Bashkia e Tiranës me arkën bosh, rrezikohen pagat

My Self

Born To Be Happy
Lulzim-Basha-2.jpg
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po përballet me një sfidë të vërtetë pasi paraardhësi i tij, Edi Rama, ia ka lënë bosh arkën e Bashkisë. Buxheti i Bashkisë së Tiranës ka aktualisht vetëm 140 milionë lekë në gjendje, të cilat nuk mjaftojnë as për të paguar pagat e punonjësve për muajin gusht. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tregoi dje për gazetën “Panorama” gjendjen e buxhetit të Bashkisë. Sipas saj, tashmë është bërë pagesa e pagave për punonjësit për muajin korrik, ndërsa shton se me këtë gjendje, kur kanë ngelur vetëm 140 milionë lekë, vështirë të paguhen edhe pagat e punonjësve. Sipas Tabakut, gjatë 6 muajve të parë të vitit Bashkia e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama, ka shpenzuar pa masë duke lënë institucionin në gjendje të mjerë. “Në gjendje janë vetëm 140 milionë lekë, ndërkohë që është shpenzuar e transferuar në mënyrë të pakushtëzuar granti i ardhur nga qeveria prej 870 milionë lekësh. Kjo gjendje e tillë ka ardhur edhe nga mos mbledhja e taksave, e cila në 6 muajt e parë nuk e kalon mesataren prej 32 për qind të planit”, tha Tabaku. Bëhet e ditur së ish-kryetari i Bashkisë ka shpenzuar edhe buxhetin e mbartur nga vitit 2009 dhe 2010 gjatë këtij viti, para se ai të linte Bashkinë. Taksat për muajt prill dhe maj janë mbledhur rreth 180 për qind, por gjatë periudhës së tranzicionit mesatarja e tyre ka qenë vetëm 10 për qind. Disa taksa të Bashkisë madje nuk janë mbledhur pothuajse fare, duke futur në arkën e Bashkisë më pak se një për qind në disa zëra të veçantë. Tabaku tha më tej se problematike mbeten edhe shërbimet. Kështu, është arritur me vështirësi të bëhen pagesat ndaj kompanive, të cilat bëjnë pastrimin e qytetit. Pagesa e fundit daton për muajin qershor, ndërsa nuk fonde për muajin korrik apo për gushtin. “Arritëm të bëjmë pagesën për pagat e punonjësve për muajin korrik, ndërsa fondet që mbeten nuk mjaftojnë për muajin në vijim. Fondet mungojnë edhe për shpenzimet operative”, thotë nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. Kjo situatë e vështirë duket se nuk ka gjetur një përgjigje zyrtare nga administrata e vjetër e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama. Në gjashtë muajt e parë të vitit është shpenzuar edhe granti i qeverisë, me idenë se arka mund të mbushet nga mbledhja e taksave, e cila nuk ka ndodhur duke lënë buxhetin me një fond minimal. Tashmë, administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha do të duhet të merret me buxhetin dhe mbushjen e arkës së Bashkisë për të realizuar qoftë edhe shërbimet minimale të këtij institucioni të rëndësishëm.
Tث DHثNA NGA BUXHETI I BASHKISث Sث TIRANثS
Gjendja aktuale, vetëm 140 milionë lekë.
I gjithë granti i qeverisë prej 870 milionë lekësh është shpenzuar në 6 muajt e
parë.
Janë harxhuar për janar-qershor 2001 për paga dhe shpenzime të Bashkisë edhe buxheti i mbartur në vitet 2009-2010.
ثshtë bërë pagesa e pagave për korrikun, mungesë fondi për pagat e gushtit
Tatimet e Bashkisë kanë mbledhur vetëm 10 për qind të planit gjatë tranzicionit, me një mesatare prej 32 për qind për 6 muajt e parë.
Bashkia e Tiranës ka bërë pagesën për pastrimin deri në muajin qershor,
vështirësi edhe për shpenzimet operative.Panorama!
 
Back
Top