Berisha: Do të protestojmë dhe fitojmë kundër narko-republikës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Berisha: Do të protestojmë dhe fitojmë kundër narko-republikës

kuved-768x512.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit u bëri thirrje shqiptarëve të të gjitha moshave dhe shtresave që të bëhen pjesë e protestës së 27 janarin, e cila sipas tij do të jetë dita kur ‘shqiptarët guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narkorepublikës që ndërtoi një klikë unike në botë pas asaj të Koresë së Veriut’.

“27 janari është një ftesë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë të kujtohen se bashkëmoshatarët e tyre, 10 për qind e të cilëve kanë vetëm 1 vakt se kjo lukuni vjedh çdo ditë dhe rrënon shqiptarët. Ndaj bashkohuni me prindërit tuaj për të protestuar në mbështetje të bashkëmoshatarëve tuaj. Kurrë më parë e ardhmja s’ka qenë më e komprometuar, se juve jeni viktimat më kryesore të këtij regjimi.

Thirrja është për gjimnazistët, studentët, të ngrihen e të mos pranojnë tarifat stratosferike për interesa të klientëve të Edi Ramës. Ky po vret shpresën tuaj përditë, vrasje shprese nga një njeri që jeton në saraje. Kanë ikur shqiptarët në vitet ’90, por të ardhurat për frymë në atë kohë na rendisnin të tretë nga fundi bashkë me Ugandën. Kurse sot, paratë e shqiptarëve i vjedhin oligarkët. Thirrja ime është për të varfrit shqiptarë që shohin si alternativë vetëm largimin; Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti”, tha mes të tjerësh Berisha.

(gazeta-Shqip.com)
 
Shqiptaret me kete proteste do te japin nje mesazh shume te qarte: nuk ka vend per ju ne Shqiperi!

Kemi ardhur ne nje qorrsokak, ne nje kryqezim fatal, ku zgjedhja para nesh eshte: nje Shqiperi Evropiane apo nje Shqiperi Kolumbiane!

Darius
 
Makar te kish sikur e nje fije vertetesi ne ate pisllek manifest qe do behet ...edhe une do shkoja!
Por jo smund te vihem krahe figurave te ndyra qe shkaterruan kete vend!
Monika ? Berisha? Iliri? Lulzimi?
Perse u dashka te ngrihem sot ne proteste kur zanafilla e narko-trafikut ishin pikerisht keta?
Si mund te ngrihem me Berishen qe pranon me ze e figure se Lazarati ishte vendim i tij politik
Si mund te ngrihem me Meten dhe shpuren e tij qe bene miliarda duke vjedhur cdo qindarke te ketij populli?
Si te ngrihem me Lulushken qe me bindi se ndeshkueshmeria ne kete vend perfitohet me "tejkalim procedurash?
Ku ku shkuan parate e taksapaguesve?
Ku jane autoret e vrasjes se 21 janarit?
Epo Berisha e krijoi precedentin....keshtuqe mjere ai qe e ka per hise , dhe jo nga qeveria (sepse kjo qeveri mund te jete me e ndyra, por asesi vrasese), e skenaret e Saliut me shok jane makabre.
Mjere kujt do i bjere per pjese te haj ndonje plumb stilolapsi, apo cader pistolete......popull i mjere
 
Protesta le te zhvillohet , nuk ka gje te keqe ...prb eshte kush i organizon, pikerisht k'to qe kane bere nje mije te zezat per veten e tyre, parti me pulle te kuqe.

Nejse, le te shikojme ... jam kurioze se qysh do te sillen njerezit/populli edhe k'to vete , shpresoj qe te jete nje proteste vertet demokratike pa rremuja e viktima, por te fokusohen tek qellimi i protestes.
 
Uroj te jete proteste e shendetshme dhe te sjelle rezultate.
 
Protesta nuk do të sjelli ndryshim siç nuk sollën protestat që bënte opozita e PS.
 
Makar te kish sikur e nje fije vertetesi ne ate pisllek manifest qe do behet ...edhe une do shkoja!
Por jo smund te vihem krahe figurave te ndyra qe shkaterruan kete vend!
Monika ? Berisha? Iliri? Lulzimi?
Perse u dashka te ngrihem sot ne proteste kur zanafilla e narko-trafikut ishin pikerisht keta?
Si mund te ngrihem me Berishen qe pranon me ze e figure se Lazarati ishte vendim i tij politik
Si mund te ngrihem me Meten dhe shpuren e tij qe bene miliarda duke vjedhur cdo qindarke te ketij populli?
Si te ngrihem me Lulushken qe me bindi se ndeshkueshmeria ne kete vend perfitohet me "tejkalim procedurash?
Ku ku shkuan parate e taksapaguesve?
Ku jane autoret e vrasjes se 21 janarit?
Epo Berisha e krijoi precedentin....keshtuqe mjere ai qe e ka per hise , dhe jo nga qeveria (sepse kjo qeveri mund te jete me e ndyra, por asesi vrasese), e skenaret e Saliut me shok jane makabre.
Mjere kujt do i bjere per pjese te haj ndonje plumb stilolapsi, apo cader pistolete......popull i mjere

Pse nuk del kundër Ramës icili premtojë drejtësi dhe flet për çuna të mirë?!
 
Pse nuk del kundër Ramës icili premtojë drejtësi dhe flet për çuna të mirë?!

Do dal kur te jete nisme nga shoqeria civile pa prapavije politike!
Kur te vij ajo dite qe te kemi te tille organizma ,ku protesta te legjitimoj kauzen do jem e une pjese e protestave, deri atehere do bej termet ne gote neper virtual!
 
Kte po thoja pse nuk i organizon ti kto nisma.اtë mungon?
 
Dëshira? Hmm egoiste.
Nejse.
 
Policia bën publike masat: Rrugët që bllokohen nesër

POlicia ka bërë publike listën me masat në lidhje me protestën e nesërme të opozitës në Tiranë.

Mësohet se pritet të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH për të siguruar rendin dhe qetësinë.

NJOFTIMI I POLICISE

Masat e Policisë së Shtetit për protestën e ditës së shtunë, 27 Janar 2018">2018

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, për të zhvilluar protestë në datë 27 Janar 2018">2018, nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

Ajo do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash.

Në datë 27.01.2018">2018, nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës “ Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”;
– Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”;

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zones, por edhe qytetarëve të tjerë, që duke filluar nga ora 00:00 e datës 27.01.2018">2018, nuk do lejohet parkimi i mjeteve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Papa Gjon Pali 2”.

Nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës brenda “Unazës së Madhe” nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijohen në rrugë alternative.

Gjithashtu do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Kufizimet dhe devijimet do prekin edhe linjat e transportit urban qytetas ku autobuzët e “Tiranës së Re” do kthehen tek sheshi “Willson”; linja e “Kamzës” do të kthehet tek ish-kafe “Flora”, ndërsa linjat e tjera në varësi të situatës.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri tek Pallati i sportit “Asllan Rusi”, Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri tek rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik.

Këto mjete transporti publik, pasi të zbresin qytetarët do të kthehen dhe do të parkohen, në:
• Terminalin pranë “Qytetit Studenti”
• Sheshin “Shqiponja”;
• Rrugën “Teodor Keko”.

Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroit”.

Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin.

Në të kundërt makinat do të spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e shtunë në segmentet që lidhin qendrën e qytetit me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën e tubimit dhe është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zbatimit të ligjit dhe e vendosur të ndëshkojë cilindo që cënon rendin dhe sigurinë publike. /albeu.com/
 
Si thua ti.Më mirë qesharake apo protestë çakejsh si më 21 janar?
 
Last edited by a moderator:
Mezi po pres lajmet e neserme per protesten... do zgjohet apo hic populli..:)
 
Mezi po pres lajmet e neserme per protesten... do zgjohet apo hic populli..:)

haahhaahah cja keput kot.
Akoma pret reagim qytetar dhe protesta vitale qe do sjellin vertet ndryshim?!
 
Populli votoi qarte ne Qershor 2017!

Sipas llogjikes, preosupozojm se PS vodhi/bleu votat (sic bente Berisha qe nga 91 deri ne 2009), mund te 'blinte' Edi Rama 750.000 vota?
E dini ju qe shkruani ketu sa e ka blere 1 vote LSI? 50-100€, ne çdo cep te Shqiperise, se Ilir Meta ka ndejt me Bllok ne dore 8 vite rresht, duke shantazhuar Edin dhe Saliun, se ai ishte paterica e te dyve!
Behuni koshient, nuk them qe Edi Rama eshte me i mire, as marr guximin ta them gojarisht, por ai eshte e keqja me e vogel sot per sot!

(Te pakten ky tregton lende narkotike, nuk e vjedh at popull sic beri kush mundi 22 vite me rradhe, por eshte munduar ta disiplinoi si Popull Europian, qe paguan drita, uje, taksa etj.)
 
haahhaahah cja keput kot.
Akoma pret reagim qytetar dhe protesta vitale qe do sjellin vertet ndryshim?!
Kam besim kete here.... lol
 
Back
Top