BB: Një sipërmarrjeje në Shqipëri i duhet të paguajë 42 taksa në vit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
66806_5.jpg


TIRANE-Raporti i fundit “Të paguash taksat 2014” i Bankës Botërore vëren se një sipërmarrjeje në Shqipëri i duhet të kryejë 42 taksa në vit, gjë që e rendit Shqipërinë në vendin e 146-të, ndër 189 ekonomitë e marra në shqyrtim. Raporti i Bankës Botërore thekson që megjithëse niveli i taksave është më i ulët se sa mesatarja e rajonit dhe e botës, barra e biznesit në Shqipëri rritet nga kostot e larta administrative, që lidhen me numrin e pagesave dhe kohën e shpenzuar për kryerjen e tyre.

Sipas raportit, një ndërmarrjeje në Shqipëri i duhet të kryejë 42 pagesa në vit për të shlyer detyrimet e saj ndaj shtetit, nga 30 pagesa që është mesatarja e Europës dhe e Azisë Qendrore. Raporti shpjegon në detaje se, edhe pse Shqipëria ka këtë numër të lartë pagesash, sipas tij, një biznes në Shqipëri është i detyruar të bëjë 13 pagesa në vit për tatimin mbi fitimin, 12 për taksat e punës ose kontributet dhe 17 pagesa për llojet e tjera të taksave, kombëtare apo vendore. Ky numër i lartë pagesash u merr kompanive shqiptare, sipas Bankës Botërore, 357 orë pune në vit. Mesatarja e rajonit për të njëjtin tregues është rreth 250 orë në vit.

Shqipëria u shfaq në dritë negative edhe në raportin “Doing Business 2014”, të publikuar nga Banka Botërore në tetor, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar, kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të. Raporti merr në shqyrtim 10 tregues, të cilët lidhen me kompleksitetin dhe kostot e proceseve rregullatore si dhe me kuadrin ligjor dhe institucional me të cilin ndeshet një aktivitet biznesi.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: BB: Një sipërmarrjeje në Shqipëri i duhet të paguajë 42 taksa në vit

Katastrof fare qenka !! Une medoja qe paguajn me pak se ne vendet e tjera , se ka pas moto jo Shqipria nje Euro , apo ku ta di une .
 
Back
Top