BE "sfidon" moratoriumin antiskaf, ndërton port hidroplanësh në Vlorë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Udhëtimi me hidroplan në bregdetin shqiptar është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar penalizimit nga moratoriumi i skafeve, i cili është në fuqi që prej vitit 2006, për të luftuar trafikun e drogës dhe klandestinëve përmes detit,
Për herë të parë në Shqipëri, në gjirin detar të Vlorës do të ndërtohet porti i hidroplanëve, një projekt i BE-së, që synon transportin e pasagjerëve, turistëve dhe mallrave nëpërmjet hidroplanëve.

Hidroplan-det.jpg

Porti i hidroplanëve është parashikuar të ndërtohet në zonën detare në afërsi të Akademisë së Marinës në qytetin e Vlorës.

Zbatimi i këtij projekti të financuar nga Bashkimi Europian është ndarë në pesë faza dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2013.

Për projektin janë investuar 80 mijë euro, ndër të cilat 85 për qind e shumës është akorduar nga fondet e BE-së dhe 15 % nga Porti Detar i Vlorës.

Burime nga autoritetet portuale të Vlorës thanë se linja e transportit në këtë port hidroplanësh do të funksionojë me disa porte të rëndësishme fqinje, si ai i Korfuzit, Malit të Zi, Kroacisë, dhe disa porte të Italisë.

Autoritetet nuk japin detaje se sa do të kushtojë një udhëtim i tillë, pasi ende nuk janë përzgjedhur kompanitë, që do ta menaxhojnë këtë port, sa i përket udhëtimeve turistike dhe transportit të pasagjerëve.

Ky projekt i financuar nga BE në nivel rajonal ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e një alternative transporti më të shpejtë nëpërmjet vendosjes së një linje të qëndrueshme me hidroplan.

Projekti është ende në fazën e përpilimit të dokumentacionit, pas të cilit do të hapet tenderi për firmën fituese.

Një projekt i tillë del në dritë pak kohë pasi opozita hartoi një projektligj për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve, i cili u refuzua nga kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi moratoriumin si të vetmen mënyrë për të parandaluar trafikun e drogës.

Sipas opozitës kjo dëshmon se qeveria nuk e ka ende fuqinë ta kontrollojë hapësiren detare të vendit, ndërsa e konsideroi moratoriumin e skafeve si një pikë që frenon rritjen e turizmit në brigjet shqiptare .

B/noa.al
 
Back
Top