Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

BE: Po, procesit të liberalizimit të vizave me Kosovën

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
BE: Po, procesit të liberalizimit të vizave me Kosovën
Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik.

Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e rrugës për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Eurokomisionari për zgjerim, Olli Rehn, tha se Kosovës do t’i ofrohet dhe një marrëveshje tregtare.

Propozimet “ofrojnë një fazë të re të raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, tha Rehn. Ai shtoi se “këto masa do t’i tregojnë Kosovës se afrimi me BE-në nuk është diçka abstrakte, por, para së gjithash, është real, i prekshëm e me përfitime për të gjithë”.

Rehn kërkoi nga qeveritë e vendeve anëtare të mbështesin propozimin. Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin që Kosova të mos mbetet pas vendeve të tjera të rajonit në reformat e nevojshme për t’iu bashkangjitur Unionit.

Komisioni Evropian po sheh mundësinë e përfshirjes së Kosovës edhe në një numër projektesh evropiane, me fokus te punësimi, ekonomia, arsimi dhe forcimi i dialogut politik. /Radio Evropa e Lirë/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back