Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

rama-berisha-500x398.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha duke e akuzuar sot pasardhësin e tij, Edi Rama si ‘kone’ të George Soros-it e akuzuar atë se po prish marrëdhëniet me SHBA-të duke mos e uruar për detyrën Presidentin e ri amerikan, Donald Trump. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha thekson se ndodh për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, që një kryeministër shqiptar nuk uron presidentin e SHBA për marrjen e detyrës.


Sipas ish-liderit demokrat, Rama ‘si nje kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha, gjatë fushatës kundër Presidentit Donald Trump, sharje të ulta prej ordineri të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshtaret e tij me ekstremistë’.

STATUSI I BERISHثS
Interesi kombetar ne kembet e Edi Rames, kones se Xhorxh Sorosit!
Per here te pare qe nga koha e Enver Hoxhes, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivit, presidentin e SHBA per marrjen e detyres. Te dashur miq, inaugurimi i presidentit te ri te SHBA eshte nje ngjarje madhore per kombin amerikan, miqte e tij dhe mbare boten. Kjo sepse me se pari, SHBA jane sot faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit ne planetin tone. Prandaj dhe urimet e lidereve nga mbare bota per presidentin e SHBA me rastin e marrjes se detyres. Inaugurimi i presidentit te ri te SHBA per Shqiperine dhe kombin shqiptar eshte i nje rendesie edhe me te veçante se sa per kombet tjera. Kjo para se gjithash per vet rolin percaktues qe SHBA kane luajtur ne historine e lirise tone. Por megjithe rolin percaktues te SHBA ne sigurine e botes si udheheqes i Aleances se Atllantikut te Veriut, rolin e tyre vendimtar ne lirine e kombit shqiptar, Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar njelloj si Enver Hoxha dikur dhe Kim Jong Un sot, nuk e uroi dot presidentin e ri te SHBA, aleatit tone strategjik kryesor me rastin e marrjes se detyres.

Kjo sepse Edi Rama si nje kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes te nxjerre nga goja ne mediat e medha, te kontrolluara nga Soros, gjate fushates kunder Presidentit Donald Trump, sharje te ulta prej ordineri te cilat nuk i thane dot as dhe kundershtaret e tij me ekstremiste. Ai pervec sharjeve prej halabaku politik u zotua se zgjedhja e Trump (zoti mos e thente) do demtonte shume marredheniet e Shqiperise me SHBA duke harruar se keto marredhenie jane jetike per Shqiperine dhe kombin shqiptar. Me kete rast ftoj çdo shqiptar te qendroje fuqishem kunder Edi Rames, qe perben aktualisht me qendrimet e tij, nje rrezik te madh per interesin dhe sigurine tone kombetare! sb
(ed.me/BalkanWeb)
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

epo qe usa ka ulur anen fiskale qe kur eshte trump e qe ka ven nje objektiv te pil te 4% deri ne fund te vitit 2017 e dinit ju?? sme mbushej mendja por kur shikoj qe iku qe nga emertimi i tije e deri tani 2.5 afersisht seshte cudi te ndryshoje rrjedhojen... ndaj uroje rama ska faj dr!
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Ne fakt ne si "Aleate" te Amerikanve nuk eshte se ua rrisim Prestigjin apo Piacen atyre, ne jemi thjeshte nje Toke ku Amerika hedh mbeturinat me raste rrezikshmerie ose mish per top nese ju nevojitemi!

Do pyesja ish Kryeministrin Berisha mbi Vettingun? E dini ju z.Berisha qe prej jush po behet Vettingu? Ju jeni arsyeja dhe arsyen po e mbajm per vete me mire! (dhe ato gjobat ndaj Biznesmeneve qe u gjobisnin apo u rrihnin...)
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Pse ta uroj mo,kur sdo,sdo..pse ka ardh viti ri kshu :P
Dhe kjo America e leshit e paqes dhe te drejtave,cpo ben per te ndaluar luftrat?
Asnje urim nuk meriton :(
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Te thuash "mos e dashte Zoti qe Amerika ta zgjedhe Trump per president" edhe ta urosh?..kjo nuk shkon.
aty,qendro burre,mos e uro
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Sipas burimeve te sigurta te Bloomberg-ut, Trumpi eshte ne analize e siper, pra nuk duhet marre shume serjozisht!

Ne lidhje me te, me pelqeu qendrimi i Chelsey Klinton ndaj mbrojtjes se Trump Jr. nga ana e mediave!
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Bashkohem me Abisin, Rama nuk duhet te terhiqet, pasi e ka te vertetuar tashme qe eshte nje politikan i kalibrit Boteror si dhe njeriu me i sigurte ters!

Darius
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Ne fakt Berisha me RAmen i rregulluan punet e shqiptareve dhe tani kane kohe me u marr me ameriken.

Pike e zeze thuj, fshati digjet e keta krihen!
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Ne fakt Berisha me RAmen i rregulluan punet e shqiptareve dhe tani kane kohe me u marr me ameriken.

Pike e zeze thuj, fshati digjet e keta krihen!

Ca do krehi Rama me ben kurioz..

E kan kapur ethet e Vettingut, vazhdon te lexoi skenarin Kroat cdo dite e mundohet ta deshifroi se si mund te shpetoi (vetem Berisha do denohet, se tjeret nuk i rrahen apo i gjobiten Biznesmenat Amerikane u tremben!)
 
Titulli: Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it

Kur do te pensionohet ky plaku i shkrete ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top