BE shqyrton heqjen e vizave për kosovarët në tetor

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Këshilli i Bashkimit Europian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Ukrainën, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Takimi do të mbahet në Luksemburg më 13-14 tetor. Megjithatë, Ukraina ballafaqohet me shumë probleme që ende pengojnë në zgjidhjen e këtij procesi, ka thënë një burim diplomatik i një shteti anëtar të BE’së

Ai shprehu dyshim se problemi i Ukrainës do të mund të zgjidhet në takimin e Luksemburgut.

"اështja e heqjes së vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë, Kosovën e Turqinë do të ngritët në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg në kuadër të takimit që do të mbahet më 13 dhe 14 tetor. Mjerisht, Ukraina do të përballet me shumë probleme”, ka thënë ai për TASS, transmeton Express.

Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile dhe Punë të Brendshme, diskutuan më 5 shtator situatën rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e këtyre vendeve, duke përfshirë edhe Kosovën. Komiteti vuri në dukje se për lehtësimin e procedurës së liberalizimit të vizave për Ukrainën, kjo e fundit duhet t’i zbatojë kushtet dhe kërkesat e nevojshme, ashtu siç i bëri Kosova dhe Gjeorgjia, shkruan TASS Agency, transmeton Gazeta Express.

Tweet

Temat:
timthumb_1473690167-5414045.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top