Bashkëshortja e liderit të AAK-së, bëhet biznesmene

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është thënë se ka mbetur pa pare kohëve të fundit. Për t’i rritur të ardhurat, Haradinaj e kishte lëshuar me qera edhe shtëpinë e tij luksoze në lagjen “Arbëria”.

Nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u tha se Haradinaj ka humbur fuqi politike, sepse nuk po ka më qasje në fonde publike, ndonëse sipas tij, njerëzit e Haradinajt ende janë duke bërë para nga benzina dhe lojërat e fatit, transmeton Republika.info.

Megjithatë, edhe nëse ka mbetur pa pare, dikush shumë i afërt i tij i ka hyrë biznesit për ta nxjerrë atë prej krizës.

Bashkëshortja e tij i ka hyrë biznesit të dizajnit, të marrëdhënieve me publikun dhe aktiviteteve të tjera të komunikimit me publikun.

Pas një suksesi të ndjeshëm me Ramush Haradinajn, i cili ndonëse lë shumë për të dëshiruar në komunikim me publikun, vitin e fundit mund të thuhet se ka mësuar pak prej këtij zanati, Anita Haradinaj e ka sosur t’iu jap leksione me pagesë për komunikim me publikun dhe këshilla për menaxhim edhe bizneseve të tjera vendore e ndërkombëtare.

Republika.info, mëson se më 25 shtator të këtij viti, Anita Haradinaj e ka regjistruar edhe biznesin e saj si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me emrin “VIBE” SH.P.K., me numër të regjistrimit të biznesit 71201619.

Kompaninë “VIBE”, Anita Haradinaj e ka regjistruar me bashkëpronarë Lorik dhe Albert Muçaj. /Republika.info/
27_11_2015_2832740_Anita_Haradinaj__2_.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top