Bashkësia Islame e shkarkon Shefqet Krasniqin nga detyra e imamit

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
u181udr.shefqet-krasniqi-770x470.png


Bashkësia Islame e Kosovës e ka shkarkuar nga detyra e imamit, Shefqet Krasniqin, i cili ishte imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Këtë e ka thënë vet hoxhë Krasniqi, gjatë një interviste në një radio. Ai ka thënë se pas janarit nuk po ligjëron më në këtë xhami, shkaku i shkarkimit të tij.

Por, hoxha në fjalë, thotë se përkundër që nuk është më imam në ndonjë xhami, ai do të punoj dhe shërbej në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste të tilla.
 
Titulli: Bashkësia Islame e shkarkon Shefqet Krasniqin nga detyra e imamit

Shume e habitshme, ky sipas besimtareve ishte nje figure e shquar e muslimanizmit ne Kosove, madje para ca javesh ishte edhe ne Arabi dhe ne Meke bashke me figurat me te ndritura te muslimanizmit boteror.
Duket te kete ndonje keqkuptim, me siguri duhet te kete ndonje keqkuptim!
Apo mos ndoshta ky lirohet nga detyrat zyrtare per ti sherbyer me mire Islamit???
Po po keshtu duhet te jete, keshtu thone te gjithe ata qe shkarkohen zakonisht nga detyra, s`ka si te jete ndryshe as per Hoxhe Krasniqin!
 
Titulli: Bashkësia Islame e shkarkon Shefqet Krasniqin nga detyra e imamit

Hoxha eshte ligjerues ne fakultet dhe tani ka fillu prap me ligjerat edhe neper radio dhe tv. ka autoritet ky hoxha shum. Allahu e shperbleft.
 
Titulli: Bashkësia Islame e shkarkon Shefqet Krasniqin nga detyra e imamit

Po pse keshtu??? Me ca arsyeje?? Ja te marrim vesh arsyen pastaj do flasim dhe ne qysh tek si.. e do i bejme gjyqin :D..
p.s.
Hoxha s'i ka sherbyer myslimanizmit, se nuk eshte fe myslimanizmi, por Islamit dhe muslimaneve :D..
Perdoni drejt termat se me kujtuat Blushin dhe Mark Markun tani,qe nje dy thone feja Muhamedane, Lol..
Lat nam lat :P

p.s.2.
Para 1-2 vjetesh u shkarkuar dhe imami i xhamise se medreses se Tiranes nga KMSH dhe u vendos nje tjeter, dhe ai imam filloi te predikonte po prap si imam ne nje xhami tjeter(xhamia te ish restorant Durresi). S'ka ndonje gje kushedi, se ate vend pune s'e ka marre njeri me tapi.
 
Titulli: Bashkësia Islame e shkarkon Shefqet Krasniqin nga detyra e imamit

Mire kane bere. Cdo zyrtar qe eshte nen hetime duhet te suspendohet deri ne momentin e perfundimit te procedures gjyqesore. Kshu e thot ligji!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top