Bazilika e Linit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
bazilika%20e%20linit,mozaiket.jpg


Zbulimi i mozaikëve të Linit i takojnë vitit 1967, ndërsa gërmimi arkeologjik vazhdoi në vitin 1968.
Në shtresën mbi mozaik u zbuluan enë balte, fragmente enësh balte dhe qelqi dhe 6 monedha bizantine të perandorëve Justin (518 - 527) e Justinian (527 - 565).
Mozaikët e Linit datohen në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo bazohet tek monedhat, mbishkrimet dhe elementët stilistikë të figurave.
Bazilika e Linit ka 7 ambjente:
- NARTEKSI
Mozaiku është ndërtuar me kubikë 1cm x 1cm me ngjyra të kuqe, të bardhë, të zezë, gri. Në të ndodhet mbishkrimi në greqishten e vjetër i shkëputur nga Bibla (Psalmi i Davidit ku thuhet "Sa të dashura janë banesat e tua o Zot i fuqishëm...").
- PASTOFORI
Dhomë me përmasa 3x3 m i ndërtuar me 4 trekëndësha dhe një romb në pjesën qëndrore. Mbizoërojne figurat e zogjve, rrushit dhe zambakëve. Në këtë sallë janë përdorur kubikë me ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë, portokalli, jeshile dhe gri.
- KATAKUMEUMI (Salla e Parapagëzimit)
Në pjesën e kornizës të sallës ndodhen 40 medalione të formuara nga stilizimi i bisqeve të rrushit. Në pjesën qëndrore formohen 12 katërkëndësha me zogj të ndryshëm, të vendosur në mjedis bimor. Në pjesën e harkuar janë 2 pallonj dhe vazo të stilizuar.
- BABTISTERI (Salla e Pagëzimit)
Kjo sallë ka shërbyer për ceremoninë e pagëzimit. Në pjesën qëndrore është vendi për vendosjen e kazanit të pagëzimit. Mozaiku i kësaj salle ka katër vazo të stilizuara në cdo qoshe dhe bisqet e rrushit që rrethojne sallën.
- ANIJATA JUGORE
- ANIJATA VERIORE
Të dyja këto përfundojnë me pjesë të harkuara të mureve të jashtme. Së bashku me pjesën e harkuar të qendrës formohen 3 harqe, që në literaturë njihet si Bazilika Trikonkeshe. Mozaikët në të gjitha pjesët janë të njëjtë. Mbizotërojnë lulet e lotuesit dhe medalione me zogj dhe rrush.
AKT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top