Berat, zjarri rrezikon tunelet e armatimeve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
BERAT - Një zjarr i rënë në malin e Mreshtanit në Berat ka djegur disa hektarë me pisha, ndërsa rrezikoi zonën e tuneleve të municioneve ushtarake. Policia e alarmuar për këtë ngjarje shkoi në vend bashkë me repartin e zjarrfikësve. Flakët janë parë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burime nga drejtoria pyjore bënë të ditur se kanë asistuar bashkë me policinë e zjarrfikëset për shuarjen e këtij zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Gjithsesi, dyshohet se temperaturat e larta të kenë stimuluar. Mësohet se flakët kishin përparuar në disa vende. Menjëherë janë marrë masa për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme, pasi afër vendit të ngjarjes ndodhej edhe tuneli i municioneve, ku në të ndodhen një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm. "Me të konstatuar zjarrin janë marrë të gjitha masat konkrete, në fillim për të parandaluar përhapjen e tij në shkallë më të gjerë. Këto masa u morën në dy drejtime, e para për të lokalizuar situatën dhe e dyta për të ruajtur magazinat e armatimeve që ndodheshin në tunele", u shpreh drejtori i pyjores Sabri Zyka. Zjarri që ka rënë në orët e parë të mëngjesit shënon rastin e dytë në këtë stinë vere në qarkun e Beratit, ndërsa vitin e kaluar në këtë qark u shënuan 124 raste me përmasa të mëdha.
*panorama*

Berat_tunnel.jpg
 
Back
Top