Në Koncistorin e sotëm për shpalljen e shenjtorëve të rinj, Papa Benedikti XVI bëri një deklaratë pa precedent, me të cilën shpalli se jep dorëheqjen më 28 shkurt, pra në fund të këtij muaji. Ja deklarata e plotë:
“Të dashur Vëllezër,
ju thirra në këtë Koncistor jo vetëm për tre shenjtërimet, por edhe për t’ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi rrëmova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurtë se forcat e mia, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar si duhet shërbimin tim petrin. Jam mëse i vetëdijshëm se ky shërbim, për thelbin e tij shpirtëror, duhet të kryhet jo vetëm me vepra e me fjalë, por jo më pak, edhe duke vuajtur e duke u lutur. Gjithsesi, në botën e sotme, e cila u nënshtrohet ndryshimeve të shpejta e shqetësohet nga çështje me rëndësi të madhe për jetën e fesë, për të drejtuar barkën e Shën Pjetrit e për të shpallur Ungjillin, është e nevojshme si fuqia e trupit, ashtu edhe e shpirtit, fuqi, që gjatë muajve të fundit, më ka lënë aq, sa të pranoj se nuk jam më në gjendje ta kryej si duhet shërbimin, që m'u besua. Për këtë, mëse i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij akti, me liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga shërbimi i Ipeshkvit të Romës, Pasardhës i Shën Pjetrit, që m'u besua përmes kardinajve më 19 prill 2005, në mënyrë të tillë që, nga 28 shkurti 2013, në orën 20.00, selia e Romës, selia e Shën Pjetrit, të jetë vakante e të thirret nga ata, që e kanë për detyrë, Konklavi për zgjedhjen e Papës së ri.
Të dashur vëllezër, ju falenderoj me gjithë zemër për gjithë dashurinë e punën me të cilën keni mbajtur bashkë me mua, peshën e ministerit tim, e ju kërkoj falje për të gjitha të metat e mia. Tani, t’ia besojmë Kishën Shenjte kujdesit të Bariut të saj, Zotit tonë, Jezu Krishtit e, t’i lutemi Marisë, Nënës së tij të shenjtë, që t’i ndihmojë me mirësinë e saj amnore etërit kardinaj në zgjedhjen e një Pape të ri. Përsa më përket mua, edhe në të ardhmen, do t’i shërbej me gjithë zemër, me një jetë kushtuar lutjes, Kishës së Shenjtë të Zotit.
Nga Vatikani, 10 shkurt 2013”