Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,995
-
- Reagimet e mara
- 35,539
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms
Që nga dita e djeshme ka nisur qarkullimi i trenit të shpejtë në relacionin Beograd-Zveçan.
Që nga dita e djeshme ka nisur qarkullimi i trenit të shpejtë në relacionin Beograd-Zveçan, i cili do të qarkullojë çdo ditë, shkruan në numrin e sotëm gazeta "Politika" e Beogradit, duke mos theksuar se me lejen e kujt qarkullon ky tren. Përfaqësuesi i strukturave paralele serbe Zoran Bogavac, i cili veten e quan "koordinator për nyjen hekurudhore të Fushë Kosovës", i ka deklaruar kësaj gazete se "rivendosja e kësaj linje hekurudhore është bërë në kuadër të aksionit për vendosjen e trafikut hekurudhor në relacionin Beograd - krahina jugore serbe". Por, "ambiciet" e këtij "koordinatori" serb janë edhe më të mëdha - që të vendosë linjën hekurudhore edhe deri në Fushë Kosovë, si dhe rivenbosjen e qarkullimit të trenit në relacionin Zveçan-Fushë Kosovë. Kjo linjë hekurudhore është pezulluar në mars të këtij viti me një vendim të UNMIK-ut, pasi Beogradi mori kontrollin e hekurudhave në veri të Kosovës. Bogavac thotë se "hekurudhat e Serbisë" janë të hapura për bisedime me UNMIK-un për vendosjn e trafikut edhe deri në Han të Elezit, por siç thotë kjo varet nga "UNMIK hekurudhat", përkatësisht siç janë riformuluar tash vonë si Hekrudhat eë Kosovës", thotë Bogavac. /qik/