Love
βeℓℓe â๓e
“Shpërfillja” e Maqedonisë në Samitin e BE-së i detyrohet jo vetëm çështjes së emrit, por dhe shqetësimit të Brukselit për gjendjen e demokracisë në vend.
Kështu thotë në vlerësimin e tij, ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, sipas të cilit, niveli i demokracisë në Maqedoni nuk i ngjan një shteti që aspiron të anëtarësohet në familjen evropiane.
“Mendoj se mungesa e Maqedonisë në Bruksel është reflektim i shqetësimit të më shumë vendeve-anëtare, ndonëse nuk e thonë hapur këtë, për gjendjen e demokracisë, për mungesën e dialogut politik dhe për përparimin e pamjaftueshëm.
Ky nuk është imazhi i një shteti-kandidat të BE-së. Nuk ka alternativë për dialogun politik, për konsensusin dhe për respektimin e lirisë së mediave”, theksoi Fuere, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Duke folur për çështjen e emrit, ish-ambasadori ka theksuar se kontesti nuk ka të bëjë me identitetin e maqedonasve, por me emrin e shtetit.
“Mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem është dialogu. Maqedonasit do të mbesin gjithnjë maqedonas. Me vjen keq nëse kontesti i emrit përdoret për konsum të brendshëm politik”, tha Fuere.
Shekulli