Berisha premton se do iu prijë protestave kundër rritjes së çmimeve: Demokratët presin të na shohin në betejë me Ramën

Berisha premton se do iu prijë protestave kundër rritjes së çmimeve: Demokratët presin të na shohin në betejë me Ramën.​

1648225308715.png

Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se do të ndërmarrë protesta në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri.
“PD në këtë formë siç është sot, ka vetëm një institucion, grupin parlamentar dhe komisionin e rithemelimit që është i përkohshëm. PD ka nevojë jetike për institucionet e saj, për të gjithë strukturën që duhet të ketë. Demokratët presin të shohin PD në betejë me Edi Ramën. A i keni parë ata që veshin lëkurën e qingjit dhe shkojnë në dyqane? Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqen nga PD-ja. Ju e dini shumë mirë se ç’vjedhjesh janë bërë në energjinë elektrike dhe tallja qesharake e që u bëhet me paketën sociale. PD duhet të përfundojë procesin e brendshëm dhe të dalë në ballë”, tha Berisha.



Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat janë të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.


Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit është certifikuar si organ drejtues. Ndërkohë kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si vendim skandaloz dhe tha se do të ankimohej.
g.shqip
 
Demokratet po, patjeter qe presin ti prish ti por populli jo!
Dil e priji protestave e do shohesh qe pervec sahanlepiresve te tu askush tjeter nuk do vije ne proteste.
Ik o sale, lere popullin te protestoje, mos u bej pale me ramen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top