Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha s'jep rezultat: Procesi në duart e komisionerëve

Kryeministri Berisha, përkundrejt shqetësimit të ndërkombëtarëve, ka vlerësuar dje procesin zgjedhor

TIRANث- Mesazhin kritik të vëzhguesve të huaj, Berisha e përkthen në arritje dhe përgëzime.

Të gjitha shkeljet dhe parregullsitë e raportuara nga Misioni Ndërkombëtar i Vëzhguesve të Zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha i ka shmangur (edhe pse i përshëndeti formalisht një ditë më parë), duke cituar vetëm vlerësimet pozitive të bëra nga kryesia e Bashkimit Europian dhe nga Komisioni i Helsinkit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë përshëndetur zhvillimin e procesit zgjedhor.

Pasiguria për një mandat të dytë qeverisës e ka bërë Kryeministrin të jetë shumë i rezervuar në deklaratat e tij për fitore. Në të gjitha daljet e tij para mediave, ai ka theksuar që në këto zgjedhje nuk ka të humbur dhe se Shqipëria tashmë përmbushi standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët, synimi kryesor i vendit dhe qeverisë.

"Një lak që na vinte nëpër këmbë, e hoqëm, e lamë mënjanë",- tha Berisha. Megjithatë, kreu i ekzekutivit nuk ka mundur të fshehë faktin se PD-ja, (deri në momentin që po fliste) ishte në avantazh si koalicion, teksa iu drejtua mediave se po festonte pararezultatin. "Më lejoni pak të shijoj fitoren pararezultative.

Më lejoni ta shijoj, ua them me bindjen më të thellë, ka qenë qëllim madhor i jetës sime, ndjehesha i lënduar, ne që e nisëm, e nisëm këtë të votonim si njerëz, me të gjitha standardet. Jam i lumtur, nuk them që ishin perfekte, por ama kishin standarde unike në botë, siç ishte numërimi me kamera.

I keni parë, kudo në numërime bëhen sherre, unë jam tani në fazën e shijimit të kësaj fitoreje të madhe, pastaj motoja ime është se s'ka të humbur, nuk i them me dy mendje këto gjëra",- tha Berisha.

Megjithatë, e gjithë vëmendja gjatë këtyre dy ditëve është kthyer nga komisionerët e numërimit të votave, të cilët tashmë kanë në dorë fatin e dy partive të mëdha, pas votës që kanë dhënë shqiptarët.

"Dua, gjithashtu, të ftoj komisionerët e të gjitha zonave të vendit, numëruesit që e kanë tërësisht në dorë të tyre procesin, të tregojnë përgjegjësinë më maksimale, të respektojnë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

Ky është apeli im për çdo zyrtar të piramidës zgjedhore të vendit, të respektohet ligji dhe vetëm ligji, nuk ka të humbur në këto zgjedhje, kanë fituar të gjithë qytetarët shqiptarë",- tha ai.

Ashtu si edhe dy ditë më parë, Kryeministri Berisha shtoi se, Shqipëria ka fituar në mënyrën më të merituar dhe dinjitoze. "Kur fiton vendi, qytetarët vetëm fitojnë, ndaj dhe unë konsideroj këto mesazhe (nga të huajt) si mesazhet më të rëndësishme, që ky vend ka marrë ndonjëherë, sepse siç e dini, ne shqiptarët kishim krijuar një problem të pamerituar në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme në tërësi, dhe zgjedhjeve të tjera",- tha ai.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back