Beqja: Tarifa zero për të sëmurët tumoral dhe gratë shtatzëna

Love

βeℓℓe â๓e
ilir-beqja-320x251.jpg


Personat e diagnostikuar me tumor do të marrin trajtim shëndetësor falas, por duhet të ndjekin sistemin e referimit duke u paraqitur tek mjeku i familjes. Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, në një komunikim për mediat gjatë ditës së martë.

Ato që quhen masa afatmesme, Ministri Beqja theksoi se: “Me urdhrin e kryeministrit Edi Rama që në fillim të muajit të kësaj qeverie vendosëm të bëjmë tarifat “zero” për të sëmurët tumoral, si edhe për gratë shtatzëna.

Ndërsa në lidhje me masat afatgjata, ministri i shëndetësisë, nënvizoi se: “Do të rrisim numrin e qendrave të specializuara ku do të trajtohen tumorët”.

Ministri Beqja premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë programi masiv i kontrollit bazë për sëmundjet në gjithë Shqipërinë. “Gradualisht do të ulim rreziqet për popullin dhe më e rëndësishmja të rrisim vitet e jetës së shëndetshme”,- tha Beqja.
g.shqip
 
Back
Top