• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike mbështesin mësimin mbi fetë në Kosovë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Debati për futjen e mësimit mbi fetë në shkollat kosovare ka përfshirë edhe opinionin në Kosovë, pas një ideje që dha kryeministri shqiptar Edi Rama për të sistemuar edhe lëndën mbi fetë në sistemin arsimor të Shqipërisë.

Në Kosovë ka mendime të kundërta lidhur me këtë çështje.

Ato që e mbështesin këtë ide janë Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike, por jo edhe Kisha Protestante në Kosovë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora i ka thënë transmetuesit publik se BIK-u është i pajtimit që kjo ide mund të ndihmojë në shmangien e ekstremizmit fetar. Sipas tij, këtë lënd në shkollat kosovare do të duhej ta ligjëronin teologët.

Bajgora ndan mendimin se nëse ideja do të gjente zbatim, atëherë do të duhej që të mësohej mbi të gjitha fetë pa dallim.

Mbështetje kësaj ideje i ka dhënë edhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës.

Ndërsa, njohësi i sistemi arsimor në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se në këtë rast fenë do të duhej ta ligjëronin vetë mësimdhënësit, që kanë një dozë neutraliteti dhe që këtë gjë e bëjnë nga një këndvështrim shkencor.
Ndërkohë, transmetuesi publik raportoi se bazuar në Ligjin Parauniversitar të Kosovës mësimi fetar në Kosovë është i ndaluar, por jo edhe mësimi mbi fet
B mesazhi
 
Top