Berisha: Rama, kryekumbar i Shqipërisë. Ja 3 qytetet që drejtohen nga kriminelët
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë para gazetarëve jashtë ambienteve të Kuvendi pas ndërprerjes së seancës lëshoi një lumë akuzash në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama i cili sipas tij është kreu i meduzë së krimit të organizuar në Shqipëri. Duke sjellë në vëmendje rastin e Elbasanit, Berisha u shpreh se e njëjta situatë është edhe në Shkodër e Vlorë, ku sipas tij sipërmarrësit janë larguar duke ia dorëzuar bizneset e tyre kriminelëve.
“Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk e ndihmon luftën kundër krimit po përnkundrazi i jep strehë. Kryekumbar i Shqipërisë është Edi Rama”, tha më tej.
Duke komentuar vendimin e sotëm të kuvendit për të shtyrë me një javë debatin mbi reformën zgjedhore, berisha tha se maxhorancën nuk e zë dhjetori në pushtet pasi ka frikë të flasë. Berisha tha se Ruçi po sjell në Kuvend metodat e vjetra hoxhiste të policisë.
“Kjo shumicë po tregon se dhjetori, siç e ka nis nga frika e tmerri nuk e zë. اfarë po kërkon opozita aty? Po kërkon që ky komision në dritën dhe të raportit të OSBE ODIHR të bëjë një diskutim. Këta nuk duan diskutim, e mbyllin. Këta kanë frikë nga fjala. Gramoz Ruçi po fut në Parlament metodat e vjetra policore hoxhiste. E paralajmëroj në mënyrë serioze të heqë dorë se janë të patolerueshme”, tha z. Berisha.
(gazeta-Shqip.com)