Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga AAK.
Pas 13 vitesh të aktiviteteve në AAK, një prej deputeteve më aktive në Kuvend, Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Në një deklaratë me shkrim për KTV’në, Kadaj Bujupi ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur.

Kjo është deklarata e saj e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

LEXO EDHE
AAK'ja përkujton Betejën e Gllogjanit (Foto)
Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm.
d-1447836731-4093537.jpg
http://www.gazetaexpress.com/
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

Ve bast 2 euro e 50 cent qe do kaloj ne Vetevendosje brenda 2 javesh.
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

Ve bast 2 euro e 50 cent qe do kaloj ne Vetevendosje brenda 2 javesh.

Kjo nuk ka diskutim..Po un kam frik se mos ka ndegju ndonje luhatje te AAK -s kjo...ku ta dim ndonje koalicion me pdk!
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

Kjo nuk ka diskutim..Po un kam frik se mos ka ndegju ndonje luhatje te AAK -s kjo...ku ta dim ndonje koalicion me pdk!

Ka mundesi edhe kjo. Se mos paten ndonje parim.
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

Ka mundesi edhe kjo. Se mos paten ndonje parim.

E pra till jan keta tgjith..sa ta shofin se po anon ne anen e kunder ka eshte forca ..harrojn se cfar kan then dje..
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

O ti vajz a vjen ne partin time te betohem kemi per te ber aleanc te madhe :D
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

E pra till jan keta tgjith..sa ta shofin se po anon ne anen e kunder forca harrojn se cfar kan then dje..

Nese me degjon mu ja jep kokrren VV-se.

Edhe une jam kon skeptik deri vone, por nuk ka me te mire.

Vetem ate Dardan Molliqaj e kam alergji.
 
Titulli: Befason Donika Kadaj: Jep dorëheqje nga AAK

Nese me degjon mu ja jep kokrren VV-se.

Edhe une jam kon skeptik deri vone, por nuk ka me te mire.

Vetem ate Dardan Molliqaj e kam alergji.

Dhe un qe ne fillim kam qen per Vv.por disa gjera i kan ber qe jam zhgenjy si shum..Gjuha politikes nuk e ka duke demtu pasurin e popullit vetem pse nuk gjejn zgjedhje tjeter..BESOJ se do ket ndryshime se edhe shtete e Eu... sikur po e marrin si armiq te tyre.. e qelsi eshte aty qe nese nuk je pro tyre nuk ka shanc te BEJN ndryshi, edhe pse nje pjes e madhe e popullit jan pro qeverisjes Vv.

Dardani mir se eshte me i qet,po ky Fisniku si me kan ndonje qoban me ate fjalor shum te bastardar .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top