Bekim Berisha ose ushtari të cilit ia hoqi kapelën Tugjmani

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B e H-së. ثshtë i vetmi ushtar i dekoruar nga tre presidentë e për artin e tij të luftës flitet edhe sot, 18 vjet pas rënies, shkruan ‘dnevno.hr”, transmeton Koha.net.

Kroatë e kanë quajtur Shok e në Kosovë njihet si “Abeja”. Në fakt ai është quajtur Bekim Berisha. Guximin e vet luftarak e tregoi në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë ku dhe ra më 10 gusht 1998, shkruante dje ky medium kroat, transmeton Koha.net. Këtë kosovar trim e kujtojnë edhe sot banorët e Banovinës e për Bekim Berishën ishte impresionuar edhe kryetari i parë dr. Franju Tugjman:

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë”, kishte thënë Tugjman për Shokun.
“Berisha është njëri nga ushtarët më të mirë dhe më besnikë që e kam takuar ndonjëherë”, ka deklaruar gjenerali Janko Bobetko.

I dekoruar nga tre kryetarë
Për plagosje të rëndë në Luftën Atdhetare, Bekim Berisha në vitin 2013 është dekoruar me Urdhrin kroat. ثshtë plagosur në aksionin më 16. 6. 1992 gjatë kryerjes së detyrës ushtarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore. Titullin Hero i Luftës Atdhetare e mori pas vdekjes edhe pse në qarqet luftarake atdhetare ky emër njihej para më shumë se 20 vjetësh. Opinioni i gjerë di pak ose fare për të, e fjala është për personin ndoshta më intrigant e më misterioz të Luftë Atdhetare i cili edhe pas vdekjes nxit preokupimin e individëve, siç është Ivica Panxha Orkan, interesimi i të cilit për figurën dhe veprën e Bekim Berishën nuk pushon
– Bekim Berisha është lindur më 16 qershor 1966 në Graboc, Pejë.

Sipas këtij portali kroat Kosova atij ia ka ngritur tetë përmendore, me emrin e tij quhet Akademia ushtarake e Ushtrisë së Kosovës, një kazermë ushtrie dhe një garnizon në Prishtinë, për të janë kompozuar katër këngë popullore e TV Prishtina po e përgatit një dokumentar. Ai po ashtu është i vetmi personalitet që është dekoruar nga tre presidentë, ai kroat, kosovar dhe shqiptar.

Ishte i ngritur dhe ka folur katër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se për ç’person bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj. Marrë para sysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet, ka thënë koloneli në pension Ivica Pand‍a Orkan, invalid korat i luftës.

I vetëm shkonte në territoret e pushtuar për diversione
Berisha u paraqit në vitin 1991 në Komarevë dhe thuhet që aty ka arritur nga Belgjika për t’iu bashkuar vullnetarëve në Kroaci, pjesëtarëve të batalionit të pavarur 57 e të Gardës Popullore të Sisakut. Bashkëluftëtarët e mbajnë ndër mend si 25 vjeçar modest, që filloi si ushtar i thjeshtë e që shumë shpejt doli të jetë çdo gjë, por jo assesi i rëndomtë. I pavarur dhe i vetëm shkonte në vëzhgime dhe kryente diversione e për to nuk fliste shumë. Banorët e Komarevës e kujtojnë Shokun se vetëm me duar nga toka e rrëmihu dhe e nxori granatën e pashpërthyer me lehtësi dhe gjakftohtësi të paparë.

Në pranverën e vitit ‘92, Bekimi e ndjeu thirrjen e një vendi tjetër që kishte nevojë për ndihmë dhe ku po tërbohej lufta- Bosnja. Në Posavinën e saj sërish u dëshmua në luftimet kundër serbëve të Bosnjës, por rruga e tij e luftës nuk përfundon këtu. Ai shkon në Kosovën e përfshirë nga lufta dhe bëhet njëri nga eprorët e UاK-së. Pas një kohe merr gradën gjeneral dhe me të e jep jetën në aksionin heroik kur i la shokët dhe me një aksion individual nga një shtëpi bëri rezistencë duke gjuajtur tanket me snajper dhe me RPG. Atë ditë, më 10 gusht 1998 Berisha ra në shtëpinë që tanket e shkatërruan tërësisht.

Gjendet çanta e zezë që zbulon se kush ka qenë vërtet Bekim Berisha
Nuk dihet saktësisht, transmeton koha.net shkrimin e “dnevne,hr., prej nga dhe me ç’qëllim erdhi Bekimi në Kroaci. Kështu, ishte deri në vitin 2007 kur ndodhi mrekullia. Në dyshemenë e një shtëpie të vjetër në Komarevë, që po meremetohej, u gjet një çantë e pluhurosur, e zezë përplot gjëra të vlefshme personale, dokumente, fotografi dhe dëshmi të ndryshme. Ishte kjo çanta e Bekimit. Askush ende s’e di si dhe kur Bekimi e fshehu këtë çantë në shtëpinë nga druri në të cilën nuk flinte e as nuk banonte dhe nuk është e qartë pse nuk u kthye asnjëherë për ta marrë. Në çantën tij të zezë u gjetën indeksi ndërkombëtar i studentëve i lëshuar nga Fakulteti i Hotelerisë në Rjekë më 19. 10. 1989, libreza e tij prej anëtari në Lidhjen e Ferialistëve në Kroaci sipas të cilës jetonte në Opati, në rrugën Nova cesta 166.

Sidomos interesante është bileta e trenit me të cilën Bekim Berisha nga Bruxelles, më 7. 8. 1991 kishte ardhur në Zagreb me ç’rast edhe u zbardh enigma e arritjes së tij në Kroaci.
Në mesin e dokumenteve të gjetura janë edhe vërtetimi i Policisë së Sisakut të datës 30. 8. 1991 me të cilin shefi i atëhershëm i Policisë Gjuro Brodarac konfirmon se Bekim Berisha më 10. 8. 1991 është i detyruar për kryerje të shërbimit ushtarak me çfarë dëshmohej se ai gëzonte të ardhura. Me vullnetin tim, por edhe me atë të familjes së Bekimit për t’ia realizuar disa të drejta ,kuptova, thotë Orkan, se familja e tij nuk ka marrë përkujtimoren e Luftës Atdhetares, se në Kroaci s’e ka të realizuar as statusin e invalidit ushtarak kroat të luftës që i takon sipas të drejtave për mbrojtje të sovranitetit Kroacisë dhe plagosjes së tij në Luftën Atdhetare. Këto dhe dokumente të tjera të gjetura i shërbyen familjes së Bekimit që në Ambasadën e Kroacisë në Prishtinë të nisë procedura për njohjen e statusit të Luftëtarit Kroat Bekim Berishës dhe për realizmin e të gjitha të drejtave që a tij i takojnë me ligj.

Vetëm pasi u shkrua në Regjistër dhe pasi u dekorua me Urdhrin e Kryqit Kroat, më duket se drejtësia ka shkuar në vend, ka thënë Orkan.
ab.jpg
http://gazetanewborn.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top