Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

Aktori hollywoodian me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, kёto ditё ka vizituar vendin e paraardhësve tё tij nё Shqipёri, ku përveç emocioneve ka veçuar edhe byrekun e shijshëm.

Belushi, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij, janë pritur nё mёnyrё madhështore nga banorёt e fshatit tё Devollit, Qytezë, ku ka lindur i ati i tij, vend ky i njohur pёr emigrimin e banorёve drejt Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.

Gjatё njё interviste pёr televizionin Alsat, aktori me famё botërore ka thёnё se përveç ngrohtёsisё qё i kanё ofruar banorёt, njё gjё tjetër qё do t’i mbetet nё kujtim ёshtё byreku.

“Tё gjithё atje ishin aq tё mrekullueshëm. Kishin përgatitur njё drekё tё shijshme. Dhe byreku, ka qenё byreku mё i mirё qё kam ngrёnё ndonjёherё. Dёshiroj qё gjyshja ime nё qiell tё mё falё pёr kёtё qё po them”, ka thёnё Belushi.

Edhe pse ka luajtur nё shumё filma nga ku edhe ka marrё famën qё gёzon, Belushi thotë se teatri ёshtё sёrish nё zemrën e tij.

“Nuk ka gjё mё emocionuese se sa tё qëndrosh nё skenё dhe tё dëgjosh tё tjerёt tё qeshin. Vёmendjen tёnde e kaplon nga fillimi nё fund qeshja. Kjo ёshtё fenomenale dhe magjike”, ka shtuar aktori.
 
Attachments

  • f.1114165725129_m.jpg
    f.1114165725129_m.jpg
    30.5 KB · Shikime: 29
E pra e pashe ne lajme qe kishte ardhe ne shqiperi, por nje gje s'arrita te kuptoj. Flet shqip ky apo jo, jam shume kurioze ta di :D
 
E pra e pashe ne lajme qe kishte ardhe ne shqiperi, por nje gje s'arrita te kuptoj. Flet shqip ky apo jo, jam shume kurioze ta di :D

Flet Shqip dhe shumica e batutave qe thote neper filma kane me shume kuptim SHqip se Anglisht

"Kur isha i vogel mamaja me jepte wiski (caj me hashash) per te fjetur"
Acording to Jim
 
Duhet te kete pasur shume uri kur e ka ngrene ate byrekun , ky robi .
 
sepse jemi njertez te paster dhe nikoqire ne.allhall
 
cudi qe si dhan nji qese dhe nga kumi devollit
 
nuk e di a e keni percjellur ju po ai eshte dekoruar me urdherin "nderi i popullit" nga ana e presidentit Bamir Topi...

e sa i perket a flet shqip a jo...JO nuk flet, ne ate emision i fliste vetem disa fjale ne shqip e ato ishin "shume mire" dhe "faleminderit" tjera nuk kam ndegjuar nga ai :D
 
po sna tha me c'a ish byreku njehere , qe paska qene kaq yammiiii . loool
 
po per femrat nuk paska ber ndonje koment ky???
 
Se vetem ai ,po dhe ne nga do qe shkojme si byekun qe hame ne shqipri ,nuk e gjejme me asnje vend ..ah sa me ka marr malli ,per ate byrekun qe me bente motra ....
 
lakrori qe hengri ky xhejmsi ishte me presh,me spinaq,me hithka,me qumeshtorka,kishte dhe gjize pe lope,qepka te njomka pa duduk,i futi nje te pire dhe nje shishe dhalle pe deleje dhe iku i ngopur ne ameriqi dhe nuku do haje per nja 1 muaj tha, :D
 
ahahahahaha bledi sot hengra lakror me domate e beri mamaja uuuuuuuuuuuuuu cerekun e tepsise hengra LOL LOL edhe e kuptoj shokun Belush.....
Te pakten ky scan b..... nuk eshte ndonje snob si puna e ca te vejtquajtur aktore kengetare etj.....
 
ai eshte si shpirt,,, po ku e gjeti gjithe ate energji qe kercente .apo ja dha byreku qe kishte ngrene hhahah
 
i bëftë mirë :D
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

ahahahahaha bledi sot hengra lakror me domate e beri mamaja uuuuuuuuuuuuuu cerekun e tepsise hengra LOL LOL edhe e kuptoj shokun Belush.....
Te pakten ky scan b..... nuk eshte ndonje snob si puna e ca te vejtquajtur aktore kengetare etj.....

u me hoqet trurin ju dy mua...u pa puna sot dhe une do ha byrek :D...

Ky ska qene asnjehere snoob...e kam pare ne nje emision gjithmone e ze ne goje shqiperine kur e pyesin per femijerine, rritjen e tij etj...
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

e mire i ka pelqyer....cte themi me,,,,,
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

u me hoqet trurin ju dy mua...u pa puna sot dhe une do ha byrek :D...

Ky ska qene asnjehere snoob...e kam pare ne nje emision gjithmone e ze ne goje shqiperine kur e pyesin per femijerine, rritjen e tij etj...

O hardy kemi qe ne nentor qe kemi ngrene ne re LOL LOL hahahahahahahha me qe me kujtove ti them madherit te ne beje ndonje :D
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

O hardy kemi qe ne nentor qe kemi ngrene ne re LOL LOL hahahahahahahha me qe me kujtove ti them madherit te ne beje ndonje :D

po athere hengra dhe une po tani me dhalle sa shkon :yahoo::yahoo::yahoo:
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

belushka nuk ka ngrene byrek po byrecke ce pe Sinice te Korces eshte,
 
Titulli: Belushi: Nё Shqipёri kam ngrёnё byrekun mё tё shijshёm

ai ka thene ne nje interviste se mbas nene terezes eshte shqiptari me i njoftun ne bote,une intervisten se kam degjuar por nje nate ne emisionin e GJERI SKOTIT TV5 kush don te jete milionar pytja ishte
Kush ka thene se mbas nene terezes jam shqiptari me i njoftun ne bote,emrat ishin i klejdit i belushit e dy te tjere nuk me kujtohen.
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back