Berisha fton izraelitët: Investoni, kemi potenciale

eGo0sTyle

System Engineer
berisha-1.jpg

TIRANث- Kryeministri i vendit Sali Berisha, duke prezantuar potencialet e shumta ofron Shqipëria ka ftuar biznesmenët izraelitë të investojnë në Shqipëri e të përfitojnë nga lehtësirat që ofron ky treg.
Në fjalën e mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael, që zhvillohet me rastin e vizitës së zëvendëskryeministrit izraelit, Avigdor Lieberman, Berisha i është drejtuar në anglisht të pranishmëve, duke bërë një panoramë të gjerë të gjithë mundësive që ofron vendi.
Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël, por me një vijë bregdetare të gjatë, ka potenciale pa fund dhe mundësi të shumta për t’u shfrytëzuar në turizëm, energjetike dhe bujqësi, ndërkohë që politika e taksave dhe detyrimeve është tejet lehtësuese.
Ai vlerësoi marrëdhënien e mirë mes dy vendeve dhe insistoi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik shtrirë në shumë sektorë. “I gjithë vendi është në ndërtim. Kompanitë izraelite janë mëse të mirëpritura”, tha Berisha, duke numëruar punën e bërë nga qeveria për zhvillimin e vendit.
“Janë mbjellë më shumë se 10 milion pemë ulliri, dhe kompanitë tuaja mund të përfitojnë duke marrë me qera tokat me një çmim shumë të lirë. Kemi një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe. Këto janë vetëm disa nga potencialet tona dhe keni një mik të vërtetë, sepse qeveria shqiptare ju mbështet që ju t’i shndërroni përpjekjet në një histori suksesi”, tha ai.

Panorama
 
Back
Top