Berat. Spitali përzë të mbijetuarën e aksidentit të Himarës

Ndryshe nga sa i ishte premtuar në Vlorë, vajza nuk u pranua në spitalin e Beratit. Prindërit e Erigerta Opingarit kërkojnë ndihmë: Nuk kemi para për kurimin e vajzës

Tirane, 25 maj 2012 - Ende me shembje në trup, që nuk i mundësojnë ecjen, dhe më së shumti në gjendje shoku, Erigerta Opingari, një prej studenteve që mbeti e plagosur në ngjarjen tragjike të 21 majit mbërriti dje në shtëpinë e saj në lagjen “اlirim” të Beratit.
erigerta-opingari.jpg
Qyteti i lindjes ka ofruar një surprizë të hidhur për Erigertën dhe familjen e saj. Spitali i Beratit nuk e ka marrë përsipër të kujdeset për shëndetin e saj. Prindërit tregojnë se nga spitali i Vlorës, kartela e studentes është sjellë së bashku me vajzën për t’u kontrolluar në spitalin e Beratit, ku dhe duhet të merrte mjekimet e mëtejshme. Por kur kanë kontaktuar me mjekun e urgjencës, prindërit e vajzës dhe infermieri që ka përcjellë kartelën e vajzës, kanë mbetur të hutuar, pasi mjeku i ka përcjellë për në shtëpi. Babai i Erigertës ka pohuar tepër i shqetësuar se kjo fyerje ishte një dhimbje më e madhe për të. Vajza është përcjellë për në shtëpi e shqetësuar, se nuk e di kush do t’ia kontrollojë plagët në vijim. Bajram Opingari, tepër i indinjuar, ka pohuar se kërkon të ndihmohet, pasi nuk ka të ardhura për të siguruar mjekimet e vajzës apo psikoterapinë.

Dje, në shtëpinë e vajzës që mbeti e plagosur në aksidentin tragjik të Himarës, shkoi për vizitë kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Fadil Nasufi, dhe pjesëtarë të stafit të bashkisë. Në emër të bashkisë, Nasufi i uroi shërim sa më të shpejtë vajzës si dhe deklaroi se do të përdorë të gjitha mundësitë që ofron ligji i pushtetit vendor që familjes së Erigertës t’i ofrohet një ndihmë financiare për të përballuar këtë situatë.

Prindërit e Erigerta Opingarit janë punëtorë. Ata kanë pesë fëmijët, Erigertën dhe katër djem më të vegjël dhe jeta e tyre duket që nuk ka qenë e lehtë. Shkollimi i vajzës ka qenë shpresa më e madhe për fatin e saj për të ardhmen, ndërkohë që tashmë bëjnë apel për ndihmë, për t’i mundësuar vajzës një kurim me mjek specialist, duke shpresuar që tronditja që ka lënë pas ngjarja në jetën e vajzës së tyre të fashitet me kalimin e kohës.

Erigerta, tashmë ka nevojë për kurim. Përveç një sërë mjekimesh që është duke marrë për plagët dhe lëndimet, ajo ka nevojë edhe për një mjek psikolog. Ajo nuk di thuajse asgjë për fatin e shoqeve të saj, me të cilat u nis drejt Sarandës për një ekspeditë, udhëtim që u ndërpre në mënyrë tragjike. “Mirë jam, por ende nuk mund të eci, pasi ndiej dhimbje të mëdha në të gjithë trupin. Uroj që dhe shoqet e mia të jenë mirë, pasi sot mbërrita në shtëpi dhe nuk di gjë për gjendjen e tyre shëndetësore”, thotë ajo.shqiptariitalise.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top