Berisha- Liberman: Dy shtetet të jetojnë në paqe

eGo0sTyle

System Engineer
takimi2-300x273.jpg

TIRANث- “Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm zgjidhjen e mbështetur dhe nga komuniteti ndërkombëtar për dy shtete, të cilët të jetojnë në paqe të qëndrueshme mes njëri – tjetrit dhe në siguri”.
Këtë qëndrim ka shprehur sot kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Lieberman.
Berisha pranoi se Shqipëria ndjek me vëmendje të gjitha përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme duke shpresuar që ky proces të vazhdojë në interesin më të mirë të të dy popujve, izraelit dhe atij palestinez, si dhe paqes, sigurisë e bashkëpunimit në këtë rajon.
Në takimin dypalësh u fol për marrëdhëniet politike shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i të dy qeverive dhe vendeve për t’i thelluar e konsoliduar më tej marrëdhëniet shumë të mira politike, si dhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ekonomik e të gjithanshëm në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve.
Me rëndësi sipas tyre do të jetë shkëmbimi i eksperiencave në fushën e arsimit, kërkimit shkencor e zhvillimit teknologjik, në Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit (ICT), në fushën e mjekësisë, si edhe thithja e investimeve izraelite në fusha si ajo e turizmit, bujqësisë, energjetikës, etj

Panorama.
 
Back
Top