Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në fillim të mbledhjes së qeverisë se do merret vendimi për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë.
Berisha tha se ndërtimi i kësaj xhamie është penguar nga paraardhësi i Lulzim Bashës, Edi Rama.
Berisha tha se Rama e ka bllokuar për 11 vite ndërtimin e xhamisë.
Kryeministri tha se xhamia e re do jetë më e madhja në Shqipëri.
Ai tha se është takuar me arkitektin e famshëm të kësaj xhamie.
“Sot marrim vendimin për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqyteti. Pas një pune serioze të bërë nga bashkia e Tiranës dhe Komuniteti Mysliman është finalizuar gjithçka për ndërtimin në zonën e Namazgjasë të xhamisë më të madhe të kryeqytetit. Unë kam pasur rastin të takoj arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, arkitekt që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture dhe arti në mbarë botën. Ai më paraqiti mua një projekt madhështor, dinjitoz për kryeqytetin e Shqipërisë. Xhamia do të jetë me të gjithë lehtësirat dhe mundësitë dhe do të ketë një kapacitet të madh. Ajo do të jetë një kryevepër arkitekturore me të cilën qyteti i Tiranës do të pasurohet siç u pasurua me dy katedrale”, tha Berisha.
“Pas një bllokimi 11-vjeçar zemërlig dhe tendencioz, nuk mund të them që është bllokuar për arsye religjioze. Besimi i vetëm i tij është xhepi, pasi nga trualli nuk mund të fitonte asgjë dhe e bllokoi për 11 vite me radhë, por Zoti është i madh dhe i jep atë që meriton. Kështu që familjet tiranase me mirësi dhe mirëkuptim arritën në marrëveshje me komunitetin dhe vendi do të ketë xhaminë më të madhe të tij. Në këtë mënyrë me fillimin e ndërtimit të xhamisë mund të them që në një farë mënyrë ndahemi nga periudha shkatërrimtare e institucioneve të kultit, periudhë që do të mbetet në analet e historisë si historia më e egër ndaj institucioneve fetare”, shtoi kryeministri i Shqipërisë./Besimtari/
 
Pe: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Shpresoj qe ta miratojne
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Do ishte dicka fantastike por shum premtime dhe si perfundim asgje nuk ka me ber. :(
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Fjale ne Ere si perhere.... asnje gje ska me u be, cdo gje e bejne per elektorat. e dine qe me ate premtim do fitojne voten e muslimanve... PAra 2 vjetesh kur ishin zgjedhjet e bashkise Edi rama mbajti dhe nje mbledhje ku premtoi xhamine e madhe. PEr fat me ftuan dhe mua se meqe isha arkitekte....Kur e mori Luli, serish tha se do te ndertohet, dhe Sot prap nuk e kemi ate xhami fatkeqesisht.. Meqe Edi e paska bllokuar per 11 vjet (qe ne fakt e ka bere) pse se hapi ky mister buzeqeshja kto 2 vite. Habitem me njerezit qe i besojne perrallave te tyre. DO ZOti madh nuk fiton i poshtri se na e neveriti ate vend. Edhe pse nqs iken ky do vi nje tjeter me budalla se ai, Edi...
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Fjale plot vend nga Ermir Hoxha...

Duke lene menjane pacipesite uluritese te politikes me Xhamine e Madhe (te enderruar), kaq e sa vjet prej besimtareve myslimane, ju kujtoj sivellezerve te mij besimtare, apo dhe motrave, nenave, baballarëve e atyre qe kane baren e rende t`u mesojne fene njerëzve, se xhamia si konstrukt fizik, ne asnjë rast nuk ka qene qellim ne vetvete, anipse aty kryehet riti baze ne Islam, Namazi. Qellim ne vetvete ka qene “Njeriu”; Njeriu me besim te drejte, te plote dhe efikas; Njeriu me morale te larta qe largon te keqen, permison e nderton; Njeriu qe realizon plotësisht amanetin e Zotit, duke qene me e larta krijese si Halifullah. Me pas, eshte ky Njeri qe nderton nje shoqeri te drejte e te moralshme, mirëmban natyren, nderton rruge, shkolla, institucione, ruan familjen nga degjenerimi e shkatërrimi; fton ne besim e rend te drejte. Nje xhami ndertohet kollaj, ne mos me murre, edhe me kashte apo plastmas. Ne mos patcim xhami, xhami na e ka bere Zoti te gjithe token. Ndersa Njeriu eshte me i veshtire se sa xhamia. Dhe se per Njeriun, nuk eshte e nevojshme te marresh leje diku; nuk ka asnjë lloj pengese institucionale per te realizuar ate. I them keto fjale si nje lloj apeli per nje eufori te papërligjur qe kaplon besimtaret sa here leshohet ndonje deklarate zyrtare per ndertimin e Xhamise se Madhe. Nje eufori qe ngjan me nje naivitet foshnjor, qe besimtarit nuk i ka hije. Mjafton te gezohesh kur sheh te ndertohet nje “Shtepi” e Zotit, kudoqofte ajo, ne cdo cep te globit; por ne rastin e Xhamise se Madhe ne Tirane a Prishtine, si pa dashur, dëshira per to, eshte shndërruar ne nje obsesion nga ana e besimtareve, duke u identifikuar si vete feja e jo si nje prej ‘stacioneve’ te fese. Kjo nuk eshte karakteristike per Islamin e myslimanet; kjo eshte karakteristike per ndonje fe tjeter, qe ne mungese te nje korpusi besimi te paster e te shendetshem, e kompenson kete vetem me objekte kulti, madheshtore por vetmitare. Sepse per ata, kaq eshte besimi: nje objekt! Ndersa per ne jo. Besimi yne nuk eshte objekt qe preket, por shpirt qe jetohet!
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Nje tjeter prentim i mbajtur ish prentuar per ne mars por pak vonese ska problem :)
 
Normale që do e bënte tani përderisa janë votimet ;) .. pse gjithmonë gjërat bëhen kur vijnë votimet sipas teje :D
 
Premtim i mbajtur??!?! Po ben shaka me siguri... Se keq per te thene qe kemi dhene lejen ishte puna. Ate fjale ka 20 vjet qe e ka thene oj Kilaaaaa
 
jan bere plot gjera dhe para votimeve tani i erdhi rradha ksaj
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Premtim i mbajtur??!?! Po ben shaka me siguri... Se keq per te thene qe kemi dhene lejen ishte puna. Ate fjale ka 20 vjet qe e ka thene oj Kilaaaaa
Nuk bej shaka dje degjova te ai emisjoni i mengjesit ne news 24 nje besimtar myslyman qe tha se u ishte prentuar ne mars dhe marsi kaloi tha qe lutemi rrugeve pasdite degjova fjalimin e sales doja ta hidhja ktu menjeher po se gjeta lajmin akoma te shkruar .
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

NUk e vej ne dyshim qe e ke degjuar ate besimtarin e dashur. Per fat te keq shumicca e besimtareve musliman ne Tirane akoma s'arrijne te kuptojne se Saliut dhe Edit nuk i intereson fare per fene dhe as per ZOt e as per Shqipri. Ketu qendron problemi te ne shqiptaret se akoma e hame sapunin per djathe. Thote Saliu u hapen 200 mij vende pune, o burra ne i besojm, thote ai do bejme hidrocentralin me te madh ne europe, o burra i besojme, edhe pse kto premtime ka 10 vjet qe i ka bere... Mos te keqen se ti je goxha e re, mos u genje nga ujqerit e vjeter qe kan 22 vjet qe vetem zhvasin ket pupull injorant!, FAtkeqesisht....
 
Mua me pelqen te shikoj ate qe esht bere te mendoj pozitivisht e dashur ,realisht per shum gjera jam e kenaqur dhe pse duhett shumm shumm gjeraaaa per te beree ...
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Sali Berisha , nje Kryeminister kukull e vetem flet flet e sben asgje. nje kryeminister shume i zgjuar kundrejt nje populli shume te trashe. Ka ardhe koha qe te hape krahun,ka ik epoka Berisha tashme. Boll u ngopme me rrenat e tija e me premtimet e tija te shkrume ne leter ....
 
Ai esht e ardhmja jo historia :D
 
ok Kila , por nje njeri me mend ne koke e shef situaten . liria e mendimit eshte e ti e di me mire se cfare duhet te mendosh,por une se dua ta shof me berishen ne krye te shtetit. ai i bie ndesh fjaleve te veta,e taksave te veta. e mbyti popullin... skane lek njerezit e thjeshte te jetojne,a jeton me situaten ti , a shef perreth cfare behet ... logjiko pastaj mbro Z. Berisha .
 
Nje genjeshter e radhes e zotit Berisha per te vjedhur votat.
 
a e pe cfare tha per taksat e makinave,sikur nuk ishte ai qe i rriti taksat,sikur nuk ishte ai qe e permbtyi shkodren 7 here :@
eshte HEC plot me uje,fik dritat e shkodres,per cfare per me shit energjine elektrike :@
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

ok Kila , por nje njeri me mend ne koke e shef situaten . liria e mendimit eshte e ti e di me mire se cfare duhet te mendosh,por une se dua ta shof me berishen ne krye te shtetit. ai i bie ndesh fjaleve te veta,e taksave te veta. e mbyti popullin... skane lek njerezit e thjeshte te jetojne,a jeton me situaten ti , a shef perreth cfare behet ... logjiko pastaj mbro Z. Berisha .
Po ku paguajne taksa shqiptaret me
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Po ku paguajne taksa shqiptaret me
mbase atje ku rrin ti jo,por ktej nga ku rri une paguhen te gjitha nje me nje. po nuk i paguve te ven gjobe ai burri botes 3 fishin :)
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

ne fakt berisha i bo njerezit me zor njerezit me e votu pd cdokush voton si te doje nese esht i zoti tu bleje mendjet bravo i qofte po 100 her me mire sesa ai lugati qe sa her flet hidhet si gjel
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

a e pe cfare tha per taksat e makinave,sikur nuk ishte ai qe i rriti taksat,sikur nuk ishte ai qe e permbtyi shkodren 7 here :@
eshte HEC plot me uje,fik dritat e shkodres,per cfare per me shit energjine elektrike :@

Ska ca thot me tashi ai o WISHMASTER sepse esht i mbaruar dhe ska per te fituar, Dhe tashi qe po i vjen fundi zdi ca te flasi dhe premtoj me.
Kila: Po ku paguajne taksa shqiptaret me
Ashtu te duket ty sikur nuk paguajn por paguajm dhe 3 fishin qe paguan bota,leqe ku ke ikur ndo1her te mbyllesh dritat apo ujin ti apo telefon internet apo te maresh 1 certifikat etj dhe shifi taksat
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

mbase atje ku rrin ti jo,por ktej nga ku rri une paguhen te gjitha nje me nje. po nuk i paguve te ven gjobe ai burri botes 3 fishin :)

ik re mos na trego shqiptaret dhe dritat si pagujn jo taksa te tjera
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Kjo eshte e re o Cent , nuk i di keto gjera. ndaj e do Berishon kjo. Te ndertohet rruga e Arberit,,, cfare duhet rruga e Arberit nese ske infrastukturen ne shqiperi,ske nivel jetese... nje familje e thjeshte ska kursime te veta per ne pleqeri ....
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Ska ca thot me tashi ai o WISHMASTER sepse esht i mbaruar dhe ska per te fituar, Dhe tashi qe po i vjen fundi zdi ca te flasi dhe premtoj me.

Ashtu te duket ty sikur nuk paguajn por paguajm dhe 3 fishin qe paguan bota,leqe ku ke ikur ndo1her te mbyllesh dritat apo ujin ti apo telefon internet apo te maresh 1 certifikat etj dhe shifi taksat
po te themi se paguam taksa jo qe do meren ato taksa do meren se skan ku shkojne
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

ik re mos na trego shqiptaret dhe dritat si pagujn jo taksa te tjera

Pse Burreli nuk ndodhet ne SHQIPERI ??? o Kila nese je per te argumentuar dicka reale agrumentoje por mos fol pergjumesh.Kush qenka ajo familje qe spaguan dritat ne shqiperi,me gjej 1 familje ti qe nuk paguaka taksat?? Ti qenke jasht orbite o goce pasi dhe ata qe skan paguar drita ne 1997 ia kan vendosur ne taksat dhe ja mbajn cdo muaj me an te bankes apo pensioneve.Informohu si esht jeta reale pastaj shkruaj
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Kjo eshte e re o Cent , nuk i di keto gjera. ndaj e do Berishon kjo. Te ndertohet rruga e Arberit,,, cfare duhet rruga e Arberit nese ske infrastukturen ne shqiperi,ske nivel jetese... nje familje e thjeshte ska kursime te veta per ne pleqeri ....

ne ditet e sotme nuk kursehet me . Pse emigrantet ca kursejne nese kan kursyer ndonje lek cdo 6 muj 600 euro siguracion makine pagujn . Sot puna esht puno jeto ska pasuri vetem po pate naj trashegimi , fito ndonje llotari dhe ben krime
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Pse Burreli nuk ndodhet ne SHQIPERI ??? o Kila nese je per te argumentuar dicka reale agrumentoje por mos fol pergjumesh.Kush qenka ajo familje qe spaguan dritat ne shqiperi,me gjej 1 familje ti qe nuk paguaka taksat?? Ti qenke jasht orbite o goce pasi dhe ata qe skan paguar drita ne 1997 ia kan vendosur ne taksat dhe ja mbajn cdo muaj me an te bankes apo pensioneve.Informohu si esht jeta reale pastaj shkruaj o Kila

Per mendimin tim , per te kapur keto argumente nuk duhet te flase nje njeri me mendje te lehte por nje njeri qe e di se cfare do per vete. kjo Kila as nuk ia ka idene se cfare flet dhe nuk ia ka iden se cfare kerkon nga e ardhmja ... ska asnje vizion te qarte te saj apo se si do e donte jeten ... une e mbyll ketu argumentin tim, Flm cent :)
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

kila dhe hajduti mduket i kan vene qellim vetes me na acaru neve tjerve :P... haha, po ja arrijne ne fakt:D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

ne ditet e sotme nuk kursehet me . Pse emigrantet ca kursejne nese kan kursyer ndonje lek cdo 6 muj 600 euro siguracion makine pagujn . Sot puna esht puno jeto ska pasuri vetem po pate naj trashegimi , fito ndonje llotari dhe ben krime

para se te flasesh per emigrantet , shif standartin ku ata jetojne pastaj ec e fol me mua . shendet :)
 
Titulli: Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Pse Burreli nuk ndodhet ne SHQIPERI ??? o Kila nese je per te argumentuar dicka reale agrumentoje por mos fol pergjumesh.Kush qenka ajo familje qe spaguan dritat ne shqiperi,me gjej 1 familje ti qe nuk paguaka taksat?? Ti qenke jasht orbite o goce pasi dhe ata qe skan paguar drita ne 1997 ia kan vendosur ne taksat dhe ja mbajn cdo muaj me an te bankes apo pensioneve.Informohu si esht jeta reale pastaj shkruaj

po ja qe nuk paguhen o cent ua kepusin i lidhin gjith ne burg duhet ti fusin qe te mesojne di une gjithato raste i dashur
 
Back
Top