Kryeministri, Sali Berisha, nuk iu përgjigj dje një pyetjeje direkte të një gazetari në lidhje me spotin që po transmetohet nëpër televizione, për të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kryeministri ka preferuar ta kalojë me një batutë një situatë të tillë, duke theksuar se “unë po investoj, kurse gazetarët interesohen për spotin”. Prej ditësh qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me kompaninë që është marrë më krijimin e spotit dhe mënyrën se si është tenderuar transmetimi i tij.
Berisha tha dje se shoqëria do shkëputet dhe nga korrupsioni, siç dhe u shkëput nga tirania. “Kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi, një grup fashistësh dolën në Tiranë dhe brohorisnin: “Viva Duçe!” Aty u gjend dhe një matjan, i cili, sapo e ndërpritnin ata, u kthehej dhe u thoshte: “Edhe Zogji”. Unë flas për investimet, ndërsa ju vazhdoni pyesni për spotin. Por unë i kam dhënë një herë përgjigje kësaj çështjeje. Spoti nuk ka përse të trishtojë njeri. Beteja kundër korrupsionit është beteja e jetës time. Unë mendoj kështu dhe e shpall të tillë atë, sepse kam bindjen më të thellë se dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut; tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe më përkushtimin më të madh, në mënyrë që të mund të mos ketë hapësira në shoqërinë tonë”, - tha kryeministri.
“Nëse Shqipëria po ndryshon, dhe këtë tani e pohon çdo qytetar dhe vizitor i këtij vendi, lind pyetja se cili është shkaku themelor i këtij ndryshimi dhe unë do të thosha se shkaku kryesor është lufta kundër korrupsionit. Ndaj, ata që mërziten nga kjo luftë, le të kenë durim, sepse kjo do të njohë përmasa shumë herë më të mëdha dhe do të përfshijë qytetet, fshatrat, rrugët, sheshet, mediat e Shqipërisë, derisa ne të arrimë në nivelet më të ulëta të korrupsionit, siç i kanë arritur vendet e qytetëruara, që kanë vendosur praktikat më të mira në shërbim të qytetarëve të tyre”, - vijoi më tej Berisha.
Tema