BE “JO” Shqiperise...

Darius

DENY IGNORANCE
Lajmi i fundit/ BE “JO” negociatave me Shqipërinë, por surprizë “PO” për Maqedoninë

Screenshot_20180622-135122.jpg

Versioni i fundit që po qarkullon në Bruksel është ai që Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat, por po shikohen versionet që JO-ja të jetë sa më e butë dhe sa me “përkëdhelëse” që të jetë e mundshme. Pra nëse deri në tani në koridoret e Brukselit qarkullonte versioni i një PO- je me kushte dhe pa datë, pas votimit të parlamentit holandez po mendohet një JO ngushëlluese. Më e rënda për Tiranën zyrtare është fakti se Shqipëria ndahet edhe nga çiftëzimi i deri më tanishëm me Maqedoninë së cilës do ti hapen negociatat me kushte dhe ndoshta edhe me një datë të caltuar.

“Ka një konfuzion se si do do të justifikohet ky vendim për të mos krijuar një çarje mes rekomandimit pozitiv të komisionit dhe vendimeve që do të marrin shefat e shteteve anëtare në samitin e 28 qershorit në Bruksel. JO- do mundohet të shitet me një sërë lavdërimesh për ta zvogëluar sa më shumë këtë paradoks” tha një burim i lartë diplomatik në Bruksel për Lapsi.al. Ky konkluzion për Shqipërinë, që konfirmohet edhe nga zyrtatë të komisionit dhe nga ata të presidencës bullgare është një goditje e rëndë për qeverinë Shqiptare e cila deri më tani i ka justifikuar zhvlerësimet e mundshme jo me faktorët e brendshëm por me rritjen e së djathtës ksenofobe në disa vende të BE. Por fakti që ato nuk ndikojnë për Maqedoninë e cila pritet të marë një PO me kushte dhe JO së për Shqipërinë e rrëzon edhe këtë alibi të ngritur në Tiranë.

Sipas burimeve në Bruksel ekzistojnë tre versione se si do të shitet sa më butë rrefuzimi për Shqipërinë, por asnjëri prej tyre nuk është bërë publik si pasojë e qëndrimeve të vendeve anëtare.
Në këto kushte e vetmja shpresë për ndonjë surprize mbetet karta e hapjes aë kampeve të pritjes të azilantëve në vendin tonë, si negocim për ndonjë ndryshim të mundshëm. Fakti i krizës së brendëshme të qeverisë së Anxhela Merkelit, ardhja e ekstremit të djathtë në Itali në drejtimin e politikave emigratore dhe mosmarveshja brenda vendeve të BE për këtë çështje mund ta paraqesë Shqipërinë si zgjidhje ekstreme. Por deri më tani JO-ja për ne dhe PO-ja për Maqedoninë është vendimi i minutave të fundit.

LAPSI.AL
 
E prere eshte vendimi i Hollandes se Lul Bashes.

Diku lexova qe jeni te lutur ne festen qe do organizoje PD -ja kur BE-ja te thoje JO.

Ne pjesmarrje do jete e Ciljeta. :D
 
Perfundimisht, shume zhurme per asgje!

Keshtu eshte kur nuk i ben detyrat. Mashtron diten per diell nje popull te tere, aludonte se mund ta bente edhe ndaj vendeve te BE!

Darius
 
As Rusia ?? :prift:

Mbaj mend qe kam lexuar nje postim ketu mbi rolin e Rusise..., nese do te ishte e vertete, kete Kryeminister duhet ta shporrim njehere e me pare. Sepse marrin pergjigje se si disa kompani te lidhura me Kremlinin po futen ne tregun Shqiptar.

Per mua, integrimi i Shqiperise ne Europe ka 4 komponente: gjeografik, politik, ekonomik, shoqeror. Bie dakort me anetarin ZoteriaJuaj, sepse qeveritaret e te dyjave kraheve, ja kane shitur shqiptareve hapjen e negociatave si bekimin e te madhit Zot. Hallet e Shqiperise as nuk kane per tu lehtesuar dhe as kane per te mbaruar me hytjen ne BE, perkundrazi do te shtohen.

Darius
 
Ahh sa bukur.....prandaj ishte Sala aq i ekzaltuar lol
Urime Shqiperia ime , urime atyre qe lobuan e grisen kepucet per te nxire faqen kesaj cope toke.....
Europe nuk do te thote as Sali, as Lul e as Ed.....por Shqiperi.

Konica e tha mire....zot ruaje Shqiperine nga shqiptaret.

Shihemi ne negociatat e rradhes!
 
O sa keq! :( nese eshte perfundimtar vendimi.
 
O sa keq! :( nese eshte perfundimtar vendimi.

Pse keq?
U shqyen luli,muli,tuli per te marre jo-ne.....ne fund te fundit dikush do qante e dikush do knaqej.
Populli "qan", tarafi Sales po ben feste te SHQUPI....jeni te mirepritur.
Do shtroj serisht nje torte pavaresie...
 
Po cke moj vajze me Salen?!
Se nese digjemi ste Djeg SAla.
Po te kishte qene Sala ne pushtet,ti per nje gje tjesh e bindur. :)
Negociatat do ishin hapur.
 
Dhe mire ben.
Sepse cdo frymarrje politike azmatike,apo cdo deshtim i shale gjatit e mendje shkurtit,nuk lidhet me Salen.
 
Po cke moj vajze me Salen?!
Se nese digjemi ste Djeg SAla.
Po te kishte qene Sala ne pushtet,ti per nje gje tjesh e bindur. :)
Negociatat do ishin hapur.


Sipas teje gjithmone.

C'fare negociatash do ishin hapur kur Tiranen e kish bere si Kabuli,e Basha s'vuri nje gur mbi tjetrin sa ish ne bashki.

Do i kish vene flaken ai,e jo te hapte negociata.
 
Sipas teje gjithmone.

C'fare negociatash do ishin hapur kur Tiranen e kish bere si Kabuli,e Basha s'vuri nje gur mbi tjetrin sa ish ne bashki.

Do i kish vene flaken ai,e jo te hapte negociata.

Ore zoteri,Salen se ben udheheqes mendimi i nje pakice ne Shqiperi.
Por ai njeri dinte te negocionte te jepte dhe merrte besueshmeri ne rrang nderkomtar.
Politikan pa gabime nuk ka.
Dhe normalisht Edhe Sala ka te vetat.
Une nuk theme,sigurisht qe calon bashkpunimi politik ne Shqiperi per sa i perket interesave kombtare ne lobim nderkombtar.
E kjo eshte e mjerueshme.
Por per tej kesaj,nese ky cop njeriu deshton ne keto negociata,te ikun me vrap,se pervec burgosjes tatimore te qytetarit te ti, gje tjeter ska bere.
As vende pune,as shtim mireqenie,as siguri qytetare.
Kaq!
 
Po cke moj vajze me Salen?!
Se nese digjemi ste Djeg SAla.
Po te kishte qene Sala ne pushtet,ti per nje gje tjesh e bindur. :)
Negociatat do ishin hapur.

Po ketyre nuk u del shpirti, po nuk permenden Berishen.

E ti me thua sa keq, kete vend e ka marre fundi Neve.
 
Darius shpirti do me dali kur te vij vakti, por ta garantoj qe emri sales sdo jete nder ata qe do permend per te me dale.

Ajo ca shkruajta me siper lidhet me faktin se fare rastesisht pashe nje interviste pak me pare te zoteriut ne fjale.
Dhe ne ate shikim e tij djallezor vura re nje ekzaltim te brendshem. Arsyen e lexova ktu!

Per pjesen tjeter , sinqerisht sja vlen fare te diskutosh dicka qe ndodhi ne syte tona ..... vetmashtrimi nuk na ndihmon!
Ka faj qeveria? Po padiskutim qe ka!
Por faji nuk eshte i njeres pale. Sepse kur kjo pala me detyra apo pa detyra lobonte qe shqiperise ti jepej mundesia.....ishin kta zagaret qe vetem shqiptare nuk jane qe u corren per kete qe ndodhi sot!

Ti e di fort mire se njihet edhe ne marketing, lajmi negativ ka me teper impakt se ai pozitiv
Psh shkon ne nje restorant dhe nuk te pelqen, feedbacku yt negativ shperndahet 5 here me shpejt sesa feedback pozitiv qe mund te kesh.

Ja kshu e kjo pune ti Darius!
 
Ore zoteri,Salen se ben udheheqes mendimi i nje pakice ne Shqiperi.
Por ai njeri dinte te negocionte te jepte dhe merrte besueshmeri ne rrang nderkomtar.
Politikan pa gabime nuk ka.
Dhe normalisht Edhe Sala ka te vetat.
Une nuk theme,sigurisht qe calon bashkpunimi politik ne Shqiperi per sa i perket interesave kombtare ne lobim nderkombtar.
E kjo eshte e mjerueshme.
Por per tej kesaj,nese ky cop njeriu deshton ne keto negociata,te ikun me vrap,se pervec burgosjes tatimore te qytetarit te ti, gje tjeter ska bere.
As vende pune,as shtim mireqenie,as siguri qytetare.
Kaq!

Ca eshte kjo burgosja tatimore e qytetarit?
Ma shpjego cik qe ta kuptoj , dhe pa nenkuptim hic
 
Nevertiti

Zjarr ti jape Enveri i ri, Edi Rama, jo vetem me armet kimike e refugjatet e Sirise, por te dale vullnetare Shqiperia edhe per refugjatet e Botes. Keshtu si eshte katandisur Shqiperia me kete qeveri hajdutesh ne krye, kampi i refugjateve, asimilimi, refuzimi nga BE jane pak.

Rama ben keshtu se nuk ka se cfare i thote kush? Do ti thone gje delet qe e votuan? Rama e di se delet edhe pse thone se jemi kunder kthimit ne kazan te refugjateve, terroristeve, voten do ja japin gjithsesi.

Po te mos kishte dele por qytetare te pergjegjshem qe kushtezojne mbeshtetjen politike me refuzimin e gjerave te tilla edhe Rama, sado i çmendur te jete e shikon e peshon shume mire fjalen per te tilla gjera. Kur ne skemi qytetare por dele puniste, ky ben çte doje.

Keshtuqe e dashur Nevertiti mos u çudit qe lexon akoma "Fajin e ka Berisha!"

Darius
 
Darius shpirti do me dali kur te vij vakti, por ta garantoj qe emri sales sdo jete nder ata qe do permend per te me dale.

Ajo ca shkruajta me siper lidhet me faktin se fare rastesisht pashe nje interviste pak me pare te zoteriut ne fjale.
Dhe ne ate shikim e tij djallezor vura re nje ekzaltim te brendshem. Arsyen e lexova ktu!


Per pjesen tjeter , sinqerisht sja vlen fare te diskutosh dicka qe ndodhi ne syte tona ..... vetmashtrimi nuk na ndihmon!
Ka faj qeveria? Po padiskutim qe ka!
Por faji nuk eshte i njeres pale. Sepse kur kjo pala me detyra apo pa detyra lobonte qe shqiperise ti jepej mundesia.....ishin kta zagaret qe vetem shqiptare nuk jane qe u corren per kete qe ndodhi sot!

Ti e di fort mire se njihet edhe ne marketing, lajmi negativ ka me teper impakt se ai pozitiv
Psh shkon ne nje restorant dhe nuk te pelqen, feedbacku yt negativ shperndahet 5 here me shpejt sesa feedback pozitiv qe mund te kesh.

Ja kshu e kjo pune ti Darius!
shiko ne tere shkrimin tend me siper,apo komentet e tua,denon nje ish udheheqes qe nuk eshte me as ne drejtimi politik.(ose opoziten)
Po mire ,ju nuk keni asgje negative,apo kritike per zoterine i cili kishte TIMONIN ne keto negociata e nderuar?!
Eshte absurde ne gjithe kete teme,merresh dhe cilson,qe paskeni vetkuptuar akzaltimin e Sales per pergjigjen qe morem negative Ne si popull; JO.
Gje te cilen se besoj fare,sepse njerzit qe kane drejtuar nje shtet s"jane aq te vegjel e feminore sa te gezohen ne momente te tilla,per vendin dhe Kombin.
Zgjohi me ne fund,dhe kritikon pa pasione e ngjyra. Ndergjegjsim o popull.
 
Po tani ti si ta kesh o nev....une te pyes cfare nenkupton ti me ate , ti thua syte e ballit ..

Nuk ekziston kjo gje, ose jo si e ke shprehur....po flet per taksa? Pagesa? Cfare?
 
Po tani ti si ta kesh o nev....une te pyes cfare nenkupton ti me ate , ti thua syte e ballit ..

Nuk ekziston kjo gje, ose jo si e ke shprehur....po flet per taksa? Pagesa? Cfare?

O Monik ti ke nje problem e dashur,kapesh pas fjalve.
Sigurisht nese nuk kupton nenkuptimet,,qe mesa duket e ke kuptuar se i ke lene ne fund me pikpytje.
Ne tilla raste o debatojme ose se ulim nivelin e debaiti.
Jo per gje por na ben te dyjave analfabete ne ekonomi e me gjere. Figuracioni shprehes i thjeshte eshte gjithnje i kuptueshem per kush do ta kuptoje. Dakort. e dashur.
 
Tendenca
Tendenca :foot

Nga deshtimi i radhes jam i propozimit me voten time te ik Ed kokaina,e te vije

7*7=42
 
shiko ne tere shkrimin tend me siper,apo komentet e tua,denon nje ish udheheqes qe nuk eshte me as ne drejtimi politik.(ose opoziten)
Po mire ,ju nuk keni asgje negative,apo kritike per zoterine i cili kishte TIMONIN ne keto negociata e nderuar?!
Eshte absurde ne gjithe kete teme,merresh dhe cilson,qe paskeni vetkuptuar akzaltimin e Sales per pergjigjen qe morem negative Ne si popull; JO.
Gje te cilen se besoj fare,sepse njerzit qe kane drejtuar nje shtet s"jane aq te vegjel e feminore sa te gezohen ne momente te tilla,per vendin dhe Kombin.
Zgjohi me ne fund,dhe kritikon pa pasione e ngjyra. Ndergjegjsim o popull.

Nuk denoj une se skam fuqi ligjore, se te kisha Salen gjalle do e kisha pjek ....por skam Nev!
Ti thua zgjohu dhe kritiko pa ngjyra lol....
Filloje nga vetja Nev, pastaj kerkoji te tjereve te ndergjegjesohen , sepse ju qe jetoni jashte i jepni dhe jetoni me emra, ngjyra e etalone....ne jetojme me fakte!
Dhe nese do kishe lexuar si duhet , ne asnje vend nuk fola per salen si lobues....por zagaret, antishqiptaret, faren e ndyre te ketij kombi.
 
Ate thuaj qe do te na djegesh Salen ahahahahahahahahha.
Ja keshtuuu vetshpallu qe te marrim masa une e Darius . hahahahahahhhahaha per ta ruajtur.
 
Back
Top