Bedri Blloshmi:Berisha zbatues i “Katovicës” së Ramiz Alisë

Kryetari i Institutit të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka deklaruar se institucioni i Avokatit të Popullit është i mbushur me hetues të sigurimit të shtetit, që kanë torturuar vëllain e tij për poezinë “Saharaja”. Blloshmi e ka konsideruar ish-hetuesin e poetëve Blloshmi, Petrit Azemaj, si të padenjë për të punuar në institucionin e Avokatit të Popullit. Blloshmi theksoi se hetuesi i punësuar në institucionin e Igli Totozanit, nuk është tjetër veçse një kriminel, vrasës dhe torturues. Sakaq, kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, është ndalur dhe te qeverisja “Berisha”, dhe premtimet e pambajtura të saj ndaj kësaj kategorie. Blloshmi deklaroi se Sali Berisha, shfrytëzoi të përndjekurit politikë, vetëm për t’u marrë votat, ndërsa shton më tej se ish-kryeministri gjatë gjithë jetës së tij ka bërë vetëm luftë klase. Kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, theksoi se Sali Berisha është zbatues i Katovicës në Shqipëri. -Qeveria e re ka dhënë sinjalin e parë, për t’iu rikthyer dinjitetin të përndjekurve politikë, duke restauruar godinën. Pse qeveria e kaluar e la në gjendje mjerane këtë godinë? Unë kam dy-tre muaj që kam filluar punë. Gjendja e mëparshme dihet se si ishte. Unë kur kam ardhur në këtë godinë, nuk më ka pëlqyer fare ambienti. Ishte një ambient shumë i pisët. Ne varemi nga Ministria e Punës dhe اështjeve Sociale, nga z. Erjon Veliaj dhe ka kërkuar takim me zonjën Genta Sula, zv/ministre e Punës dhe اështjeve Sociale. E takova dhe i parashtrova kërkesat e mia. I thashë se ajo godinë është ku thërret qameti! Më mirë kam qenë në burg, ishte më pastër, më rregull se sa në këtë botë të lirë ku jetoj sot. Ajo nuk më besoi kur unë ia parashtrova, sepse faktikisht ishte e pabesueshme. Më tha që do vinte të shihte nga afër godinën. Erdhi dhe më tha që kam shumë të drejtë. Më tha gjithashtu, se do të më sillte ministrin. Dhe pas pak ditësh, ka ardhur dhe z. Veliaj. E pa godinën dhe tha që për 2 ditë, tre ditë, 10 ditë apo më shumë të na gjente një ambient tjetër, në mënyrë që të fillonte rikonstruksioni. Ndërkohë, unë kur kam ardhur këtu, kam gjetur dhe një dokument ku thuhej se ishte bërë kati i parë, por projekti ishte i përbashkët që të bëhej dhe kati i dytë. Kati i parë përfundoi, edhe pse tani është institucion tjetër. Ndërsa kati i dytë nuk ishte bërë. Kështu, u munduam të gjenim një strehim përkohësisht, por më pas i thash ministrit se do të qëndronim në këtë godinë, të ngushtoheshim, derisa të fillonim punën. Edhe ashtu u bë. Qëndruam këtu për aq kohë sa filloi rikonstruksioni, derisa përfundoi i gjithë rikonstruksioni dhe filluam punën. -Ka një mjegullnajë sa i takon kategorive të të përndjekurve që do të përfitojnë nga kësti i parë. Si është e vërteta? Këtu është përhapur imazhi se janë ndarë dy këste për të burgosurit politikë, gjë që nuk është e vërtetë. Edhe në takimin që patëm me ta, u thash se duhen nxjerrë të gjithë emrat që kanë dalë në gazetë dhe nuk kanë marrë paratë. U thash të mos i ngatërronin gjërat, pasi janë 2000 e ca dosje që flenë dhe janë të bllokuara nga kryeministri i mëparshëm, sepse i ka quajtur jashtë afatit. Kanë pasur një afat që ato nuk janë prekur me dorë. U thash se për emrat që kanë dalë në gazetë, procedura është në rregull, por nuk i kanë marrë lekët. Kanë dalë disa prej tyre, ishin mbi 500. Disa prej tyre ishin dhe me probleme te Ministria e Financave. Dhe kësti i parë do fillojë shumë shpejt. Pasi të mbarojë ky këst, do të fillojë kësti i dytë, ata që nuk kanë marrë. Nuk është asgjë e saktë që janë ndarë dy këste. Kam kërkuar që të gjendet një klauzolë, pasi shumë të dënuar nga ne, po marrim rastin e Qafës së Barit, unë kam qenë prezent aty kur u bë revolta dhe u pushkatuan dy vetë, ata janë të dënuarit me nenin e terrorit, që do të thotë se ata nuk përfitojnë. Kur u bë ligji jonë i dëmshpërblimit, u bë sakat. Sepse djali i sekretarit të parë nuk e diskutoi fare këtë gjë, sepse ai ishte kryetari i Komisionit të Ligjeve. Kur u bënë këto gjëra, ata thirrën Liri Belishovën, ata pyetën Lirin për mënyrën se si do të procedohej me ligjin. اfarë terrori kemi bërë në burg? Ne një lugë kishim në brez dhe lopatën që e linim në galeri. I kam kërkuar që ligji të shikohet dhe më ka thënë që do e shikojë. I kam kërkuar për dosjet që janë te Ministria e Drejtësisë, dhe më kanë premtuar se kjo punë do të zgjidhet. Por, nuk kanë kaluar. -Mendoni se po i mban qeveria premtimet? Ne na duhet të presim. Nuk mund të flas përpara kohe. Unë kërkova ristrukturimin e zyrave dhe ata e bënë, kërkova disa gjëra të tjera, dhe qeveria e mbajti fjalën. Ata janë shumë aktivë, shumë dashamirës. Rregullimi i zyrave është fakt. Ne pritëm Saliun tetë vjet, që na sorollati dhe gënjeu. Dhe unë nuk kam sesi të them se a po i mban premtimet qeveria. Ai e dëshmoi vetë se për këstin e parë u dhanë 10 milionë dollarë dhe 8 milionë do shpërndahen po në këtë kuadër. -Ka pasur një debat për të përndjekurit që duhet të përfitonin të parët, për shkak të moshës, çfarë do të bëhet për këtë kategori? Edhe këtë problem e kam ngritur, por jo për moshën. Sepse unë nuk mund t’i ndaj. Sepse nëse bëj diferencime, të tjerët do të ngelen të pakënaqur. Ata e kanë thënë vetë se prioritet do të ketë ajo kategori mbi 75 vjeç. Shumë nga ne kanë vdekur. Ne po vdesim çdo ditë. Për moshën e tretë, nuk është bërë gati ende lista se kush është gjallë dhe kush jo. -A është e vërtetë se në institucionin e Avokatit të Popullit, punon një nga ish-hetuesit e poetëve Blloshmi? Kjo është shumë e vërtetë. Unë kam kërkuar të hapen dosjet. Kam mbi 20 vjet që shkruaj dhe kjo është arsyeja pse jam prishur me Partinë Demokratike. Ka që në kohën e Ermir Dobianit, ku Petrit Azemaj, është një prej hetuesve. Ka hyrë te Avokati i Popullit. Unë e di se është nënkryetar, por më kanë thënë se nuk ka nënkryetar, dhe e di se atje punon. ثshtë turp, që një njeri torturues, një vrasës, një kriminel, të dalë dhe të bëjë moral për të drejtat e njeriut. Atje janë shumë njerëz që janë me precedentë të tillë. Atje janë mbledhur të gjithë kriminelët e asaj kohe. Petrit Azemaj vazhdon të punojë atje. Ai ka bërë një rregullore, ku thuhet se merret me problemet e të burgosurve, në një kohë kur ai është kriminel. Këto që po them unë janë në procesverbalet e hetuesisë së Librazhdit. -Si kanë arritur këta persona të katapultohen në institucionin e të drejtave të njeriut në Shqipëri? Këtu nuk mbrohen të drejtat e njeriut. Këtu mbrohen të drejtat e ariut! Sepse shumë sigurimsa dhe komunistë janë nëpër zyra. Flas për ata që janë në qeverinë “Berisha”. Kanë pasur fat që Berisha ishte në krye të asaj partie dhe mblodhi të gjithë spiunët, kriminelët, vrasësit. Siç është rasti i Librazhdit, që ka qenë denoncues permanent i familjes sonë dhe familjes së Gaz Lekës. Të birin e tij, Saliu e bëri kryetar partie, e futi te KESH që të përfitonte dhe këta spiunë kanë gjetur gjithnjë përkrahje përkrah tij. -Avokati i Popullit po bëhet promotor për hapjen e dosjeve, cili është mendimi juaj? Nuk është hera e parë që Avokati i Popullit kërkon të marrë përsipër një barrë që nuk e përballon dot. Unë i kam bërë një letër të hapur, z. Ismail Kadare në Francë, në vitin 2004, dhe i lutem që të interesohet për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit. Unë e kisha fjalën te Koço Petriti që bëri akt-ekspertizën e vëllait tim, të poezisë Saharaja, për Diana اulin që këta e bënë dhe deputete, për Xhaxhiun se vëllai dinte gjuhë të huaja dhe aty është një akt-ekspertizë ku thuhet se të gjithë poetët janë renegatë, të cilët përkrahen nga z. Blloshmi. -Ndalemi te çështja e dosjeve. Janë disa ligje, si ai i shoqatave dhe variantin tjetër që e ka Ministria e Punës. اfarë po bëhet aktualisht për hapjen e dosjeve? Unë nuk e njoh fare variantin dhe jam kundër këtyre gjërave. Nëse nuk do të merret mendimi jonë, është kot. Unë nuk po them ta bëjmë ne ligjin. Por, ka pasur një ligj që Jozefina Topalli kur kakariste në Parlament, e kundërshtoi dhe e hodhi poshtë. Sepse nuk ishte dëshira e mirë e Partisë Demokratike ta bënte, sepse ai kishte brenda spiunë, komunistë, me Saliun në krye. I pari ishte ai. Kam shkruar disa herë për Rezolutën e Këshillit të Evropës, që fliste për zbardhjen dhe dënimin e krimit të komunizmit. Këta e ratifikuan në Parlament e nuk dihet edhe sot e kësaj dite çfarë i bëri Jozefina. Për t’i mbuluar këto gjëra, ajo krijoi institucionin poshtë meje. Dosjet duhet të hapen dhe kriminelët që janë lyer me gjak duhet të mbajnë përgjegjësi. Flitet për Aushvicin. Unë jam kundër kësaj sepse Aushvic ka pasur dhe në Shqipëri. Po të krahasosh vendin tonë, këtu është bërë nami. Thuhet janë vrarë, por kush i ka vrarë? Nuk është gjendur asnjë përgjegjës për këto vrasje. Krim pa autor nuk ka. Thonë janë 5000-6000 të zhdukur. Po janë. Por, kush i bëri? -Berisha ka 23 vjet që e dominon politikën, 15 në pushtet dhe 8 në opozitë. Kush e pengoi këtë njeri të hapte dosjet e sigurimit të shtetit? Unë kam dalë nga burgu në ’91, nga Burgu i Burrelit, dhe normal shihnim dhe televizor. Kur dëgjoj emrin e Gramoz Pashkos, i them një kolonjari, ishallah nuk është i biri i Josif Pashkos. Ai e ndalte automatikun vetëm kur i nxehej tyta. Kolonjari më thotë: Mos u gëzo se djali i tij është. Saliu nuk njihej në atë kohë. Ai fitoi me kartën tonë, duke bërtitur e duke u çjerrë. Nuk ishte dëshira e mirë, sepse ai gjithë jetën ka qenë sekretar partie dhe ka bërë vetëm luftë klase. -Ju thoni se Berisha gjithë jetën ka bërë luftë klase, pse u bashkuat ju me të? Ne nuk e dinim. Ku do të shkonim ne? Sapo kishim dalë nga burgu, pa shpi, pa katandi. Pamë që ai bërtiste më shumë dhe i dhamë votën. Derisa ai nxori fytyrën e vërtetë se kush ishte. Ai asnjëherë nuk e ka pasur dëshirën e mirë për të ndihmuar këtë shtresë. -Ka një teori që Ramiz Alia caktoi Fatos Nanon dhe Sali Berishën për zbatimin e Marrëveshjes së Katovicës. Cili është komenti juaj? Thuhet, por jo vetëm kaq. Ata thonë dhe për Sabri Godon, se ai i ndau partitë. ثshtë e vërtetë që aty ka qenë një kartë e Katovicës, disa pika po zbatohen. Por, mund të jetë dhe varianti tjetër që ju ngatërruan letrat Ramiz Alisë se donte të vinte Fatos Nanon nga krahu jonë dhe Sali Berisha nga komunistët. Ai ishte më i besuar andej. Fati jonë i keq, që Fatosi kaloi atje ku ishte dhe erdhi Saliu. Pra, Saliu ka zbatuar Katovicën në Shqipëri. Atje thuhet se të burgosurit politikë do nxirren me letra nëpër duar që të vijnë vërdallë nëpër gjykata në mënyrë që asnjëherë të mos mbarojnë punë. Intervistoi: Joana Tafa
sot.com.al
 
Titulli: Bedri Blloshmi:Berisha zbatues i “Katovicës” së Ramiz Alisë

...per te perndjekurit e vertete behet akoma me e rende kur veten e gjejne te perfaqesuar tek kjo force politike, e cila i ka burgosur, internuar, pushkatuar, shkaterruar...etj, i ka perdor si ka dash, dhe ia ka "shperbly" si ka dash.

Plus mund ta perdoresh politikisht kunder kundershtarit, si armen me te forte qe ke propogandiste!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top