Berisha: Ndërtimi i HEC-ve,gjenerator punësimi edhe në zonat më të thella...

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Rregullimin e Territorit u shpreh se ndërtimi i HEC-ve në është shndërruar në gjenerator zhvillimi. Ai tha se kjo ndihmon në rritjen e numrit të të punësuarve edhe të zonat më të thella të vendit.

“Sot ne miratojmë ndërtimin e disa HEC-ve që do të punojnë mijëra qytetarë. E vërteta është se ndërtimi i HEC-ve në mbarë vendin është shndërruar sot aktualisht në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë edhe në zonat më të thella të vendit, por duhet të pranojmë se është ecur edhe drejtimin kryesor të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë. Vendimtar në këtë proces është qëndrueshmëria e zhvillimit. Leksioni më i madh i krizës që mund të nxirret është se ka vetëm një rrugë të sigurt për parandalimin e tyre dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm”- tha Berisha.

Në fjalën e tij kryeministri u ndal edhe në pasuritë ujore që ka vendi ynë. “Mbledhja nuk ka sot vetëm energjinë, por miratohen disa vendime me një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në brigjet e komunës së Ishmit, e cila ka territore turistike që kanë tërhequr vëmendje, ose kanë pritur edhe perandorë. Ne shekullin 19, Maksimilaani i parë, që u bë më pas perandori i Meksikës kaloi ditë të tëra në Kepin e Rodonit, bashkë me suitën e tij. Natyrisht me së shumti për gjah, por ai ishte turizmi i kohës. Tani komuna e Ishmit po zhvillon format bashkëkohore të turizmit dhe ka një veçanti sepse në një distancë të shkurtër ajo gërsheton dy klima, atë të bregdetit me klimën malore. Pra shqyrtohen disa projekte në të cilat do punësohen me mijëra qytetarë. Sot shqyrtojmë problemet që kanë të bëjnë me nevojat jetike të zonës së Orikumit. Bëhet një investim shumë i rëndësishëm prej rreth 16 milionë dollarë për furnizimin me ujë”,- deklaroi Berisha.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
 
Titulli: Berisha: Ndërtimi i HEC-ve,gjenerator punësimi edhe në zonat më të thella...

Fiks 10 dit me pare ndodhi kjo: Kurum blen për 109 milionë euro 3 HEC-et
 
Titulli: Berisha: Ndërtimi i HEC-ve,gjenerator punësimi edhe në zonat më të thella...

Eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Idete jane bashkohore dhe me nje ardhmeri shume pozitive per Shqiperin.

Nga burime te sigurta e di qe ndertimi i HEC, po menaxhohet nga firma kanadeze.

Shpresojme, qe burimet energjitike dhe resurset tona ti sherbejne Shqiperis....ngelet vetem per te shpresuar.
 
Titulli: Berisha: Ndërtimi i HEC-ve,gjenerator punësimi edhe në zonat më të thella...

Eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Idete jane bashkohore dhe me nje ardhmeri shume pozitive per Shqiperin.

Nga burime te sigurta e di qe ndertimi i HEC, po menaxhohet nga firma kanadeze.

Shpresojme, qe burimet energjitike dhe resurset tona ti sherbejne Shqiperis....ngelet vetem per te shpresuar.
Te Enderrojm me sy hapur apo mbyllur?

Cdo burim natyror i Shqiperise esht monopoluar nga kompanite Austriake,çeke,Kanadeze... % qe duan kto kompani nuk esht aq e leverdisshme per ekonomine tone.
Burimet energjitike te Shqiperise jan aq sa mund te perballoj me autonomi Shqiperine dhe Kosoven.
Pavarsisht se detin e kan shitur me miliarda fuci nafte,hidrocentralet i kan len ne meshir te fatit duke i shfrytezuar deri sa te prodhojne pa investuar 1 qindarke per ti mirembajtur apo per ti modernizu.
Sfida e rradhes e Botes do jet thatesira dmth burimet dhe lumenjt po shterrojn.
Shqiperia duhet te bej kujdes ne shfrytezimin e Energjise Hidroelektrike,duhet te fokusohet tek ajo Eolike (se di si i thon shqip,esht ajo e Eres) kete e ben ka shum kohe Hollanda dhe Danimarka,ne duhet ta kopjojm dhe ta vejm ne funksionim sa me shpejt. Energjia e diellit(solare) gjithashtu esht prezente dhe nuk kerkon kosto te madhe. (cdokush mund te vej panel solare ne catin e tij te shtepise dhe te jet autonom per shtepine e tij)
Hidrokaruburet i kemi Asin nen-meng,por dhe kte sektor nuk e lan te virgjer e shkaterrojn dita dites njerez si Taçi qe e ka kapur per "fyti" monopolin e hidrokarbureve ne Shqiperi dhe e ngren cmimin sa te doje duke i paguar taksat Familjes Berisha jo Shqiptarve.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top