këtyre raketave. Ndër burimet e kontaktuara zyrtarisht nga nëpunës të shtetit shqiptar, janë edhe shtete batakçinj si Irani dhe Koreja e veriut. Shqipëria duke qenë aleate e ngushtë e SHBA-ve dhe kandidate për anëtare e NATO-s, rezulton edhe partnere me këto shtete te boshtit të së keqes, në trafikimin e të tilla raketa kundër ajrore si dhe armatimesh të tjera tokesore dhe ajrore.

Më 19-4-2006 I kërkohet të blihen nga zoti Rrahmani, menaxher I marketimit të produkteve të firmës shtetërore Iraniane MODELEX, raketa SAM Iraniane tip MISAGH – 2. Ato gjithësesi janë inferiore, krahasuar me Igla-18, pra jo fort të preferuara nga Hezbollahu libanez. Në te njejten date, I kërkohet kolonelit koreano-verior, Ho Chol Guk, të ndërmjetësojë në blerjen e raketave SA-16 dhe SA – 18 nga Koreja.

Koloneli është diplomat në ambasadën koreano-veriore në Sofie. Në fund të vitit 2005, ai eshte takuar me drejtorin shqiptar Ylli Pinari dhe me një civil rreth 30 vjec, I pajisur me pasaportë diplomatike dhe leje qëndrimi Suedeze. Përsëri në 19 prill 2006, tentohet të blihen rraketa kineze të po këtij tipi, nga firma NORINCO e përfaqësuar nga zoti Ke Ji Bink. Në datë 22-5-2006, kërkohen të blihen nga ky tip rraketash edhe nga firma bullgare OMEGA STRONG,nje firme kjo e dyshuar nga organet e specializuara të NATO-s, si e përfshirë në kontrabandë armësh. Në datë 8-6-2006,kontaktohet firma ukrainase UKRSPETS EXPORT, e përfaqësuar nga zoti Majevski,qe i kanalizoi bisedimet te firma bijë, SE SFTF PROGRES. Kjo firmë në fund të vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007, I shiti shtetit Shqiptar ,150 raketa Igla dhe 150 raketa Igla-1, bashkë me lëshuesit e tyre. Shitja u bë me kusht, që per eksportin jashtë Shqiprisë, të informohej paraprakisht enti shtetëror ukrainas i eksportit te armatimeve.

Në 10-2-2007, u nënshkrua kontrata e dytë, për blerje raketash SA-16 dhe SA-18, me një tjetër firmë ukrainase, PROMOBORONOEXPR. U blenë raketa leshues te tipeve te ndryshme per 13.224.000 $. Kjo blerje ka disa pikëpyetje: Së pari mbi 13 milion $ është një shumë e madhe për buxhetin rreth 70 milion $ të ministrisë sonë të mbrojtjes. Së dyti në llogaritë, mungon disbursimi I kësaj shume. Pra del pyetja, cili ishte burimi I parave për blerjen e këtyre raketave, nëse nuk ishte buxheti I ministrisë? Kjo blerje u krye nga ministria, me dokumentacion të plotë dhe të rregullt si psh. faturë blerje, EUC , leje importi, etj. Së treti: në arkivin e doganave shqiptare mungon praktika relative për këtë import. Së katërti : Në dokumentacionin e megazinave të MEMAJT ( Romanat ), ka gjurmë dokumentacioni, qe provon magazinimin e raketave të këtij tipi. Normalisht shtrohet pyetja: si mbërritën raketat në MEMAJ, pa kaluar nëpër doganat shqiptare? Sipas kodit doganor shqiptar, ky rast përbën kontrabandë të pastër.

Pak kohë pas blerjes se raketave, me ngut u bë nxjerrja e tyre jashtë përdorimit nga armatimi I ushtisë sone. Kjo praktikë, përmban shkresa me firmën e kryeministrit Berisha, ish ministrit Mediu, dhe gjeneral lejtnant Hoxhës.Pas kësaj procedure, raketat ishin të gatshme për eksport nga ndërmarrja MEIKO.

Eksporti I raketave mbetet një operacion shumë , shumë I mjegullt. Shitja u bë te një firmë libaneze e llojit Off shore, e quajtur IFC ( International Contract & Enterprise ) me adresë: Tabaris Building, Charles Malek Avenue Bejrut me përfaqësues firme zotin MARثAN K.HADDAD.

Sipas informacioneve të bëra publike nga angjesia inteligjente izraelite SAYRET MATHAL, firma libaneze, shërben si mbulesë për MOUNTAMAT AL-JIHAD AL-ISLAM, që është degë e organizatës Hezbullah. Kjo firmë sipas izraelitëve, u ka shërbyer trafikantëve të Hezbollahut ,për të kontrabanduar armë, nga vendet ish socialiste përfshirë Shqipërinë. Ndër trafikantët më të shquar që kanë përdorur shërbimet e kësaj firme eshte edhe IMAD BAKRI ish kontrbandist diamantesh bashkëpunëtor me famëkeqin Viktor Bout. Në mesin e viteve 90-të Viktor Bout, ka kryer kontrabandë armësh me Shqipërinë në drejtim të talebanëve. Në këtë kontrabandë Bout, u ndihmua nga Zv. Presidenti aktual I Sudanit, I cili këtë pranverë vizitoi Shqiperinë, si pjesëmarrës I forumit të Krans Montanës. Ndihmës I Viktor Bout ishte edhe një agjent i tipit 007 nga Arabia Saudite, I cili pak kohë më parë, bleu tokat e Fazllicit në Portoromano.

Shitja e raketave dhe blerja e armatimeve të tjera, u bë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ne Shqipëri, por jashtë kanaleve zyrtare të Ministrisë së mbrojtjes. Paratë u lëvizën me firmën e një personi anonim të quajtur Arben Toska me nr. Pasaporte z.0773395. Llogaria u çel në emrin e tij personal pranë Bankës Credins. Nga paratë e kësaj llogarie, janë bërë pagesa për blerje materialesh, pagesë shërbimesh dhe janë çelur letra kredie.

Mbetet I paqartë destinaconi I këtyre raketave, pasi u blenë nga firma libaneze Off shore IFC. Në duar terroristësh të trajnuar, këto raketa përbëjnë rrezik për avion civil dhe luftarak në lartësi më pak se 5 mijë metra. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme, që provojnë se Hezbollahu, I ka përdorur këto rraketa në luftim. Burime publike izraelite pohojnë, se Hezbollahu tashmë raketat SA-16 dhe SA-18 prodhim ukrainas dhe MISAGH-2 prodhim Iranian, I ka vendosur në bunker e depo të fshehta municioni, në jug të lumit Litani.

Në këtë histori trafiku përfitimet miliona dollareshe, shkojnë në xhepat e pak trafikantëve shtetëror, ndërsa pasojat I paguajnë shqiptarët dhe vendi I tyre anëtar në NATO, por partner me shtete batakçinj dhe organizata terroriste, si Hezbollahu.

Një tjetër anë e errët e tregtiës së armëve të qerisë Berisha mbeten dhe lidhjet e saj me qeverinë e Koresë së veriut, një vend aktualisht komunist dhe I izoluar nga bota.

Pak ditë pasi u bë ministër mbrojtje Fatmir Mediu, u vendosën kontakte pune me Korenë e veriut. Këto kontakte u vendosën midis drejtorit Pinari aktualisht I paraburgosur dhe atasheut ushtarak të Koresë së veriut në Sofje, kolonelit Ho Chol Guk. Takimi I parë mes Pinarit dhe kolonelit komunist u bë afër Sofjes, në fund të shtatorit 2005. Faktori plus ka siguruar këtë foto, qe dëshmon për këtë takim.

Sipas raporteve, që pasojnë korespdencën e kësaj tregtie rezulton, se me atashehun komunist, u diskutua rifillimi I marëdhënieve ushtarake me Korenë e veriut. Në datë 25-10-2005, kontaktet mes Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë dhe ushtarakeve koreano veriorë, u përqëndruan në kërkesa për blerje armatimesh të shumllojshme si psh. Automatikë ,mitrolozë të llojeve të ndryshme,bazooka etj. Në pamje të parë, kërkesa dukej legjitime në shërbim të modernizimit të ushtrisë shqiptare.Në fakt vetëm dy artikuj, përkatësisht 1000 copë automatikë AKM me granatahedhës të inkorporuar dhe 400 copë bazooka tip GP25/30, ndonëse patenta 30 vjecare sovjetike, mund të konsideroheshin një hap para në rritjen e fuqisë së zjarrit të skuadrës së këmbësorisë. Artikujt e tjerë, si mitrolozë të tipeve të ndryshëm, automatikë AKMS,etj janë armë që ushtria shqitare, I ka prej gati 50 vjetësh në arsenalet e veta.Për

më tepër, të tilla armë po eksportohen dhe po demontohen si të teperta nga shteti shqiptar, që nga pranvera e vitit ‘91 dhe në vazhdim. Në planet e mobilizimit të ushtrisë shqiptare, ushtria aktive dhe forcat rezerviste, nuk shkojnë kurrë më shumë se 60.000 trupa, atëhere pse importohen 100.000 copë automatikë, kur të ngjashëm me to, I demontojmë dhe eksportojmë si të tepërt?Përgjigja logjike e pyetjes eshtë : për tu rishitur.Skema e trafikut eshte: Korea e veriut,Shqipëri,firmë fantazmë në vende të tilla ekzotike si Ishujt Sejshell, British Virgin Islands,Malta etj. Ndër firmat fantazmë përmendim Rex, Panorama LTD, Monston Engineering,Viviane LTD, B&T filial I firmës zvicerane, me të njëjtën emër, ndërsa blerësi fundor është ai blerës, që e ka ligjërisht të pamundur të lëshojë certifikatë EUC, pra vend nën embargo armësh, ose organizatë terroriste. Më datë 19-4-2006, pala shqiptare, bëri kërkesat e para për raketa SAM MANPAD( raketa kundërajrore supi),për ti trafikuar drejt destinacioneve të treta si ne rastin e raketave ukrainase, që përfunduan në duart e Hesbullahut libanez.Kjo kërkesë për blerje raketash, përbënte një intesifikim të marrëdhënieve me Korenë komuniste, gjithnjë në emër të plotësimit të standarteve të NATO-s, për modernizimin e forcave të armatosura.Logjikë e bukur kjo për të hyrë në NATO,ne te njejten kohe kur kërkohej te bliheshin raketa nga arsenalet e diktatorit komunist Kim Jong IL.

Më datë 12-5 2006, Ministria e mbrojtjes shqiptare kerkonte furnizim nga Korea e veriut, me pajisje elektronike, per zhurmimin e aparaturave GPS.Ato ishin të domosdoshme për të plotësuar dispozitivin elektronik të Hezbollahut, për betejën e pritshme me ushtrinë izraelite në gusht të vitit 2006.

Shkatërrimi I një pjese të konsiderueshme të arsenaleve të Hezbollahut gjatë luftës së gushtit 2006, I detyroi njerëzit e Nasrallahut, të kërkonin burime të reja furnizimi. Dhe burimi ishin Irani, Siria, Koreja e veriut dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Për disa nga këto vende, mbetej problem transporti deri në Liban, pa u interceptuar nga agjensitë ligjzbatuese izraelite. Roli I Shqipërisë si vend tranzit, ishte mjaft I rëndësishëm për bashkëpunimin ushtarak Hezbullah Kore e veriut.Më datë 12-2-2008 një delegacion I madh korean,prej 8-9 personash, viziton z. Mediu në zyrën e tij në Ministrinë e mbrojtjes.

Faktori plus ka vërtetuar faktin, që Ministri Mediu ka pritur një delegacion të Koresë së Veriut ne zyrën e tij. Delegacioni përbëhej nga dhjete vet. Blloku I sekretares së zotit Mehdiu e provon këtë.

Mbas takimit me ushtarakët koreano veriorë ministri Mediu, pati një takim pune me gazetarin dhe publicistin e njohur Blendi Fevziu, si shihet edhe në faksimilen e dokumentit.
 
Back
Top