Berisha: E dija që do dështonim me vizat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në një intervistë për radion "Deutsche Welle" Kryeministri aktual, Sali Berisha, ka bërë një përmbledhje të ecurisë së procesit zgjedhor të 28 qershorit, duke e konsideruar atë si një nga më të mirët e historisë së demokracisë shqiptare. Kështu, ai pranon për herë të parë se qeveria e tij dështoi përsa i përket liberalizimit të vizave, për shkak të ecurisë jo të mirë të procesit të pajisjeve të shqiptarëve me pasaporta biometrike, duke lënë kështu jashtë ndikimit në këtë vendim të zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Zoti Berisha, Komisioni Evropian propozoi më 15 korrik, që strukturat përkatëse të BE-së, të nisin procedurat për heqjen e vizave të udhëtimit drejt vendeve të hapësirës së Shengenit për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria nuk u përfshi në këtë grup. Si e komentoni ketë vendim të Brukselit?
Përshëndes vendimin e KE-së. Ai përbën një zhvillim shumë pozitiv jo vetëm për qytetarët e atyre vendeve, por për të gjithë rajonin, i cili është i bashkuar në perspektivën e tij evropiane. Sa për Shqipërinë është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa si në pasaportat biometrike, ashtu edhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë. Tani po përpiqemi të pajisim qytetarët e Shqipërisë me pasaporta biometrike. Nëse më pyet: A prisja që Shqipëria të përfshihej në listën e parë krahas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë? Do të përgjigjem jo - nuk e prisja. Kjo sepse jemi ende me proces zgjedhor të papërfunduar dhe ende nuk ka përfunduar pajisja me pasaporta biometrike. Prandaj e konsideroj një vendim pozitiv atë të KE-së, të Komisionerit Olli Rehn dhe të Zv.Presidentit të këtij Komisioni, Jacques Barrot. Pra, nuk mund të them që Shqipëria është diskriminuar qëllimisht. Jo. Të tjera vende prej vitesh kanë një sistem identifikimi shumë më të mirë se Shqipëria, e cila po e zhvillon tani. Shoh një qëndrim objektiv të KE-së dhe më mbetet të punoj për të plotësuar të gjitha kërkesat për lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë është një zhvillim i jashtëzakonshëm me ndikim real, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë, për këto pjesë të Ballkanit ku vizat liberalizohen dhe është e domosdoshme të bëhet mbi bazën e standardeve të sigurisë më të lartë.
Le të kthehemi në çështjen e ditës në Shqipëri: përfundimin e procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultatit zyrtar përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Pse po vonon ky proces?
Në historikun e zgjedhjeve, këto janë zgjedhje ku ankesat janë shqyrtuar në kohë rekord, po kështu edhe nxjerrja e rezultatit paraprak. Këto janë zgjedhje, që pavarësisht nga zhurma që bëhet, numri i ankesave është 20 herë më i vogël se në zgjedhjet e mëparshme. Nga 400 ankesa që ka pasur në zgjedhjet parlamentare të 2005-ës, ka vetëm 20-25 ankesa. Këto flasin shumë. Kam dëgjuar që ka patur vërejtje për procesin e numërimit, por ky është numërimi më transparent që është bërë ndonjëherë, numërimi me kamera. اdo çështje e ngritur në qendrat e numërimit të votave mund të verifikohet sepse është e filmuar. Po kështu, subjektivizmin mund ta masim shumë kollaj përmes procesverbaleve.

Në raportet paraprake të OSBE/ODIHR-it për procesin zgjedhor dhe numërimin e votave, klima e theksuar e mosbesimit mes palëve shihet si një mangësi që dëmtoi procesin zgjedhor, sidomos atë të numërimit. Ku i shihni mundësitë që kjo klimë të ndryshojë për mirë?
Ligji dhe zbatimi i ligjit. Rruga më shkëlqyer e një procesi është zbatimi i ligjit. Kundërshtari im politik nuk e pranon humbjen. Por ja që populli nuk ia dha atij fitoren, votoi koalicionin tim, që doli me 4-5 deputetë më shumë.
Zoti Berisha, ndërkohë që priten rezultatet përfundimtare, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor do të pranojë ose hedhë poshtë kërkesat e PS-së dhe të PD-së, për të ndryshuar rezultatet e deritanishme të shpallura nga KQZ-ja, ju po projektoni qeverinë e re Berisha-Meta. Cilat janë prioritetet e saj?
Shqipëria evropiane. Një tërësi reformash të gjithanshme, që e afrojnë Shqipërinë me vendet e BE-së. Ky është projekti më ambicioz që kemi paraqitur ndonjëherë, por tërësisht i realizueshëm. Rruga e realizimit janë reformat, reformat dhe përsëri reformat. Shqipëria ka nevojë për reformat, si zogu për ajrin për të fluturuar. Ato nisin që te zgjerimi i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve shqiptarë, konsolidimi i institucioneve, pavarësia e sistemit gjyqësor, rinovimi i plotë i infrastrukturës, zgjerimi i lirisë së tregut, zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe shoqëria digjitale etj.Shekulli
 
Kur e dinte pse foli gjuha para mendjes???
 
Ate te Lirise e di te pakten idiot qe mban me shpresa nje popull qe po behet me idiot se ty
 
Jo vetem Berisha qe e dinte , por edhe populli Shqiptar e ka te kjart qe do te
duhen shum vite qe te leviz lirshem ne Europe.
 
Zoti kryeminister tashme ne cdo interviste flet ne veten e pare "Më mbetet të punoj për të plotësuar të gjitha kërkesat për lëvizjen e lirë.... Kundërshtari im politik nuk e pranon humbjen. Por ja që populli nuk ia dha atij fitoren, votoi koalicionin tim, që doli me 4-5 deputetë më shumë.... etj etj "
Gjithcka mund te quhet kjo qe don te na sjell zoti Sali , vetem democrazi JO ! Meshire popullit qe vazhdon i lumturohet faksit qe ka mund te ushqehet ... !
 
po mire ky sharlatani ca djallin pret,pse nuk ben pasaportat biometrike,apo ka frik se mos kalojme ndonjehere ne vend te parafundit ne,se vendin e fundit e kemi pas te garantuar gjithmone.
Te fundit pavaresine nga turku,te fundit permbysem regjimin komunist,vendi me i varfer i europes,perseri te fundit.
epo te qarkullojne serbet lirisht neper europe qe jo me shume se 10 vjet me pare ishin armiq te betuar te europes,kjo do te thote shume,do te thote qe klasa politike Shqiptare, pa perjashtim te majte dhe "te djathte"(se dhe kta te majte jane ne fakt, kot cirret ish sekretari i partise punes berisha qe eshte i djathte)eshte klasa me e degjeneruar e planetit.kta shk.erdhata mendojne vetem per lek per asgje tjeter.
vete ata qarkullojne lirisht neper europe nuk ju qethet per Shqiptaret.

ptu felliqesirat,kermat e kombit,politikane mu.ti.
 
Me vjen per te qeshur kur degjoj kryeministrin e Shqiperise qe thote e dinim se do te deshtonim. Ndoshta te gjithe e dinim apo te gjithe duhet t'a themi por kryeministri jo.
Kemi hyre ne NATO dhe kemi qene te ndergjegjshem qe nuk e meritonim, por nuk kemi hezituar t'i japim meritat Berishes. Tani nuk u perfshime ne liberalizimin e vizave dhe duhet qe te kemi te drejten tone qe t'i japim fajet qeverise qe na drejton. Ky ishte nje deshtim i kesaje qeverije. Nuk mundemi te behemi viktimat e Europes dhe te themi, nuk mundemi, nuk jemi, nuk arrijme. Atehere duhet te shtrojme nje pyetje, pse Shqiperia sot nuk ka pasaporta biometrike?? Sepse zyrtarisht ky ishte motivi qe Europa nuk i liberalizoi vizat me Shqiperine. Dhe mos te dalim me motivet e zakonshme, se jemi prapa dhe nuk plotesojme kushtet. Qe te paiseshim me pasaporta biometrike do te mjaftonin vetem gjysma e miliona eurove qe ju dhane kompanive te sondazhve, apo 1/3 e parave qe u shpenzuan per fushaten elektorale.
Pastaj nese duhet t'i shikojme gjerat me objektivitet eshte e natyrshme qe jemi prapa Serbise Malit te Zi dhe Maqedonis. Sidoqofte enderra 500 vjeçare e Gjergj Kastriotit shume shpejt do te behet ralitet, shqiptaret shume shpejt do te livizin te lire brenda kontinentit te vjeter, qe jo gjithmone ka qene kordial me ne.
 
ku jane ato demokratet brainwashed te forumit te vine e lexojne brockullat qe flet lideri i tyre. Skandaloze, e dija thote. Me vjen keq se do zhgenjeje ato qe e mbajne per idhulll kete plehre qe vjen ere qe larg.
 
Ne qofte se: Ja kini vene veshin Sales kur behen propozime nga BE per Plotesimin e formularitetit dhe perbushjen e tij ??

Sala me perpara jep pergjigjen (perfunduese) dmth se si do perfundojme e ka shume te qarte edhe eshte shume i sigurte kur e thote " Uroja qe ta arijme qellimit por por por por " (sepse Sala kete shprehejn "POR" e ka te tijen personale dhe me kadaster.. Kur thote Sala "POR" ne funde te fjalimit .. eshte NCUQ s'kemi gje popull..

Edhe keshtu qe ta dini .. kur sala te mbaroje fjalimin .. kini kujdes : Po theksoi "POR" ne funde ...!!!
C'do gjeje i dihet perfundimi .. dmth do hapim tema perseri perse deshtuam "X" arsye !!
 
Ballkani,sic kuptohet por pak dihet,eshte nje arene e konfliktit te hapur ekonomiko-politik ndermjet Amerikes dhe Europes.Qendrimi i Europes ndaj vendeve me shumice myslymane Bosnje,Shqiperi,Kosove,Turqi eshte i qarte.Eshte qendrim,qe dikush ja ka qejfi ta b’perkthej ne nje kontradikte bindjesh fetare,ose dikush tjeter ne kontradikte kushtesh te vena dhe te zbatuara inflacioni,pashaportsha,regjistrimesh popullsie,ruajtje-mosruajtje kufijsh,konkurence cmimesh te produkteve….e tj dhe dikush tjeter ta keq perkthej si mos pelqim e Europes,ose mos pelqim racor e cfare tjeter qe mund te argumentojne specialistet e fushave perkatese.
Por ku qendron zemra ose kuore e problemit??Pushtetin ne Amerike e moren demokratet.Pas nji qendrim pothuajse pasiv te te fjeturit te pasur Bush i I riu ne 8-vjetet e pushttit te tij,ne krye te shtetit Amerikan per keto ceshtje vjen bashkshortja e Klinton,nje njohese e mire e Ballkanit si pasoje e veprimeve te bashkshortit te saj Klinton gjate qeverisjes se tij dhe Biden.Biden,nje karakter i forte dhe hapur,eshte i njohur per pozicionin e tij te drejte mbi Serbine.Mos te harrojme qe Biden ka thene per Serbet qe “Serbet jane kasape”.Europa franko-italiane e ka akoma shijen e hidhura te deklaratave te tilla qe ndikonin negativisht ne Investimet e tyre te bera ne Serbi.Por Biden tashme ka ndryshuar pakez pozicion duke thene qe “e pelqen Beogradin”,por populli serb ka rezerva ne lidhje me Ameriken,por nuk harron te thote qe Kosova eshte nje shtet i pamvarur.Nji si kjo shprehje e dashurise se re t’Biden per Beogradin e serbet,Europa e vjeter perseri e shikon xhelozisht si nje marje te re dhe kundedrvepron me ane te vizave.Biden gjtihashtu deklaron hapur,veti kjo e amerikaneve,qe nuk ka qejf te takohet ne ata pjestare te qeverise Serbe qe ende vazhdojne te llomotisin nen tymin nacionalist qe Kosova eshte Serbe .
Por,Serbia nga njera ane dhe Kosova dhe Shqiperia nga ana tjeter tregojne me se miri se ku jane kufijte e fuqise nderjemet Amerikes dhe Europes.
Nga njera ane Europa nuk deshiron qe ballkani te jete nen ndikimin Amerikan,ndersa nga ana tjeter vepron per te marre nen ndikim ne menyre te pjeshme ate pjese qe eshte e pakenaqur nga Amerika.Dhe nen kete qellim Europa gjen mekanizma te tilla si vizat,aq sa ka mudesi maksimale te karremoje,ne kunderpergjigje te rulit Amerikan.Keto jane gabime konjukturash,te cilat veshin syte e i turbullojne mendjen Europes,por qe ne thelb cojne uje ne mullirin Amerikan,ku kuptohet qe Shqiperia ka maksimumin e interesave te saj favorizuara.
 
Back
Top