Berisha: Kriza, në mendjen e sëmurë të opozitës

eGo0sTyle

System Engineer
sali-berisha-grupi-kuvendor-300x198.jpg

TIRANث- “Rritje ekonomike, rritje pagash e pensionesh dhe asnjë krizë, përpos asaj që ekziston në mendjen e sëmurë të opozitës”. Kështu është shprehur sot kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Ai është ndalur edhe njëherë në vendimin më të fundit për rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar atë vazhdim të politiës konstante të qeverisë dhe premtimit të maxhorancës qeverisëse.
“Ky është viti i gashtë që në Shqipëri ka një maratonë të vërtetë dhe kjo ka qenë rritja e rrogave dhe pensioneve. Rritje e cila ka tejkaluar të gjitha parashikimet, që u shpall si parimi kryesor i platformës sonë, në një kohë kur ekonomia botërore dhe evropiane ishte në ditët më të mira të saj, por që u mbajt me vendosmëri të madhe nga ne edhe në vitet e krizës më të thellë që bota ka njohur që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar deri sot”- tha Berisha.
Ai ka numëruar rritjen që është bërë për pagat në arsim e administratë dhe për pensionet në përgjithësi, ka përmenduar rritjen e madhe të eksporteve dhe përfitimet e shumta që erdhën si pasojë e refromave të ndershme ekonomike të realizuar nga qeveria.
Kryeministri ka premtuar se do të vazhdohet me projektet ambicioze, që po ndryshojnë me shpëjtësi të madhe Shqipëri. “Përkundër këtij realiteti kanë qenë dhe vajet e kollagjerëve të krizës, përpjekje e pabazuar, për të nxirë vendin deri ditët e fundit kur dolën dhe shpallën se vendin e pret kriza greke, keqdashje dhe zemërligësi e shkallës më të lartë. Opozita e miliarderëve është opozitë me defekt. Ata nuk mund ta prekin, ndjejnë e përjetojnë realitetin. Nëse ndjek realitetin nuk mund të shpallësh vepër kriminale rritjen e rrogave dhe pensioneve, kur sado janë rritur të gjithë meritojnë t’i kenë më të larta se kaq. Nuk mund të kërcënosh dhe të bësh fjalë për krizën e borxheve të Greqisë, në një kohë kur borxhi ishte 72% dhe sot është 59.7%”- tha ai.

Panorama.
 
Back
Top