legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë mikpritjes së shqiptarëve, duke e lidhur me faktin se refugjatëve Europa po u kthen shpinën. Ndërsa, diku në Europë, një vend i vogël në Ballkan ka pritur refugjatët që ishin në luftë. Në këtë reportazh tregohen për shqiptarët e Kosovës dhe pritja që u është bërë atyre në Shqipëri në kohën e luftës. Në artikull theksohet se shqiptarët kanë marrë edhe para borxh, për të mos u kthyer shpinën atyre që kishin nevojë. Ndërkohë Europa sot po u mbyll kufijtë atyre që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu tregohet për pritjen që shqiptarët u kanë bërë hebrenjve, por edhe për strehimin e muxhahedinëve
Artikulli i BBC
Në një kohë kur refugjatëve po u kthehet shpina nga e gjitha bota, duket se ka shumë për të mësuar për dëshirën për mikpritje të Shqipërisë.
Atje kishte kampe refugjatësh në të gjithë vendin për të pritur shqiptarët e Kosovës.
Familjet shqiptare mund të shkonin në një kamp të gjenin një familje tjetër edhe t’i merrnin në shtëpi. Këto nuk ishin të afërm apo miq, ato ishin të huaj, por shqiptarët mundi t’i merrnin ata në shtëpi, t’i ushqenin, t’i vishnin, t’i trajtonin si të ishin pjesë e families.
Duke pirë një makiato në një kafe të vogël pleqsh në Berat, qyteti i famshëm shqiptar i një mbi një dritareve, dëgjova Nevila Mukën të më përmendte efektet e luftës së Kosovës në vendin e saj të lindjes. Në mënyrë që t’i shpëtonin vdekjes dhe shkatërrimit të sjellë nga ushtritë serbe në vitin 1999, më shumë se 500,000 refugjatë u larguan nga Kosova për rreth dy vite për të kërkuar strehim në Shqipëri. Shumë shpejt kuptova që Muka (Nevila) jo vetëm e kishte parë së largu eksodin, por edhe e kishte përjetuar.
refu
“Në fakt gjyshja ime u përkujdes për një familje. Isha e vogël dhe mbaj mend se sa shume luaja me fëmijët e tyre. Mbaj mend që ata gatuanin shumë mirë, madje bënin bukën më të mirë që kam provuar ndonjëherë “, tregon Nevila.
“A e kishit të vështirë”, pyet gazetari i BBC.
“Në fakt për ne nuk ishte shumë e vështirë. Por për shumë familje të tjera ishte një siklet i madh, shumë prej tyre nuk kishin para mjaftueshëm për të strehuar shqiptarët e Kosovës. Shumë prej tyre hynë në borxhe për këtë fakt, pasi ata nuk do të lejonin kurrsesi që asnjë shqiptar i Kosovës të kthehej pas.
Kur e pyeta atë se përse, ajo ngriti supet dhe u përgjigj: “është mënyra e shqiptarëve. ثshtë besa”
Kisha dëgjuar për fjalën besë më parë dhe e dija se ishte diçka e ngjashme me besimet, besim dhe fat, por nuk e kisha dëgjuar këtë kontekst më parë. Muka më shpjegoi që është si një kod nderi për shqiptarët, që ka ndikim të fortë në mikpritjen e tyre bujare. Nëse dikush vjen tek ti për ndihmë, ti i jep një vend për të qëndruar. është e thjeshtë.
refu1
Pas diskutimit tonë , isha i mahnitur nga koncepti i besës dhe doja të mësoja më shumë, kështu që kontaktova Orgest Beqirin, një student shqiptar i apasionuar pas historisë, të cilin e kisha njohur gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. E dija që nëse dikush do të dinte më shumë për besën do të ishte ai.
Kur ne u takuam, ai më tha qe tradita kishte kaluar përmes qindra shekujve si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, vendosësi i ligjeve zakonore të krijuar në shekullin e 15-të për të qeverisur fiset e veriut të Shqipërisë. Megjithëse Kanuni është konsideruar shpesh si burimi origjinal i besës, shumë argumente thonë që tradita e besës është edhe më e vjetër se Kanuni.
“është një shprehje e vjetër e shkruar në kanun. Shtëpia para se me qenë e shqiptarit, është e Zotit dhe e mikut. është një traditë e fortë dhe ne kohët e lashta, nëse ti ishe një udhëtar apo një person në kërkim të një strehe, ti mund të trokisje në të parën derë që të dilte para dhe të pyesje të parin e shtëpisë, ‘a don miq’ë Dhe i pari i shtëpisë do t’u merrte brenda. Kanuni thotë që i pari i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë gati një krevat në çdo kohë të ditës apo natës, në rast se miqtë vijnë në mënyrë të papritur”, tregon ai.
“Pra ishte një detyrë atëherëë Edhe nëse nuk dëshiroje të prisje dikë, ti ishe i detyruar nga besa për ta bërë”, pyet gazetari.
“Jo pikërisht. Shumica e shqiptarëve pëlqejnë vërtet t’i mikpresin miqtë. është një çështje krenarie për ta. Në fakt është një histori e vjetër rreth një qyteti në veri të Shqipërisë. Njerëzit u rebeluan kur morën vesh që një hotel do të ndërtohej aty. Të gjithë njerëzit shkuan në Bashkinë e qytetit për tu ankuar, duke thënë që njerëzit që kanë nevojë për një vend për të qëndruar thjesht të vinin dhe të trokisnin në dyert e tyre”, rrëfen Orgesti.
refu2
Edhe pse disa nga aspektet e besës kanë humbur me kalimin e viteve, ky sens i detyrës dhe mikpritjes gjendet edhe sot në popullin shqiptar. Edhe përse lufta e Kosovës ishte kriza më e madhe që kishte pasur ndonjëherë vendi, nuk ishte as e para dhe as e fundit.
“ Pak i njohur për shumicën, Shqipëria ishte i vetmi vend Europian, i cili kishin strehuar një numër shumë të madh të popullsisë hebre në Luftën e Dytë Botërore, duke mos dorëzuar pothuajse asnjë prej tyre. Pavarësisht presionit fashist Italian dhe pushtuesve naziste, shqiptarët refuzuan të dorëzonin mysafirët e tyre, në të kundërt do të rezultonte një turp i madh për të zotin e shtëpisë, i cili do të detyrohej të ‘lante gjakun’, që do të thotë të merrte hakun.
Kohët e fundit, Shqipëria ka gjetur sërisht veten duke ofruar besën, këtë herë për ata që udhëtojnë nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatë iranianë jetojnë aktualisht brenda vendit. Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë që 500,000 refugjatët shqiptarë të Kosovës, që u mbajtën nga Shqipëria, ishin një dëshmi që sigurisht BE mund të bëjë më shumë për të mbajtur barrën.
refu3
Pavarësisht nga të gjithë këto raste historike, Shqipëria mbetet e panjohur për shumë nga fuqitë e mëdha të botës. E vërteta qëndron që ky popull i Ballkanit është i vogël dhe i varfër dhe vështirë që ka marrë vëmendjen ndërkombëtare për veprat e saj. Sot në një kohë që refugjatët po dëbohen nga kufijtë e botës, duket se aty ka shumë për të mësuar për dëshirën e shqiptarëve për mikpritje.
“është një turp që nuk njihen këto vepra. Askush nuk i ve re këto gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri”, thekson gazetari. Nevila, duke e ditur këtë buzëqeshi duke tundur kokën.
“Po, por tani ti e di dhe kjo është diçka. Ti mund të fillosh t’ua thuash të tjerëve. Mbase një ditë bota do të marrë vesh për ne”, tha Nevila Muka.http://lajmpress.com