Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha: PS nuk do të njohë rezultatin. Rama: Berisha s’ka shumicën

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike akuzon liderin socialist Rama se po kërkon të mos njohë rezultatin dhe ta diktojë atë me dhunë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu kryeministri Berisha akuzoi Ramën dhe njerëzit e tij se janë autorët e “akteve të turpshme” që po ndodhin në Qendrat e numërimit në Fier dhe në Rrogozhinë.
"Pas një trendi thellësisht të qytetëruar dhe paqësor të procesit zgjedhor, 24 orët e fundit falangat e krimit në PS-së, të udhëhequra nga Edi Rama, po bëjnë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Dje në orët pas mesnate, Andis Harasani, deputet i PS-së, me sjelljen e një banditi ordiner, sulmoi me karrige para kamerave të lokalit ku numëroheshin votat, njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin. Gjatë ditës së djeshme Edi Rama me emisarët e tij më komunikuan se kishte vendosur të mos njihte rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta.Ky është një vend i lirë. Qytetarët munden lirisht të protestojnë, pasi ky është një standard i konsoliduar i demokracisë shqiptare, por natyrisht që me protesta nuk mund të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve" tha Berisha.
Ai ftoi kundërshtarin e tij politik të rruajne gjakftohtësinë dhe të presin te qetë përfundimin e procesit të numërimit të kutive të mbetura. Kryeministri informoi gjithashtu se me rritjen e tensionit ka urdhëruar çdo mbështetës, anëtar apo simpatizant të PD-së që të largohej nga territori ku numëroheshin votat.
Vetëm pak çaste pas deklaratës se liderit demokrat për situatën e tensionuar në Fier dhe bllokimin e procesit në disa zona te tjera ka reaguar kryetari i PS Edi Rama. Në një konferencë për shtyp Rama tha se kundërshtari i tij politik Berisha po tenton me dhunë të zgjatë procesin e numërimit të votave. Duke bërë thirrje që të ruhet gjakftohtësia, Rama theksoi se me të gjitha rrugët e mundshme ligjore PS do të kontestojë rezultatin në Shkodër, Berat e Fier. “Pashë mundësine te shihja pak më parë kryeministrin në detyrë, Berisha, që eshte vetem nje kryeminister në detyrë pasi ai nuk ka marrë asnjë mandat për qeverinë, dhe se nuk do jetë kryeministri i shqiptarëve, pasi të dalë vendimi përfundimtar i popullit”.
Duke iu referuar akuzave ndaj deputetëve socialistë që kërkuan numërim të votave në Fier, Rama u shpreh: “Ishte një lajthitje në komunikimin e kryeministrit në detyrë, I cili përmendi emra qytetarësh të lirë të këtij vendi apo dhe emra të nderuar të PS, duke u vënë epitete që do t’i vinte kujtdo ti përdorte, por ja që duke u gjendur pa mandatin e dytë në dorë dhe nën koalcionin qytetar të ditës së djeshme ai nuk arrin dot të ruajë gjakftohtësinë dhe kërkon të ruajmë ne gjakftohtësinë kur ne po e ruajmë denjësisht dhe në ato pjesë ku standartet janë thyer dhe janë të papranueshme”.
LajmiFundit
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back