Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Berisha: Do pres me qetësi rezultatin në zyrën time, pas rezultatit do t’i telefonoj

Tiranë, 28 qershor – vetëm 30 minuta pas përfundimit zyrtar të afatit për mbylljen e qendrave të votimit, kryeministri Sali Berisha njëherazi kryetari i Partisë Demokratike ka dalë në një konferencë për shtyp me anë të së cilës u bën apel qytetarëve të presin rezultatin me maturi dhe qytetari.
“Përshëndes përfaqësuesit e të gjithave forcave politike të cilët menaxhuan sot të paktën sipas të dhënave deri të tanishme një proces zgjedhor dinjitoz e menaxhuan atë në tërësi në frymën e një bashkëpunimi bazuar në ligjin koncensual të miratuar nga parlamenti shqiptar” tha kryeministri.
“Falënderoj të gjithë qytetarët Shqiptarë që e vlerësuan në mënyrën më serioze këtë proces dua tu informoj se pjesëmarrja në këto zgjedhje përbën risinë pozitive është 15 për qind me e lartë se në vitin 2005 e në zgjedhjet lokale të vitit 2007.
Zgjedhjet do mbyllen, qendrat e votimit sepse orari kështu e përcakton do të vazhdojë ku ka njerëz në radhë, por faza me delikate është faza që vjen. Unë kam besim së pari te komisionerët të cilët e menaxhuan në një shkallë të lartë cilësie ligjore procesin zgjedhor. Së dyti kam besimin më të madh te forcat e policisë siç jemi dëshmitarë në këtë fushatë ka pasur zero implikim të forcave të rendit.
Kam besim të plotë se në traditën e tyre të shkëlqyer kanë bërë transportin prefekt të materialit Së treti kam besim të madh te numërimi i cili do të jetë elektronik’ deklaroi më tej Berisha.
“Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, këto janë zgjedhje vetëm për të fituar ndaj dhe janë më të fituara sepse Shqipëria Evropiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve ndaj dhe unë do tu ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi me qytetari pa krijuar idera të faktorëve të humbësve dhe fituesve.
Unë pres me qetësi në zyrën time rezultatin deri në orët e vona.” tha Berisha.
Sipas Berishës, vlerësimi i tij përfundimtar për zgjedhjet e kanë 500 votuesit e huaj dhe 5000 mijë shqiptarë zgjedhjet të cilat kanë qenë më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizmit.
NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back