Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me shqiptarë

Love

βeℓℓe â๓e
Berisha në Mynih kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me shqiptarë !

berisha-300x270.jpg


Munich - Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar tërësish të papranueshme idenë, sipas së cilës, shqiptarët të coptuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njëri-tjetri. Këto qëndrime Berisha i shprehu gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së 49-të Sigurisë në Mynich, ku mbajti një fjalë në sesionin me temë “Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug – Lindore dhe Kaukaz”.


Kreu i qeverisë shprehu bindjen se albanofobia, në të gjitha qendrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon stabilitetin në rajon.
“Unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje, se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”,- tha kryeministri.

Duke ju referuar marrëdhënieve me fqinjët, Berisha theksoi se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha iu referua dhe marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Francës, të cilat u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi, por sipas tij, kjo gjë nuk po ndodhe në rajonin tonë.
klikomomentin.com


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Kur nje matuf 70 vjecar qe sle rast pa dale ne televizor si ata femijet e kopshtit tu marre poza lejohet te na drejtoje prite zot ca mund te na ndodhe ndonje dite..
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Ky edhe pak ja kalon enver hoxhes :)
 
Pe: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me shqipta

Nëse e ka thënë mirë ia ka bë!
Duhet ta dijë Bota, se ka ende probleme
të pazgjidhura në Ballkan, para të cilave
nuk mundesh thjesht të i mbyllësh sytë!

Ajo, çfarë ka për të ndodhur, nuk e ndal asgjë!
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Ky se paku po e lan gojen, te tjeret e shesin Shqiperine ne menyre tinxare.
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Jemi i vetmi shtet qe genjehet me prrallat e sales pfff i vetmi shtet me mjekesin qe ja kalon dhe gjermanis , me pak llafe jemi i shtet M... .
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Problemi jon eshte qe duhet ndryshuar komplet perlamenti se ndryshe jemi drejt humneres
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Kercenim?
Nahh por ne 300 vite nje duhej tia bente qejfin ne shqiptareve te shkrete.
 
Titulli: Berisha kërcenon fqinjët, jemi i vetmi shtet që kufizohemi me 5 shtete me sh

Aman kur kercenon edhe ky qe detin ja shiti grekut dhe energjine serbise te gjitha Ishin ne gazeta publike nuk reagoj fare edhe komente nuk beri kjo te Ben te mendosh qe ka humbur popullaritet.....Kame takuar nje diplomat anglez dhe vura bast se Kush do fitoje ai mendonte se Edi Rama une thashe nuk e leshon ore tha vendosim ne se Kush e merr!!!!
 
Back
Top