BE i jep Kosovës 203 milionë euro

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
13ndihma_1307110905_1.jpg



Bruksel, 13 korrik - -15.5 miliardë Euro është shuma totale që Komisioni Evropian ka ndarë për mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Për periudhën 2011 – 2013 vendi ynë do të përfitojë 203 milionë euro. Turqia prinë në listën e atyre që përfitojnë më së shumti me 2.5 miliardë euro. Shqipëria do të marrë 257 milionë euro, Serbia 587 milionë, Maqedonia 304 milionë, kurse më së paku merr Islanda, 28 milionë euro.

Fondet jepen për reforma në sektorin e gjyqësisë dhe në administratën publike, për thellimin e bashkëpunimit rajonal për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin dhe fusha të tjera, transmeton Indeksonline.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka thënë se fondet duhet të shërbejnë si katalizator për të gjitha shtetet (fusnota për Kosovën – nën Rezolutën e OKB-së 1244), në rrugën e tyre drejt BE-së.


Burimi:KOHA.
 
Back
Top