Berisha si Enveri: Toka i takon atij që e punon

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Qeveria u kufizon pronarëve të drejtën e përdorimit të tokave bujqësore: T‘i kalojë komunës, nëse nuk punohet



Qeveria "Berisha" do të hartojë një projektligj për të kufizuar të drejtën e përdorimit të tokës bujqësore kujtdo që nuk e punon atë. Kryeministri Sali Berisha sqaroi se ky ligj kalon tokat e papunuara në fondin e komunës, e cila është e detyruar ta japë atë me taksën e të 10-ës. Duke iu referuar nismës së lançuar nga Kryeministri, komuna ka të drejtë që tokën e papunuar t‘ia japë dikujt tjetër për shfrytëzim dhe pronarit legjitim t‘i paguajë 10%. Kryeministri e cilësoi fenomenin "tokë e papunuar" si një dëm të rëndë të interesit publik për vendin. "Unë frymëzohem kur shoh përpjekjet e tyre për të mbjellë edhe mikroparcela, në mënyrë që të mund të mbijetojnë, ndërkohë në zona të tjera të ultësirës bregdetare dhe jo vetëm të saj, ka mijëra hektarë që nuk punohen", tha ai.

Procedura

Duke kaluar tokën e papunuar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t‘ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit, që i ka kthyer shpinën tokës, t‘i paguajë dhjetë për qind. Kërkesa e Berishës ishte se "nuk mund të lëmë as edhe një metër tokë të papunuar në vend". Kryeministri i kërkoi Ministrisë së Bujqësisë që projektligji të paraqitet brenda muajit gusht në qeveri, në mënyrë që t‘i jepet fund situatës së papranueshme me tokat e papunuara.

Sipërfaqja e tokës

"Ne kemi shumë pak tokë. Mbi gjysmë milioni qytetarë shqiptarë jetojnë me një sipërfaqe toke për frymë jashtëzakonisht të papërfillshme. Nëse shkoni në Kurvelesh apo Mirditë, do të shihni sesa tokë ka për frymë. Ndërkohë që ka fusha të tëra që rrinë djerrë. Kjo do të marrë fund", tha Berisha. Sipas premtimit të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave brenda muajit shkurt do të miratojë hyrjen në fuqi të këtij ligji. "Toka do të jepet me të dhjeta. Të lësh papunuar tokën në ultësirën perëndimore është mëkat. Ndërkohë që nëse shikoni në kodrat midis Peqinit dhe Kavajës do të mahniteni sesi në majë të saj kanë punuar një parcelë, edhe pse në dimensione jo të mëdha. Po ashtu në Kuç, Progonat jetojnë me mikroparcela, në një kohë kur qindra e mijëra hektarë tokë rrinë të papunuara". Ligji, saktësoi më tej Kryeministri, do të përcaktojë të gjitha procedurat e dhënies me të dhjeta të tokës, të cilat do të jenë transparente, me opsion të hapur dhe me projekte. Sipas Berishës, qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë, e cila në ekstreme është te zonat malore. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur se qeveria do të adaptojë një qëndrim të ri ndaj tokës së papunuar. Ministria e Bujqësisë do të përgatisë projektligjin që vendos kalimin e tokës së papunuar në fondin e komunës dhe dhënien e saj me të dhjetë.

"Shqipëria është një vend me pak tokë, është një vend malor dhe zonat malore që përbëjnë dhe 2/3 e territorit të saj kanë probleme shumë të mëdha. Ndërkohë ka zona të tjera, ku çdo metër katror është e mbjellë. Unë frymëzohem kur shoh përpjekjet e tyre për të mbjellë edhe mikroparcela, në mënyrë që të mund të mbijetojnë, ndërkohë në zona të tjera të ultësirës bregdetare dhe jo vetëm të saj ka mijëra hektarë që nuk punohen", tha Berisha. Qeveria këtë tokë e ka ndarë me ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin "toka e atij që e punon" dhe "atij që jeton aty". "Unë nuk them se do t‘i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t‘ia japim dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë e detyruar ta japë me të dhjetë. E dhjeta është taksa e librave të shenjtë, taksa më e lashtë e të gjitha kohërave, më e drejta dhe më e ndershmja", theksoi Berisha, i cili me vendimin më të fundit i largohet në vite dhe i afrohet në parime regjimit komunist të para viteve ‘90 në Shqipëri.
Kreu i ekzekutivit: Nga ky ligj do të përfitojnë edhe shtetasit e vendeve anëtare të BE-së


Qeveria: Do shesim toka edhe për qytetarët me origjinë shqiptare


Qeveria do të miratojë së shpejti një projektligj për shitjen e tokës për qytetarët me origjinë shqiptare. Kryeministri Berisha e ka bërë publike nismën në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit së Bujqësisë që brenda muajit gusht të sjellë në qeveri ligjin për shitjen e tokës në të gjitha format, për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, kudo që ata janë. "Toka në Shqipëri shitet për truall, por nuk shitet për qëllime të tjera. Duhet që ligji të përgatitet me kujdesin më të madh, në mënyrë që çdo shtetas që ka nënën ose babanë shqiptar, që ka origjinë shqiptare, do të kërkoja që të mos ndiqnim vetëm linjën nga babai, por të pranojmë edhe atë të nënës, të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri. Do të përdoren të dyja format, diku kombësia dhe diku origjina, sepse ka vende të cilat njehsojnë kombësinë me shtetësinë dhe kjo më pas i përjashton", u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se në këtë rast procedurat e blerjes së tokës do të jenë të njëjta si edhe për qytetarët me shtetësi shqiptare. "Ka edhe qytetarë shqiptarë që detyrohen të lënë shtetësinë dhe të marrin një shtetësi tjetër për shkak të rregullave që ka vendi ku jetojnë. Ndaj shqiptarët do të jenë një në trajtimin e problemit të pronësisë në këtë vend. Procedura do të jetë identike si për qytetarët me shtetësi shqiptare, nuk do të ketë asnjë procedurë shtesë", tha ai.

Kryeministri Berisha tha se ky ligj do të plotësohet në vitet që vijnë me hapin tjetër, ku e drejta e blerjes së tokës jo vetëm për truall, pavarësisht nga kombësia dhe shtetësia, do t‘u jepet edhe qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

"Kjo prerogativë, brenda një kohe jo të largët, është e detyrueshme për t‘u shtrirë për të gjithë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Por ne e çelim siparin me qytetarët me origjinë apo kombësi shqiptare, kudo ku ata janë, në trojet e tyre, në vendet përreth, në diasporë", tha Berisha.
*tch*
 
Berisha vazhdon me fanatizem ta mbroje ligjin komunist te tokes nr.7501.Ne baze te ketij ligji toka u shpernda atyre personave qe ishin ne mardhenie pune ne kooperativat bujqesore dhe ne ferma.Ky ishte nje pretekst qe toka te mos u jepej ish pronareve te dikurshem qe Enver Hoxha i shpronesoi me ane te reformes agrare.Edhe sot qe shumica e tokave te ndara sipas ligjit7501 nuk punohen dhe kane mbetur djere per arsye se shumice e fshatareve vene punojne tokat e greqise apo te italise,nderkohe qeveria nuk ka bonsensin e duhur per tja kthyer token e babait ish pronarit.Ne menyre shume te gabuar, kete toke qe nuk punohet qeveria me nje ligj te posacem ja le nen administrim komunes.Me cfare te drejte shteti luan rolin e pronarit ne nje prone private qe ajo me dokumenta i takon tjeterkujt.Deri kur do te vazhdohet qeverisja me te tilla mendesi komuniste?
 
Back
Top