Berisha: Beteja s’ka mbaruar

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Nga selia e Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha deklaroi se beteja për Tiranën nuk ka mbaruar.
Sipas kryeministrit ka shumë vota të kontestuara për të cilat pritet vendimi i KQZ-së duke premtuar se pas procesit të vlerësimit do të njohë cdo rezulat.

“Shpreh mirënjohjen e thellë për qytetarët e këtij vendi të cilët, në një mazhorancë plebishitare krahasuar me aleancën tjetër, i dhanë deri më sot rreth 72 mijë vota më shumë koalicionit për qytetarin. I thanë atij që më ofroi referendumin, fiks 8 deputetë më shumë. Ky është triumf i vërtetë i platformës së bazuar tek vlerat e qytetarit. ‘Qytetari i pari’ ngadhnjeu fuqishëm mbi ‘Fajin e ka Saliu’. Tani dëgjojeni ju kur të dalë ‘Fajin e ka qytetari’. Jam këtu për t’u shprehur një mirënjohje të thellë qytetarëve të Tiranës të cilët shprehën ndaj kësaj mazhorance besimin më të madh se 12 vitet e fundit të marra së bashku. Ky rezultat është absolutisht, ne disponojmë të dhëna të pakundërshtueshme se janë disa dhjetra vota më shumë se 10 e Edi Ramës, vota të hedhura nga qytetarët për zotin Basha, por megjithatë në do pranojmë cdo rezultat të vendosur nga institucionet demokratike të këtij vendi, ashtu sic edhe do vlerësojmë cdo votë të kundërshtuar. Ne nuk do të kemi asnjë pretendim pa dokumenta ligjore të qarta. Ne kemi dokumenta për këtë, por jam i bindur që edhe pala tjetër mund të ketë të vetat. Nëse dje thashë që kemi kaq, sot them që kemi shumë më tepër sec kishim dje. Natyrisht nuk jam unë gjykatësi i tyre, gjykatësi tyre janë institucionet e vendit dhe KQZ”, tha Berisha.

Berisha ftoi Ramën të ndjekë të njëjtën procedurë ligjore.


:27T.CH:27
 

Attachments

  • berisha1505.jpg
    berisha1505.jpg
    10.7 KB · Shikime: 25

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top