Berisha nis lojën për të përçarë opozitën

Зngjεll

___________
berishaneopinion.jpg Berisha nis lojën për të përçarë opozitën
Nga: Blendi Fevziu, “Opinion”

Kryeministri sulmon Ben Blushin për t’i dhënë autoritet si kundërshtar i tij i ardhshëm në opozitë. Nis fushatën për zgjedhjet lokale që tani duke deklaruar se do bashkëpunojë me LSI. Gjithçka në funksion të largimit të Edi Ramës. Berisha sulmon dhe Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama

Keni deklaruar se do ta bëni qeverinë të vetëm, me sa duket dështuat...

Unë s’përdor stimujt nga prodhuesit e viagrës, këto janë stimuj. Sali Berisha asnjëherë s’ka qeverisur pa koalicion. Edhe kur ka pasur vota, kemi zgjeruar koalicionin, që njerëzit të gjejnë sa më shumë përfaqësim në qeveri.

A keni dështuar me rezultatin?

Absolutisht jo. Fitorja është si xhevahiri, ajo shndrin.

A keni analizuar se ku nuk ka funksionuar për ju?

Fitimtari nuk gjykohet. Jam shumë i kënaqur. Unë jam gjithnjë për koalicionin, do të bëj koalicione, është e domosdoshme të pranosh diversitetin.

Si i gjykoni zgjedhjet?

Një njeri që doli me të rinjtë e Shqipërisë në rrugë, doli për zgjedhje të lira. Kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat në vlerësim unanim botëror, kanë qenë zgjedhje, të cilat kanë qenë më korrektet.

Opozita ka deklaruar se ju po i merrni mandatin e Fierit...

Uroj që të mos jetë opozita e kutisë. U numëruan kutitë e Beratit, s’doli asgjë. Do të numërohen kutitë e Fierit, nuk ka asnjë të drejtë t’i mohojë votën kurrkujt.

PS është shprehur se, nëse nuk merr mandatin e 9, nuk njeh zgjedhjet...

Të përdorësh alibi për të mos njohur zgjedhjet nuk është në interesin e saj. Zoti Rama nuk më telefonoi, humbi rastin. Nëse më takon që të jem unë humbës, do t’i telefonoja zotit Rama. Pra nuk ka rëndësi, humbi rastin, se do të vendoste një standard. Absolutisht që do t’i telefonoja, pasi më takonte, zgjedhjet s’kisha motiv t’i kundërshtoja. Kam krenari dhe kënaqësi të veçantë, me përkushtim ia dolëm me këto zgjedhje.

Opozita thotë që përmes KQZ po deformoni rezultatin...

Nëse opozita thotë që duhet të zbatohen dy mënyra për të njëjtin rast... Opozita ka qenë e përfaqësuar sa mazhoranca në ato zgjedhje. Kodi e ka të përcaktuar se kur numërohen dhe kur jo. Kërkesa ime ka qenë ligji dhe vetëm ligji.

A e kishit seriozisht deklaratën se do të dorëhiqeshit, nëse humbisnit?

Po, do të jepja dorëheqjen nga jeta politike. Udhëhoqa një listë, një betejë, një fushatë, natyrisht detyrimi im madhor është që të hap vendin për njerëz të tjerë.

Ju keni deklaruar se do të dorëhiqeshit në 2001...


Unë i mora në zgjedhjet e 2001, logoja ime ishte më e votuara. Parlamenti Evropian thoshte se nuk përfaqësohej parlamenti nga vota. Nëse do t’i humbisja njëherë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, atëherë do të jepja dorëheqjen, por s’ka ndodhur, ndodhi që nxora nga beteja që nga Enver Hoxha dhe të gjithë liderët e asaj partie.

Rama akoma s’ka dalë nga politika...

Standardi është standard. Ky të bëjë ç’të dojë.

Nuk ju tremb ideja që ai do mbetet në krye të PS?

Jo, si të më trembë kjo?

Si do të ndiheni tani, kur Nano, Gjinushi, Ceka, Milo, Rama nuk janë në parlament? Me kë do t’i bëni betejat tani?

Ky është një problem. Pasi do të shfaqet sindroma e kryeministrit. Do të thotë që në atë grup do të ngrihen 15, secili do të kujtojë se është kryeministër dhe do ta përgatisin me mjeshtri të madhe rezultatin tim në vitin 2013.

Prapë do të vazhdoni?

Sa të më votojnë këta, unë do të vazhdoj.

PS ka dalë forcë e parë...

Kam qenë në koalicion me 17 parti politike. Po udhëhoqe partinë, udhëheq partinë, po udhëhoqe koalicionin, udhëheq atë. Tek ai ka akuza që kanë vjedhur vota.

Koalicion ç’do të thotë...? ثshtë një formë e re në Shqipëri...

ثshtë e re dhe e dobishme, i diktuar nga rezultati. Absolutisht do t’i ofroja edhe me 73 deputetë, do t’i ofroja LSI...

Ishte pazar paraprak?

Jo. ثshtë domosdoshmëri që shqiptarët të shohin që gjërat s’janë të ndara me thikë. Në këtë rast, janë ndarë gjërat, me këtë koalicionin ka disa merita. Parimi, askush nuk shkon në zgjedhje për shkak të rezultatit. Domethënë, jo zgjedhje të menjëhershme, por koalicioni është ligji i pandryshueshëm i vendeve demokratike. Shkohet në zgjedhje, kur koalicioni që formon nuk funksionon dhe nuk ka alternativë tjetër. Me rezultatin aktual mundësia ishte, në interesin e vendit, ishte PD-LSI. Nëse nuk do të ekzistonte LSI, deklaroj këtu se do t’i drejtohesha PS për koalicion. Unë s’mund të merrja vendimin për inat të kësaj apo asaj, të dërgoja vendin në zgjedhje. Jam i bindur, kështu është rregulli. اfarë ndodhi? Ndodhi që me LSI, në rast se do të ekzistonte vullneti në PS, mund të ndërtohej një koalicion tërësisht i qëndrueshëm. Do të ishte gabimi më i madh atëherë po të shkoje në koalicionin e madh. Opozita është pushteti moral i vendit. Zoti Rama bëri çdo përpjekje për të mos lejuar një koalicion të tillë. Së pari, Rama ofroi me kërcënim koalicionin, nëse s’bëja koalicion me të, s’do të njihnin zgjedhjet. Emisarët që folën me gojën e tij thanë që, nëse do të bëni një qeveri të gjerë, do ta bëni me ne, ndryshe dalim ne në protesta, i thashë jo dhe le të dilnin. Së dyti, më ofruan 6 deputetë të vetët dhe s’pranova. Por LSI ka vlerë në ato 4 mandate. Nëse ka një moment, unë nuk e lidh, sepse LSI do të bënte koalicion me PD, se e perceptonte PS. Marrëdhëniet me LSI do të jenë stabël. LSI e kishte me marrëveshje komisionarin e KQZ, ishte pa asnjë lloj diskutimi forca e tretë politike që meritonte komisionarin. Unë kërkova që të bëhet marrëveshja, zoti Rehn më telefonoi, unë i thashë që të gjitha votat e mia janë në dispozicion të Kodit, nëse i duhen votat. Këto insistime të miat të asaj kohe i merr si element të asaj fushate. Unë i lashë sistemin zotit Rama, jo se nuk doja unë, por se s’bëja dot, nëse i thosha prano sistemin ti, nuk do të pranonte, se do t’i ngelte qeverisë. Por ky sistem doli i mirë dhe stabël.

Ku do të bazohet koalicioni?

Baza kryesore e këtij koalicioni është integrimi. LSI u shkëput nga PS me idenë se kjo parti nuk po i qëndronte besnike parimit të integrimit të vendit. Po me këtë bazë Meta drejtoi Komisionin e Integrimit në parlament. Nuk mund të ketë program tjetër më jetik për qytetarët shqiptarë se integrimi.

Ju e keni cilësuar LSI si gjysmën e mollës së kalbur...

Limonada elektorale është limonade elektorale. Nëse nuk do të ishte Meta, do e kisha bërë koalicionin edhe me PS. Nuk mund të shkohej në zgjedhje

Ky koalicion do të prekë qeverinë apo edhe zgjedhjet e ardhshme lokale?

E veçantë është se janë diskutuar çështjet parimore si integrimi dhe punësimi. Negociatat kanë filluar. Meta drejton LSI dhe komunikimi është intensiv se do të qeverisim 4 vite. Natyrisht, koalicioni përfshin edhe zgjedhjet lokale. Përfshin edhe një përpjekje për të hequr dënimin e LSI nga Kodi Zgjedhor. Unë shpresoj se ky ligj nuk do të përdoret më ndaj kundërshtarit.

Do të prekë ky koalicion presidentin e ardhshëm?

Bashkëpunimi është i plotë, katërvjeçar. T’i nisësh dy-tre vjet para diskutimet për presidentin, nuk është e fisme.

A ka lidhje ky koalicion me Nanon?

Ai nuk është i projektuar në këtë koalicion, as PS. PS është e ftuar të bashkëpunojë. Unë e garantoj opozitën, i shtrij dorën dhe i kërkoj bashkëpunimin e saj që këto katër vite t’i shndërrojë në një qeverisje më transparente dhe eficiente. Fatin e Nanos do ta përcaktojë PS, së cilës i përket. Këto nuk janë çështje as tonat, as të LSI. Mua nuk më takon të ndërhyj në asnjë nga çështjet e tyre, PS ka eksponentët dhe personalitetet e saj jo të paktë. Unë nuk ndihem akomod as me Ramën dhe me të kam punuar, me atë e ndryshova Kushtetutën.

ا’do të marrë LSI në qeverinë e re?

Asgjë nuk është përcaktuar. Janë bërë diskutime programore deri tani. Nuk do të përcaktohen deri në 10-ditëshin e dytë të gushtit. Të humbasësh dy muaj, kur ke me qindra projekte përpara, është mëkat.

A është komode të punosh me një njeri që je kundërshtuar fort?

Nuk e kam problem. Marrëveshja është marrëveshje dhe unë nuk e shkel. Ka politikë me bazë morale dhe pa të, unë i përmbahem të parës. Unë e kam faktuar që i qëndroj marrëveshjes.

Por ju nuk e keni kreun e opozitës në parlament? Duket se do të bëni debat dhe do përplaseni vetëm me Blushin...

Të krahasosh përplasjet e Blushit me të mijat, po e lartëson atë më shumë. Por ai përplaset më shumë me veten. Atë e largoi Rama. Standardet politike të Blushit nuk janë këto, idetë e tij janë iluzive se mund të jetë lider. Atë e ka dënuar i ati me romanin që ka shkruar. Uroj që opozita të zhvillojë një garë të ndershme, por s’mund të krijojë të një të ardhme me Blushin. Ai ka probleme me veten e tij.

Si është raporti juaj me presidentin?
Po Prokuroren e Përgjithshme?


E kam thënë edhe më parë se raportet me presidentin janë dhe do të jetë vetëm institucionale. Por atyre që kam thënë për PP, u qëndroj në çdo presje, ajo po bën shërbim politik. Ajo u bë pjesë e një fushate të ultë elektorale, kur dosjet e Mediut dhe rrugës i mbajti peng deri në ditën e fundit të fushatës. Ajo s’mund ta bënte atë që bëri. Ajo vendosi një standard të paprecedent në historikun e atij institucioni.

E vërtetë që i keni marrë Ramës të drejtën për Unazën e Madhe?

Kjo unazë nuk përfundon pa 400 milionë euro, është një veprat më të kushtueshme të vendit dhe po të merren bashkë të gjitha bashkitë nuk e bëjnë dot. Po t’ia jap lekët, nuk ka asnjë lloj kapaciteti ta bëjë. Ne do e ndërtojmë atë, sepse Tirana e ka jetike. Ajo është rrugë kombëtare dhe Rama nuk ka të drejtë të thotë asgjë.

Mund të tensionohen marrëdhëniet me Ramën si kryebashkiak nisur nga ky segment?

Ai duhet të gëzohet shumë, nëse ne ia marrim përsipër këtë segment të rëndësishëm, sepse është për të mirën e të gjithëve. Kemi parashikuar që Rruga e Arbrit të dal në Unazë, s’mund ta fusim atë në bulevard. Nëse ka një gjë që e dëmton Tiranën, është mungesa e unazës, ajo na sjell edhe ndotje si të mjedisit dhe akustike Tirana ka numrin më të madh të makinave, por nuk ka unazën. Rama nuk ka asnjë projekt për transportin publik dhe është i vetmi kryeqytet në botë që nuk e ka këtë. Kjo unazë do të jetë më 8 korsi, sepse Tirana ka sot deri në 800 mijë banorë.

A është ky fillim fushate për zgjedhjet lokale?

Absolutisht jo. Unaza aktuale e Tiranës, në ¾ nuk kalon në qytet. Kalon në territore të tjera, komuna. Nuk ka kapacitete investuese Bashkia e Tiranës për të.

Po zoti Rama, di të punojë?

Di të punojë apo jo, atë e di populli.
 
Back
Top