Berisha: Rama u hakmor ndaj policisë

xhebrail1

INTERIST
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ndaj emërimeve të reja në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar këtë gjë si “akt të verbër urrejtje dhe hakmarrje” të kreut të mazhorancës.
Berisha thekson se, në kundërshtim me ligjin, Rama ka emëruar në polici “delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës”.

Ish-kryeministri e konsideron këtë veprim “kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE”.

“Të dashur miq, sot në një akt të verbër urrejtje dhe hakmarrje, Edvin Kristaq Rama dënoi kolektivisht, si kurrë më parë, me shkarkim nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit, thotë në reagim Berisha, transmeton Shekulli online.

Së pari shpreh mirënjohjen time më të madhe ndaj këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet dhe më të pasurat ne Europë, dhe bën të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave, përmbushën me dinjitet detyrimet ligjore në periudhat zgjedhore dhe vendosën një bashkëpunim të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere. Akti i dënimit kolektiv të drejtuesve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigante të parave të krimit në rajon.

Në drejtim të Policisë së Shtetit, Rama emëroi, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës. Qytetare dhe qytetarë, kjo është një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE. /Telegrafi/
 
Titulli: Berisha: Rama u hakmor ndaj policisë

Epoka e Berishes mbaroi...tashi do e ulim
Te karrigja fajtoreve :) ps eshte duke i hap dosjet:)
 
Titulli: Berisha: Rama u hakmor ndaj policisë

Aq sa per te shkruar Historia si ai qe i nxerri shqiptaret nga bunkerat e ju pruni DEMOKRACINE.

Boll qekjo qe figuron ne CV te tij.
 
Back
Top