Berisha e ka ndryshuar ditëlindjen për ta pasur më afër atë me Enver Hoxhën

Зngjεll

___________
Kryeministri, Sali Berisha, ka lindur më 1 korrik të vitit 1944. Kjo gjë vërtetohet nga listat zgjedhore që janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.

Por në të gjitha rastet e tjera kryeministri, Sali Berisha, paraqet një tjetër ditëlindje, atë të 15 tetorit të vitit 1944.

Nuk është një lajthitje nga të shumtat e sistemit elektronik të gjendjes civile. Gjithçka është shumë e saktë. ثshtë vetë kryeministri që ka ndryshuar ditëlindjen, madje ka caktuar vetë datën, pikërisht 15 tetorin e vitit 1994.

Njerëz pranë kryeministrit Berisha thonë se ai e ka bërë ndryshimin në vitet ‘70, kur ai ishte anëtarësuar në Partinë e Punës. Shkak për këtë ndryshim ishte dëshira e kryeministrit aktual për ta pasur ditëlindjen më afër asaj të diktatorit Enver Hoxha.

Vetë kryeministri e ka mohuar prej kohësh lidhjen e tij me Partinë e Punës e është përpjekur të distancohet sa më shumë prej asaj periudhe. Një dëshmi rrëqethëse u publikua para disa kohësh nga një i përndjekur që deklaronte se Berisha kishte dëshmuar për burgimin e tij.

Në protestat që shpërthyen dhe që sollën rënien e regjimit, Berisha u dërgua nga përfaqësues i presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, e më pas u kthye në anën e studentëve protestues. /Tema/
 
Po Berisha donte te kerkone edhe azil politik po se la Nano ta bente shume nuk i dine keto gjera
 
Te gjithe i dine keto gjera dhe perseri ja japin voten .
Arsyja eshte se nuk ka me te mire.
 
Normale shikoni firmën e Hostel dhe do e kuptoni të gjithë
Kot si kanë vënë emrin "Diktator Modern" dhe vetëm disa qytete nga veriu e votojnë këtë se shumica e ka parë dhe i ka hapur sytë kush është - djali i Enverit di ai si ti marri votat dhe të mbajë njerzit në mashtrime sepse ka patur një mësues shumë të mirë Enverin ia ka marrë të gjitha metodat.
 
Po e the ti po ta besojme e do disa shekuj ne kosove?
 
Une ndonjehere nuk i kuptoj partite shqipetare... vertete nje parti mbane emrin partia demokratike, po ku eshte demokracia...? Dhe shikon lajme te tilla dhe fillon mendon se a jemi apo sjemi vend demokratik ne... SE DI!
 
Medjat ne Shqieperi vertete qe vuajne per maturi, madje shume prej tyre e keqkuptojne misionin e tyre ne terma dhe e keqinterpretojne ate ne vepra. Te paturit te drejte per te shkruar fjalen e lire, ato shume here e kthejne ne intepretimin e te shkruarit te jo reales. Psh, ne kete artikull nuk theksohet askund se perse Sali Berisha do ta kishte bere nje levizje te tille. Arsyeja e dhene eshte shume pergjithesuese dhe nuk perdore emra konkret qe e kane bere kete deklarate. Arsye te shumta qe rubrika te tilla te lexohen vetem per argetim.

Jo cdo artikull i shkruar eshte i vertete, ndoshta eshte e rendesishme qe te theksohet shume kjo, sidomos kur kemi te bejme me medja qe mbajne krahe politike.

Tek e fundit, mjafton qe ta lexosh se kush e ka shkruar.
 
Sa lajm palidhje. hahaha
 
Një lajm shumë shumë me lidhje por kur njerzit bëjnë sikur nuk e kuptojnë është tjetër temë kjo
 
Back
Top