Berisha do te vazhdojme revolucionin e ndertimit te rrugeve.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Berisha : Do të vazhdojmë revolucionin e ndërtimit të rrugëve
17-07-2009 / Gazeta Rilindja



Kryeministri Berisha theksoi dje në Mat, gjatë përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Mat-Muhurr, që lidh rrethin e Matit me atë të Dibrës, se qeveria do të vazhdojë revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një vend ndër më të zhvilluarit në rajon dhe më gjerë.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur sot se në këtë përurim, ku loti i parë, me një gjatësi prej 5 kilometrash dhe me një vlerë rreth 47 milionë lekë, pritet të mbarojë brenda 60 ditësh, Kryeministri Berisha theksoi se "kjo rrugë, që bashkon dy qendrat kryesore të këtij qarku, Peshkopinë dhe Burrelin, do të jetë e standardeve ndërkombëtare, do të ndihmojë banorët e këtyre komunave, nga Peshkopia në Burrel, për të dalë më lehtë në treg, do të normalizojë transportin e tyre". Kryeministri Berisha garantoi banorët e Matit se "sapo të përfundojë projekti i rrugës Rrëshen-Klos, edhe kjo rrugë do të fillojë në të gjithë trajektoren e saj. të ndërtojmë Shqipërinë turistike. Ne do të vazhdojmë ta shndërrojmë Shqipërinë në superfuqi energjetike rajonale". Kryeministri Berisha vuri në dukje se në këto zgjedhje nuk ka të humbur. "Të humbur janë vetëm ata, të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtar,

Fjala e plotë e kryeministrit Berisha

Se pari desha te falnderoj perzemersisht te gjith qytetaret e Matjan dhe mbar shqiptar qe moren pjese ne votime dhe besuan projektin e shqiperise europiane,
Fushata mbaroi, zgjedhjet përfunduan, shqiptarët votuan. Matjanët votuan për projektin europian, votuan për projektin për Matin europian, votuan per amanetin e trimave Matjan, por i dhanë edhe ndëshkimin merituar alternativës së bazuar në shpifje, trillime, mashtrime, armiqësi të hapur ndaj korridorit të kombit, armiqësi të hapur ndaj zhvillimit të vendit. Një ditë dilte kundër rrugës, kundër korridorit të kombit, nesër ju garantoj se do të sulmojë rrugën e Arbrit, të cilën do ta ndërtojmë me shpejtësinë më të madhe. Dje u ngritën kundër investimeve në turizëm, kundër investimeve në energji. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë Shqipërinë turistike. Ne do të vazhdojmë ta shndërrojmë Shqipërinë në superfuqi energjetike rajonale. Ne do të vazhdojmë të garantojmë furnizimin me ujë 24 orë të të gjitha familjeve shqiptare. Ne do të vazhdojmë revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një vend ndër më të zhvilluarit në rajon dhe më gjerë. Ndaj edhe në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Të humbur janë vetëm ata, të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtar, nuk kanë asnjë interes social, nuk kanë asnjë interes familjar, përveç interesave vetjake dhe klaneve mafioze, me të cilat janë të lidhur. Me ata do merret ligji. Ne së bashku do të vazhdojmë projektet për një Shqipëri që katër vitet e ardhshme do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri europiane.

Edhe një herë gëzuar dhe ju garantoj zoti kryetar se qeveria ime do të investojë dhe financojë çdo projekt tuajin, çdo projekt të komunave të Matit dhe të komunave të Shqipërisë.
 
Ketu opozita duhet te ngule kembe me se shumti. Rruga e Arberit dhe rruga qe lidhe Shqiperin Jug-Veri ishte premtim qe nuk guxon te lejohet te anashkalohet dhe tani duhet te shohin driten. Keto rruge jane arterie te Shqiperise dhe ato per mendimin tim duhet te realizohen ne dy vitet e para te qeverisjes. Per kete opozita duhet te beje shume presion. :gjujpeshk:
 
Shqiperia ska nevoje per rruge por per shume gjera te tjera rruga eshte dhe mbetet problemi i fundit
 
ndertimi i rrugeve ne vitin 2009 quhet revolucion?

Revolucion esht fjale shum e madhe..un spo guxoja ta permendja ktu
 
Back
Top