Bashkia e Tiranës shumëfishon taksat për bizneset e qytetarët

Malsi

Anëtar i Nderuar
8aaba645-9ba3-4531-bcca-e583d55bf3eb.jpg

Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillimi Bashkiak i datës 30 dhjetor nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të ëebit të Bashkisë. Këto vendime kanë acaruar bizneset dhe për me tepër rrezikojnë vijueshmërinë e tyre pasi vetëm për taksën e tabelës një biznes në zonën e Tiranës së re pohon se i duhet të paguajë për tabelën taksë rreth 200 mijë lekë të reja siç thotë ai në vit. “Heqja e taksës së biznesit të vogël nuk asgjë para supertaksave që po na vë Bashkia. Veç taksave fatura e ujit këtë muaj erdhi 80 për qind më shumë se sa shënon matësi” thotë Armandi, administrator i një njësie shërbimesh në Zonën e Stadiumit Dinamo.

Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja më tabelat e tjerr. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit.

Mirëpo krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. اdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare.

Ja taksat e reja të banesave

Baza e taksë mbi ndëfiesat ishtë sipërfaqia e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe per çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të

taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë: Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; Vendimet e privatizimit; Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil ne R.Sh janë të vlefshme per perllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumentat e tjera të lëshuara nga organet përkatese shtetërore ne përputhje me legjislacionin përkatës.

Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja Ilogaritet sipas Vendimit te Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligiit 9632/2006, i ndryshuar.

Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kesaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit Ilogaritet proporcionalisht vetem për periudhën e së drejtës së pronësisë.

Aparatamentet e banimit do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne kategorine

“Ndërtesa banimi”

Ndertesat per biznes do ti nenshtrohen takses mbi ndertesat ne nekategorine ‘Ndertesa te tjera per tregti dhe shërbime.

Menyra e pagesës

Detyrimi Për taksën mbi ndërtesën ështe vjetor. Për kategorinë “I” Ndërtesa banimi dhe kategoria “III” Për pronësi më shumë se një banese, detyrimi paguhet ne 12 këste te barabarta, per çdo muaj perkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet ne faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njekohesisht me pagesën e konsumit të ujit.

Për kategoritë II dhe IV detyrimi paguhet me 2 këste: Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill Kësti i dytë brenda datës 30 Qershor. Afati i pagesës Për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.

Tarifa për zënien e hapësirave publike

Baza e tarifes për zënie të hapsirave publike është sipërfaqja në m2 e Cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte per qëllime biznesi.

Niveli i tarifës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:

Detyrimi i tarifes per Ilogaritet si shumëzim i bazes (sipërfaqes) me nivelet treguese të saj.

Pagesa e Tarifes per zënie te hapësirës publike:

a) per rastin e përdorimit te truallit me qëllim organizimin e spektakleve ose panaireve ti ndryshme, struktura e ngarkuar per mbledhjen e tarifes është Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pa smarrjes së Lejes per Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura përkatese që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe Ilogaritjen e detyrimit per lejen përkatëse.

b) Për rastin e perdorimit të truallit qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda dates 30 të muajit përkatës pranë

Drejtorisë së Pirgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të vegantë.

c) per rastin e perdorimit të truallit me qëllim ushtrim aktiviteti tregtar si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, sipنfaqet e zëna me platforma, sipërfaqet e rrethuara me vazo me lule, bime dekorative, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plasmasë dhe sende te tjera, etj te ngjashme me to, detyrimi është mujor dhe pagesa do te bëhet brenda dates 30 te muajit perkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

Lehtësira dhe përjashtime:

Lidhin kontratë per zënie të hapësirës publike me afat 6-mujor dhe paguajnë të plotë detyrimin ne momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masën 5% te vlerës se detyrimit. lidhin kontratë përzënie te hapësirëspublike me afat 12-mujor dhe paguajnë te plotë detyrimin në momentin e lidhjes së saj, përfitojnë reduktimin në masen 10% te vlerës së detyrimit.

Struktura e ngarkuar përmbledhjen e Tatifes përzënien e hapësirës publike, eshte Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë ”.


Lapsi.al
 
Back
Top