Arfenilla
Themelues i Forumit
Gazetarja e “Zërit”, Besiana Xharra, është kërcënuar nëpërmjet rrjetit social “facebook” nga njerëzit e kompanisë “Belle Air” në Kosovë. Njerëzit e kësaj kompanie madje e kanë fyer atë duke përdorur gjuhë denigruese ndaj saj dhe familjes.
“Ti gazetare e mjerë mos shkruaj të pavërteta mbi “Belle Air” sepse çdo gjë kthehet në këtë botë. Mbaj duart larg nga propaganda që i bëni kompanisë shqiptare Belle Air, kujdes në të ardhmen se çka do shkruani sepse çdo gjë e ka një limit”, thuhet në mesazhin e parë që ka marrë Besiana Xharra të shtunën nga kjo aviokompani.
Pasi gazetarja u ka kthyer mesazhin duke u bërë me dije se gazeta ka shkruar atë që e kanë thënë udhëtarët, të cilët po ndjehen të maltretuar nga kjo aviokompani dhe nuk ka thënë asgjë të pavërtetë apo të pabazë, njerëz nga “Belle Air”, kanë shkuar edhe më larg.
“Nëse shkruan për Belle Air, kam me ti q... robt ty dhe familjes tone, edhe çdo gazetari tjetër që shkruan të pavërteta. Ki parasysh që unë nuk jam duke u tallur me ty”, thuhet në mesazhin e “Facebook” që ka marrë Besiana Xharra..
Ky mesazh ka ardhur të shtunën pasi që “Zëri”, ka publikuar një shkrim ku thuhet se Aeroporti i Prishtinës ka marrë një letër nga kompania “Darwin Airlines” përmes së cilës “Belle Air” operon nga Prishtina në Zvicër, duke u bërë me dije se i anulon të gjitha fluturimet dhe bashkëpunimin me “Belle Airlines” me shtetin zviceran nga data 1 nëntor.
Ky vendim i “Darwin”-it mësohet se ka ardhur për shkak skandaleve të shumta që “Belle Air” ka shkaktuar gjatë sezonit të verës me pasagjerë duke i lënë nëpër aeroporte, për të cilat raste po ashtu “Zëri” ka raportuar disa herë.
Z.info

![timthumb.php](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.zeri.info%2Fthird_party%2Ftimthumb%2Ftimthumb.php%3Fsrc%3Dhttp%3A%2F%2Fwww.zeri.info%2Fuploads%2F6666-1379172507.jpg%26w%3D596%26h%3D395%26q%3D1000&hash=a7883e6ab5c68e60db98b849e2ffd619)
Pasi gazetarja u ka kthyer mesazhin duke u bërë me dije se gazeta ka shkruar atë që e kanë thënë udhëtarët, të cilët po ndjehen të maltretuar nga kjo aviokompani dhe nuk ka thënë asgjë të pavërtetë apo të pabazë, njerëz nga “Belle Air”, kanë shkuar edhe më larg.
![33333-1379172651.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.zeri.info%2Fuploads%2F33333-1379172651.jpg&hash=64fe1b98f5885c2dca566289b5fd53a8)