Berisha: Aleancë me Metën? Ja çfarë ndodhi në festën e Kinës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se nuk ka një aleancë Rama-Basha kundër Ilir Metës.

Në studion e gazetares Eni Vasili, Berisha u pyet nëse në çështjen e CEZ kishte një sulm nga të gjitha krahët për kreun e LSI-së.

Deklaratat e Metës për koalicione Rama-Meta apo Meta-Meta, ai iu përgjigj: “Kur humbet shpresat, njeriun e mbërthejnë supersticiozitetet, dyshimet.

Nuk ka asnjë lloj flirti mes Bashës e Ramës. Qëndrimet e tyre kanë qenë transparente. Në dijeninë time nuk ka patur një ftesë bashkëpunimi mes tyre”.

A është e vërtete se keni flirtuar politikisht me Metën kundër Ramës?

Absolutisht kjo. Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën DIA e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme. Nuk e bëri PD këtë.

A ishte ky një skenar i Ramës?

Ne nuk e mbrojtëm Metën, as nuk e akuzuam. Rama e përdori atë çështje për luftë të brendshme. Kjo ishte e dukshme. Opozita nuk mund të heshtte para një çështje të tillë, ku janë 135 milionë. Rama firmosi duke e kaluar nga pala shqiptare çështjen DIA. Nuk jam për flirte, për me asnjë.


(c)Mapo
 
Back
Top