BE më 23 janar diskuton për Kosovën dhe Serbinë

arjolim

Antarë
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në takimin e radhës më 23 janar, do të diskutojnë edhe për Serbinë edhe për Kosovën.

Siç njofton APA, transmeton QIK, megjithatë në takimin e shefave të diplomacive temë kryesore do të jetë embargoja për eksportin e naftës nga Irani.

Ndërsa tema të tjera do të jenë Serbia, Kosova, Siria dhe Egjipti.

Takimi i shefave të diplomacive është caktuar një javë përpara, pasi Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së do të mbahet më 30 janar.
 
Back
Top